Author: tirana

Vetëm pak minuta pas nisjes, kreu i Kuvendit Niko Peleshi ka ndërprerë për 5 minuta seancën plenare. Kjo për shkak se Sali Berisha dhe deputetët e PD bllokuan foltoren dhe nuk pranonin që të uleshin në vendet e tyre. Peleshi iu drejtua disa herë Berishës duke i kërkuar që të ulet në vend, ndërsa më pas tha se do të shkohet në një pushim prej 5 minutash deri sa në sallë të vendoset rendi.

Read More

Shqipëria synon krijimin e 1600 startup-eve deri në vitin 2030 dhe dyfishimin e ekosistemit ekzistues, me objektivin për të arritur në 825 startup-e aktive në vend. Ky synim është pjesë e programit “Shqipëria 2030”, i cili parashikon një rritje të ndjeshme të financimit për ndërmarrjet e reja, me qëllim mbështetjen e bizneseve në fazat e hershme të zhvillimit, kur ato janë në proces të krijimit të produktit ose shërbimit të tyre, dhe në fazat e zgjerimit, kur synojnë të rriten, të hyjnë në tregje të reja dhe të rrisin numrin e klientëve. Programi synon të ofrojë më shumë mundësi investimi…

Read More

Mëngjesin e sotëm kanë mbërritur në portin e Durrësit me traget nga Bari trupat e katër anëtarëve të familjes Kola. Familjes Kola do t’i jepet lamtumira e fundit nga familjarë, të afërm e të njohur në fshatin Gryksh i madh. Familjarë i kanë pritur sot trupat e tyre në Durrës për t’i përcjellë drejt fshatit të tyre. Edhe pse kishin emigruar në Itali ata kishin lidhur të ardhmen e ëndrrat e tyre me vendlindjen ku dhe do të prehen.

Read More

Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas e ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për formimin e Qeverisë së re të vendit. Përmes një postimi në X – dikur Twitter – Kallas ka thënë se është krijuar momentum i ri për t’i avancuar marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës si dhe dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, prandaj vetë ajo është e gatshme të organizojë së shpejti një takim të nivelit të lartë. Mes tjerash, Kallas ka përmendur edhe rëndësinë e kryerjes së reformave. “Kjo është rruga më e shpejtë për t’ia hapur rrugën mbështetjes së Bashkimit Evropian në vlerë prej…

Read More

Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s janë mbledhur sot në Bruksel në 12 shkurt, në një takim të rëndësishëm që pason Samitin e Hagës, ku u përcaktuan objektiva të reja mbi bazën e një vlerësimi realist të mjedisit aktual të sigurisë. Në këtë takim merr pjesë edhe Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu. Në një status të publikuar në rrjetet sociale nga Brukseli, Vengu thekson se, diskutimet e sotme fokusohen te përshtatja operacionale e Aleancës, përshpejtimi i proceseve të vendimmarrjes dhe një shpërndarje më e balancuar e barrës së sigurisë mes aleatëve. Sipas tij, vendimi për dislokimin…

Read More

Aplikacioni i mesazheve WhatsApp ka denoncuar një përpjekje të autoriteteve ruse për të bllokuar funksionimin e tij, duke pretenduar se masa synon t’i detyrojë përdoruesit të kalojnë në një platformë komunikimi të kontrolluar nga shteti. Reagimi erdhi pasi edhe Telegram u përball me kufizime këtë javë, në kuadër të masave të Moskës ndaj platformave të huaja. Sipas një deklarate të publikuar në rrjetin X nga Meta, qeveria ruse tentoi ta bllokonte plotësisht WhatsApp për të shtyrë qytetarët drejt një aplikacioni të mbikëqyrjes shtetërore. Kompania theksoi se privimi i mbi 100 milionë përdoruesve nga një mjet komunikimi privat dhe i sigurt…

Read More

Si rezultat i bashkëpunimit konsistent ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të tyre në Bruksel, gjatë kësaj faze të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Belgjika, në Shqipëri, të shtetasit Sergej Hasanpapaj, 32 vjeç, të lindur në Elbasan. 32-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe kryer në kuadër të organizatës kriminale, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve,…

Read More

Pas disa javësh hetimesh intensive, Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Jug & Veri”, duke goditur një grup kriminal që dyshohet se transportonte dhe shiste sasi të konsiderueshme lëndë narkotike dhe armë në disa qytete të vendit, nga veriu në jug. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan. Si rezultat i ndërhyrjes në unazën e qytetit të…

Read More

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për mandatin e ri qeverisës përmes një mesazhi publik në rrjetet sociale. Në një postim në Facebook, kreu i shtetit shqiptar shprehu urimet për sukses në drejtimin e qeverisë dhe në avancimin e progresit, zhvillimit dhe mirëqenies së qytetarëve të Kosovës. Begaj theksoi bindjen se përkushtimi dhe bashkëpunimi në interes të shtetit dhe qytetarëve do ta ndihmojnë klasën politike kosovare të përballet me sfidat e ardhshme. ‘Urime Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Kryeministrit z. Albin Kurti!I uroj suksese në mandatin e ri, në drejtimin e Qeverisë drejt…

Read More

Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë sot në 12 shkurt seancën e radhës plenare, e cila pritet të shoqërohet me debate të forta, për shkak të çështjeve të ndjeshme të përfshira në rendin e ditës dhe klimës së tensionuar politike në vend. Në qendër të diskutimeve do të jenë dy interpelanca me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, të fokusuara te siguria në institucionet arsimore. Interpelanca e parë është kërkuar nga deputetja Erisa Xhixho, e cila ka ngritur shqetësimin për situatën e sigurisë në shkolla, pas disa ngjarjeve tragjike ku të mitur kanë humbur jetën si pasojë e konflikteve me bashkëmoshatarët.…

Read More

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka urdhëruar Departamentin e Mbrojtjes që të sigurojë energji elektrike nga termocentralet me qymyr, si pjesë e përpjekjeve për të ringjallur industrinë e këtij burimi energjetik. Urdhri ekzekutiv u nënshkrua gjatë një ceremonie në Shtëpinë e Bardhë, ku Trump u shfaq i shoqëruar nga minatorë me helmeta sigurie. Dokumenti urdhëron Pentagonit të lidhë marrëveshje afatgjata për furnizim me energji të prodhuar nga djegia e qymyrit, me qëllim garantimin e furnizimit të pandërprerë për instalimet dhe objektet ushtarake strategjike. Administrata Trump është shprehur kritike ndaj burimeve të rinovueshme, sidomos energjisë së erës, të cilën e konsideron…

Read More