Author: tirana

Bashkëpunimi ushtarak mes Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë nuk paraqet asnjë kërcënim për askënd dhe se synimi i tij është stabiliteti i rajonit, ka deklaruar të enjten, 12 shkurt, ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Ivan Anušić. “Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe kandidate për BE, Kosova synon anëtarësimin në BE dhe NATO, Kroacia është anëtare e BE-së dhe NATO-s, dhe për këtë arsye interesat tona janë të përbashkëta. Ne kemi interes stabilitetin e këtij rajoni të Evropës, e jo destabilizimin”, ka thënë Anušić për agjencinë e lajmeve “Beta”. Ai ka theksuar se Kroacia dëshiron t’i ndihmojë Shqipërisë dhe Kosovës në rrugën…

Read More

8 milionë lekë arriti të grabiste Bardhyl Fusha një ditë më parë në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë. Në njoftimin e sotëm të policisë së kryeqytetit, sqarohet se Fusha ka hyrë në këtë bankë me armë zjarri automatik, dhe pasi ka kërcënuar punonjësit e institucionit financiar, ka grabitur paratë. Ai u vu në pranga sapo doli nga dera e bankës, pasi patrulla e policisë ishte sinjalizuar nga punonjësit. Sapo policia i bëri thirrje për t’u dorëzuar, Fusha hodhi armën dhe çantën me para dhe pa asnjë rezistencë iu bind efektivëve. Dyshohet se Bardhyl Fusha, me origjinë nga…

Read More

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, prezantoi sot, 13 shkurt, Kryeinspektorin e ri të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), Afrim Qëndro, i cili së fundmi ka mbajtur detyrën e Prefektit të Qarkut Tiranë, duke zëvendësuar në këtë funksion Dallëndyshe Bicin. Gjatë fjalës së saj, Koçiu u shpreh se “Qëndro do të marrë detyrën e drejtuesit të Inspektoratit të Mbrojtjes dhe Kontrollit të Territorit, një detyrë e cila në vetvete mbart sfida por gjithashtu dhe një përgjegjësi të madhe sa i përket zbatimit të ligjshmërisë dhe mbrojtjes së territorit. Afrimi vjen nga një eksperiencë e jashtëzakonshme në institucionet publike dhe…

Read More

Korridori 8, me pikënisje në kompleksin portual Durrës – Porto Romano dhe dalje në Detin e Zi është përfshirë zyrtarisht në planet dhe infrastrukturën kritike ushtarake të NATO, duke u njohur si korridor sigurie për mbrojtjen kolektive të Aleancës. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka reaguar sot lidhur vendimin e marrë një ditë më parë në Ministerialin e Ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, të mbajtur në Bruksel, ku merrte pjesë edhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu. Peleshi thekson se “përfshirja zyrtare e Korridorit VIII në infrastrukturën kritike ushtarake të NATO-s shënon një arritje strategjike që e vendos…

Read More

Më datë 13.02.2026, rreth orës 00:00, në aksin rrugor “Vorë – Fushë-Prezë”, shtetasja E. E., rreth 23 vjeçe, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Si pasojë, 23-vjeçarja ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Read More

Zbulohet në Patos, një subjekt ku çmontoheshin dhe shiteshin pjesë automjetesh të dyshuara të kontrabanduara. Vihet në pranga pronari i subjektit. Sekuestrohen 4 automjete (pjesërisht të çmontuara) dhe pjesë automjetesh. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier, si rezultat i punës hetimore të kryer për një rast të kryerjes së aktivitetit ekomonik, me produkte të kontrabanduara, arrestuan shtetasin: -Xh. H., 50 vjeç, banues në Patos. Gjatë kontrollit në subjektin e tij (servis automjetesh), në Patos, janë gjetur automjete (pjesërisht të çmontuara) dhe pjesë automjetesh, të dyshuara të kontrabanduara nga shtete të ndryshme të Europës. Nga verifikimet…

Read More

Liderët e Bashkimit Evropian kanë intensifikuar diskutimet për forcimin e konkurrueshmërisë ekonomike dhe përshpejtimin e integrimit të tregut të përbashkët gjatë një takimi joformal të mbajtur në Castello di Alden Biesen në Belgjikë. Takimi u shoqërua me një deklaratë të përbashkët nga kancelari gjerman Friedrich Merz dhe presidenti francez Emmanuel Macron, të cilët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit franko-gjerman për të çuar përpara integrimin ekonomik të BE-së, pavarësisht dallimeve në disa qëndrime politike. Merz deklaroi se Berlini dhe Parisi janë “pothuajse gjithmonë në një linjë”, ndërsa Macron nënvizoi se ekziston një marrëveshje e fortë mes dy vendeve për zhvillimin e Bashkimit…

Read More

Policia e Shtetit/Vijon operacioni i koduar “The Wanted”, për lokalizimin dhe nxjerrjen përpara drejtësisë, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të tyre në Belgjikë, gjatë fazës së radhës të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Belgjika, në Shqipëri, të shtetasit: Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 22.11.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, ”Organizata kriminale”, ”Mbajtja…

Read More

Një 25-vjeçar është arrestuar në Shkodër pasi është kapur në flagrancë duke drejtuar makinën e tij nën efektin e lëndëve narkotike, si dhe i është gjetur një sasi kokaine në mjet. Njoftimi i policisë: Drejtonte automjetin në efektin e lëndëve narkotike dhe posedonte një sasi Kokaine, kapet në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare Muriqan dhe vihet në pranga 25-vjeçari. Sekuestrohen automjeti dhe sasia e lëndës narkotike. Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve që po kryhen me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të…

Read More

Në Kukës ka nisur puna për rindërtimin e shkollave “Bajram Curri”, “Avni Rustemi”, si dhe konviktit. Kreu i qeverisë Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet për rindërtimin e këtyre objekteve arsimore. Rama shprehet se rindërtimi i shkollave synon që të përmirësijë cilësinë e arsimit për nxënësit dhe mësuesit. “Mirëmëngjes, dhe me punën për rilindjen e shkollave ‘Bajram Curri’ dhe ‘Avni Rustemi’, si edhe të konviktit në Kukës, investime direkte në përmirësimin e cilësisë së mësimit për nxënësit dhe mësuesit e tyre, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri.

Read More

Tre shqiptarë janë dënuar me nga 15 vite burg secili nga Gjykata Penale e Kantonit Basel-Landschaft, në Zvicër. Sipas mediave vendase, të dënuarit, të moshave 31, 32 dhe 34 vjeç, kishin tentuar në pranverën e vitit 2022 të transportonin një kontejner me rreth gjysmë ton kokainë, e fshehur në thasë me kafe. Hetimet treguan se droga ishte transportuar drejt Zvicrës dhe se ata kishin thurur plane për ta marrë dhe për ta zhvendosur ngarkesën. Ata tentuan disa herë të lokalizonin kontejnerin në ambientet e kompanisë së transportit Swiss Terminal në Frenkendorf, por pa arritur ta gjenin. Ngarkesa u zbulua më vonë në…

Read More

Ditën e premte moti parashikohet i paqëndrueshëm, me vranësira mesatare deri të dendura, e alternime kthjellimesh, kryesisht pas mesdite. Reshjet e shiut priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të territorit me intensitet të ulët, lokalisht shtrëngata afatshkurtra kryesisht në zonën perëndimore dhe jugperëndimore të vendit. Gjatë ditës reshjet parashikohen të mbeten prezente të herëpashershme me intensitet të ulët, shtrëngata afatshkurtra përgjatë relieveve malore. Në orët e mbrëmjes ndërprerje e reshjeve të shiut në të gjithë vendin. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, në…

Read More