Qytetarët e Durrësit, të cilët preken drejtpërdrejt nga projekti TID, kanë vijuar edhe sot protestën e tyre para dyerve të bashkisë. Mësohet se ditën e sotme ato po zhvillojnë edhe një takim në Bashki, ku sapo ka mbërritur edhe kryeministri Edi Rama për të diskutuar mbi projektin TID. Rama hyri në Bashki por banorët nuk kanë mundur të afrohen e të flasin me të.
Author: tirana
Policia ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur dje në Qerret, ku shtetasi Ardjan Varrosi është vetëplagosur me thikë pas një konflikti brenda familjes me të shoqen dhe vajzën e tyre. Ai ka dalë nga banesa duke e ndjekur vajzën me thikë në dorë, por është ndaluar nga policia. Sipas bluve të qytetit, efektivët arrestuan në flagrancë shtetasin A.V., 55 vjeç, banues në Qerret, Durrës. Ky shtetas, rreth orës 19:00, të datës 13.02.2026, në banesën e tyre në fshatin Qerret, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases A.V., 42 vjeçe, dhe më…
Të tronditur nga planet e presidentit Trump për Grenlandën dhe komentet e tij shpesh armiqësore ndaj aleatëve tradicionalë të Amerikës, udhëheqësit europianë u zotuan në Mynih për një rol më të madh në mbrojtjen e përbashkët të NATO-s. Udhëheqësit kryesorë kanë theksuar se kjo është thelbësore që Europa të përballet me një Rusi armiqësore. Presidenti francez Emmanuel Macron, ndërsa hyn në vitin e fundit të presidencës, u bëri thirrje homologëve europianë të mendojnë në mënyrë strategjike, duke investuar në programe raketore me rreze të gjatë veprimi. Gjithashtu, ai ofroi ombrellën bërthamore të Francës për vendet europiane, duke garantuar arkitekturën e…
Në vijim të punës për sigurimin e informacioneve me qëllim kapjen dhe arrestimin e personave që qarkullojnë të armatosur apo mbajnë në banesë armë zjarri pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat bazuar në informacionet e siguruara për një shtetas që qarkullonte me automjet në gjendje të dehur dhe i armatosur, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Aksi”. Si rezultat i operacionit, në aksin rrugor “Burrel-Komsi”, shërbimet e Policisë konstatuan dhe ndaluan automjetin tip “Volkwagen” me të cilin udhëtonte 46-vjecari, i armatosur. Gjatë kontrollit fizik të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur dhe sekuestruan në cilësinë e…
Rrjetet sociale janë tashmë pjesë e pandashme e përditshmërisë njerëzore. Tek brezat e rinj, kryesisht adoleshentët, akoma më tepër, me statistika reale në Evropë, përdoren nga 80% e tyre. Është temë qendrore në shumë aspekte të debateve publike, në kontekst shëndetësor, për pro-të dhe kundër, sikurse ndodh me fenomenet kryesisht të reja. Por padyshim, deri tani, gjurma e rrjeteve sociale, dhe jo vetëm, e teknologjisë, është e fortë dhe e zhurmshme. Përdorimi i tepruar, sikurse në çdo aspekt, mund të sjellë rreziqe domethënëse për shëndetin mendor, shëndetin fizik, por edhe cyberbullizmin. Nga njëra anë, rrjetet sociale kanë ndryshuar përgjithmonë marrëdhëniet…
Finalizohet operacioni policor i koduar “Kllojka”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kllojka” në kuadër të të cilit, u arrestua shtetasi: -M. Ç., 63 vjeç, banues në fshatin Kllojkë, Bërzhitë. Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në banesën e 63-vjeçarit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 2 armë zjarri(një automatik dhe një pushkë), 3 armë gjahu, 2 armë të ftohta dhe municion luftarak. Materialet procedurale iu…
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka hapur fjalimin e shumëpritur në Konferencën e Sigurisë në Munih të shtunën duke i vënë theks rëndësisë historike të aleancës mes Evropës dhe Amerikës që “e ka shpëtuar botën” nga kërcënimet e së kaluarës. Ruboi pohoi se SHBA-ja ndonjëherë mund të jetë disi “direkte”, por siguroi udhëheqësit evropianë se Administrata Trump është e përkushtuar ndaj aleancës. “Derisa jemi të përgatitur nëse është e nevojshme ta bëjmë këtë vetëm, por ne preferojmë she shpresojmë ta bëjmë me ju, miqtë tanë këtu në Evropë”, ka thënë ai. “SHBA-ja dhe Evropa i përkasin njëra-tjetrës”, shtoi…
Një sulm me dron rus gjatë natës vrau një grua në Odessa, në jug të Ukrainës, thanë autoritetet lokale herët këtë mëngjes. Sipas kreut të komandës ushtarake rajonale të Odessa-s, Oleh Kiper, një nga sulmet me dron shkaktoi shembjen e çatisë së një shtëpie familjare. “Fatkeqësisht, një grua ka vdekur si pasojë e sulmit”, shtoi ai nëpërmjet Telegramit. Në Zaporizhia, kreu i komandës ushtarake lokale, Ivan Fedorov, foli gjithashtu për një të vdekur dhe tre të plagosur në bastisjet ruse në 24 orët e fundit në rajonet Zaporizhia dhe Polokhiv. Granatimet e reja po regjistrohen ndërsa bisedime të reja që…
“Open Masters Games Abu Dhabi 2026” vijuan me ritëm të lartë në ditën e tetë të garave, duke regjistruar pjesëmarrje të gjerë të sportistëve në 22 disiplina sportive, të zhvilluara në 14 impiante në të gjithë Emiratet. Ndërsa Lojërat po hyjnë në fazën përmbyllëse, garat vijojnë në një gamë të gjerë disiplinash, duke tërhequr delegacione ndërkombëtare, nxënës dhe vizitorë, të cilët po ndjekin nga afër aktivitetet sportive dhe programin e Community Hub. Një delegacion nga Japonia, vendi pritës i edicionit të ardhshëm të World Masters Games, vizitoi ambientet e Abu Dhabi National Exhibition Centre (ADNEC), ku ndoqi garat dhe u…
Konferenca e 62-të e Sigurisë në Mynih vijon sot, 14 shkurt, me një agjendë të ngarkuar, ku pritet të mbajnë fjalime dhe të marrin pjesë në diskutime disa nga liderët më të rëndësishëm botërorë. Mes figurave kryesore që do t’i drejtohen konferencës janë Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Në Mynih janë gjithashtu të pranishëm kryeministri britanik Keir Starmer, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte, presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, si dhe ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi. Marco Rubio dhe Wang Yi do të mbajnë fjalime të ndara…
Sot është dita e Shën Valentinit, një ditë e veçantë kushtuar dashurisë. Në këtë ditë, shumë çifte shkëmbejnë dhurata simbolike, lule dhe mesazhe të ngrohta për të shprehur dashurinë dhe përkujdesjen ndaj njëri-tjetrit. Kryeministri Edi Rama ndau mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një zemër të formuar me tullumbace të kuqe, nga Banjat e Bënjës në Përmet, duke krijuar një pamje të këndshme mes shprehjes së dashurisë dhe bukurisë natyrore. Ujërat Termale të Bënjës në Përmet i janë nënshtruar një transformimi për përmirësimin e shërbimeve, peizazhit turistik dhe ndërhyrjeve rikualifikuese për të krijuar një atraksion të zhvillimit të qëndrueshëm. Burimet…
Zbardhet ngjarja e ndodhur pak pas mesnate në Sauk, ku një 18-vjeçare dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri. Dy persona janë arrestuar, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim. Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 00:15, në spital është paraqitur e plagosur me armë zjarri shtetasja N. K., 18 vjeçe, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë, ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një subjekti në zonën e Saukut. E dëmtuara është transportuar drejt spitalit nga shtetasja M. R. (Gj), 48 vjeçe dhe shtetasi E. Gj., 24…