Author: tirana

Sot, më 14 shkurt, në mbarë botën festohet Dita e të Dashuruarve, e lidhur me figurën e Shën Valentinit, ipeshkëv dhe martir i hershëm i krishterimit, i cili konsiderohet pajtori i të fejuarve dhe i çifteve. Ai besohet se jetoi në shekujt III–IV dhe ishte ndër ipeshkvijtë e parë të Terni në Itali, i njohur për jetën e tij të shenjtë dhe përhapjen e mesazhit të dashurisë. Sipas traditës kishtare, Valentini u burgos gjatë sundimit të perandorit Aureliani dhe u ekzekutua më 14 shkurt të vitit 273 në Romë për shkak të besimit të tij. Reliket e tij thuhet se…

Read More

Një vajzë është gjetur e plagosur me armë zjarri pranë zonës së Fakultetit Ekonomik në Tiranë, në afërsi të Rrugës së Elbasanit. Sipas informacioneve paraprake, e reja është konstatuar me plagë, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Dyshohet se ngjarja ka ndodh ne nje hotel, ndërsa autoritetet pritet të zbardhin detajet pas verifikimeve dhe hetimeve të para në terren. Policia nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar lidhur me rastin.

Read More

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale afatshkurtra me diell kryesish përgjatë ultësirës perëndimore në orët e para të ditës.Reshjet e shiut parashikohen të bëhen prezente në orët e mëngjesit fillimisht përgjatë vijës bregdetare e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit me intensitet të ulët. Në orët e pasdites deri në mbrëmje vonë reshjet e shiut pritet të jenë me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të territorit, hera-herës shtrëngata afatshkurtra. Ndërsa në zonën e jugperëndimit dhe ekstremin…

Read More

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe Kryeinspektorin e Përgjithshëm, Dashnor Sula zhvilluan një takim me drejtuesit e inspektorateve të vendit, për të diskutuar fazën e re të reformës në sistemin e inspektimeve. Gjatë këtij takimi, Ibrahimaj theksoi se reforma ka synuar një ristrukturim të thellë të inspektorateve, duke e përqendruar atë në thjeshtimin e procedurave, rritjen e transparencës dhe forcimin e kapaciteteve të inspektorëve. Ministrja Ibrahimaj shpjegoi se objektivi kryesor i reformës është që të eliminohen inspektimet e shpeshta dhe të përsëritura, të cilat për shumë biznese janë një barrë e madhe.…

Read More

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut kanë arritur një kornizë marrëveshjeje për tregti të ndërsjellë, të drejtë dhe të balancuar, me qëllim forcimin e marrëdhënieve ekonomike dypalëshe dhe zgjerimin e mundësive për eksportuesit e të dy vendeve. Marrëveshja synon të forcojë lidhjet tregtare, të mbështesë interesat strategjike të përbashkëta, të promovojë rritjen ekonomike dhe të thellojë partneritetin transatlantik, njofton Shtëpia e Bardhë. Pikat kryesore të marrëveshjes përfshijnë: – Maqedonia e Veriut do të eliminojë tarifat doganore për të gjitha produktet industriale dhe bujqësore të eksportuara nga SHBA-të. – SHBA-të do të mbajnë tarifat reciproke në 15%,…

Read More

Është shkarkuar nga posti Mirlinda Karçanaj, e cila deri më tani ka udhëhequr Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Mësohet se vendin e saj do e zërë Igli Tafa. Ky i fundit, që prej tetorit 2022, mbante detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike njëkohësisht Koordinator Kombëtar për Sigurinë Kibernetike. Karçanaj ndodhet aktualisht në “arrest shtëpie”, pasi u mor e pandehur nga SPAK për abuzime me tenderat e agjencisë që drejtonte.

Read More

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) kreu inspektime në tregun agroushqimor në Tiranë, pas një denoncimi për tregtimin e produkteve ushqimore të pasigurta. Gjatë këtyre kontrolleve, janë verifikuar pesë subjekte tregtare që shisnin produkte me origjinë shtazore, ku u konstatuan shkelje të rënda në lidhje me sigurinë ushqimore. Në total, janë bllokuar 197.5 kg djathë kaçkavall dhe fruta të thata të cilat nuk përmbushnin standardet e sigurisë ushqimore. Po ashtu, janë gjetur gjithsej mbi 2 tonë produkte që nuk dispononin etiketa, si sallam dhe fruta të thata. Sipas AKU-së, këto shkelje kanë të bëjnë me tregtimin e produkteve pa siguri për…

Read More

Geoffrey Roberts, avokat i Rexhep Selimit, ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, hodhi poshtë që në nisje të fjalës së tij akuzat e ngritura nga Prokuroria Speciale e Hagës. “Selimi është tërësisht i pafajshëm për secilën prej krimeve të pretenduara në aktakuzë. ZPS-ja thjesht nuk ka arritur që të përmbushë detyrimin e saj për të vërtetuar asnjërën prej këtyre krimeve të pretenduara përtej dyshimit të arsyeshëm”. Sipas Roberts, nuk ka ekzistuar asnjëherë ndonjë Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale në të cilën të kenë bërë pjesë Rexhep Selimi apo edhe bashkëpunëtorët e tij Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi. “Dua…

Read More

Në mbledhjen e mbajtur sot me Kryeinspektorin e Përgjithshëm dhe drejtuesit e inspektorateve të vendit, Dashnor Sula tha se ndihet i vlerësuar për emërimin që ka marrë. Ai tha se e ka kritikuar qeverinë në Kuvend, por shtoi se kjo qeveri e vlerësoi për këtë garë në të cilën tha se u fut dhe konkurroi. Ai tha se partia për të cilën kontribuoi për 20 vite, edhe pas fitoreve, e “flaku në rrugë”. “Kam pranuar këtë sfidë sepse vlerësoj maksimalisht vizionin që keni, ndoshta është e paimagjinueshme që një demokrat që ju e thatë që ka kritikuar qeverinë tuaj, por…

Read More

Kryeministri Rama prezantoi sot, Dashnor Sulën në rolin e Kryeinspektorit të Përgjithshëm. Kryeministri nuk i kurseu batutat për Dashnor Sulën, i cili në legjislaturën e fundit ishte kundërshtar i tij politik. “Emërimi i tij është edhe një lloj sfide sepse ky zotëria nuk më ka lënë gjë pa thënë në parlament”, u shpreh Rama. Megjithatë ai shtoi se Sula ka kualifikimin e duhur për ta kryer detyrën në nivelet më të larta. “Një gjë është e sigurt, që deri tani, nuk mund të themi se me inspektimin kemi bërë progresin e nevojshëm. Inspektimi mbetet një problem në të gjithë organizimin…

Read More

Retreat-in e 9 janarit qe mbajti me ministrat tek Vila Qeveritare ne Sauk, kryeministri Rama po e vijon sot në godinën qeveritare. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Rama ka mbledhur ministrat për të diskutuar mbi vijimin e detyrave të lëna në janar, përfshirë hartimin e një plani pune për 2026-ën mbi dikasteret qe drejton secili prej tyre.

Read More

SPAK do të marrë në dorë hetimet përatentatin e bujshëm pranë aeroportit të Rinasit, më 11 nëntor 2025. Mësohet se Prokuroria e Tiranës ia ka kaluar kompetencat Prokuroris së Posaçme pasi ngjarja është kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Prej atentatit mafioz, mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani alias Sheqeri. Ky i fundit drejtonte makinën me të cilën lëvizte Gilmando Dani, i cili mbeti i vrarë në vend nga breshëria e plumbave të armëve të zjarrit. Shaljani i cili ishte agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), ndërroi jetë në spital, disa ditë pas atentatit. Aq shumë…

Read More