Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura..Reshjet e shiut priten të jenë prezente të herëpashershme me intensitet të ulët që në nga orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes, në pjesën më të madhe të territorit, lokalisht në jug reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Gjatë ditës reshjet priten të mbeten prezente të herëpashershme me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim- perëndimit dhe jug hera – herës reshje shiu me intensitet deri mesatar nëformën e shtrëngatave afatshkurtra, kryesisht në orët e pasdites e…
Author: tirana
Inspektorati i Përgjithshëm nuk do të jetë më në varësi të Kryeministrisë, por do të menaxhohet nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit nxori për konsultim publik ndryshimet në ligjin “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”. Ndryshimet synojnë të përmirësojnë koordinimin dhe efikasitetin e veprimtarive inspektuese, të mbështesin zhvillimin ekonomik dhe të rrisin mbrojtjen e konsumatorit. Ndryshimet vijnë pas gjetjeve të raportit SIGMA të vitit 2025, i cili theksoi nevojën për të forcuar qendrën e qeverisjes dhe për të përmirësuar koordinimin ndërinstitucional në vend. Raporti vuri në dukje se në Shqipëri shumë autoritete dhe agjenci raportojnë…
Bashkimi Evropian po bën një hap të rëndësishëm në reformimin e politikës së azilit, duke avancuar me miratimin e listës së parë të përbashkët të BE-së për vendet e origjinës të sigurta dhe duke forcuar konceptin e “vendeve të treta të sigurta”. Parlamenti Evropian miratoi dy ndryshime të rëndësishme në rregulloren mbi procedurat e azilit, të cilat tani i kalojnë Këshillit të BE-së për miratim përfundimtar. Sipas ministrit italian të Brendshëm, Matteo Piantedosi, ky është një sukses i madh i qeverisë italiane dhe një kthesë e shumëkërkuar nga Italia në menaxhimin e migracionit. Votimi në Parlament tregoi ndarje të thella…
Në Shkodër u mbajt takimi trepalësh për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes midis Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjenerallejtënant, Arben Kingji kryeson takimin së bashku me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Kroacisë dhe Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Takimi ka në fokus thellimin e bashkëpunimit ushtarak përmes planeve konkrete. “Qëllimi i këtij takimi është forcimi i angazhimit dhe bashkërendimit ushtarak, në përputhje me marrëveshjen trilaterale të mbrojtjes mes vendeve tona”, u shpreh gjenerallejtënant Kingji në një postim në rrjetet sociale ku solli momente nga takimi.…
Qytetarë nga diaspora janë mbledhur pranë Dhomave të Specializuara në Hagë për të ndjekur nga afër seancën e sotme, ku ka nisur paraqitja e deklaratës përmbyllëse nga ekipi mbrojtës i ish-presidentit Hashim Thaçi. Avokati i Thaçit, Luka Misetic, mbërriti rreth një orë para fillimit të seancës dhe ishte ai vetë që pohoi se, në ditën e tretë të fazës përfundimtare të këtij procesi gjyqësor, deklarata përmbyllëse e mbrojtjes do të fillonte në orën 09:00. Një ditë më parë, Zyra e Prokurorit të Specializuar përmbylli fjalën e saj përfundimtare, ndërsa më pas paraqiti qëndrimin edhe mbrojtësi i viktimave. Prokuroria pretendoi se…
“Përpjekja e dështuar për të ardhur në pushtet duke goditur punonjësit e rendit, duke djegur institucionet e për më tepër duke hedhur sende të forta e molotovë ndaj punonjësve të policisë, është një akt i turpshëm dhe i dënueshëm”, kështu e nis deklaratën e saj sot, 11 shkurt, Ministrja e Brendshme Albana Koçiu, sa i takon gjithë incidenteve të protestës së djeshme. “E drejta për të protestuar është e paprekshme, por dhuna është e pafalshme. Kush sulmon uniformën e Policisë së Shtetit dhe tenton të destabilizojë rendin kushtetues, do të përballet me ligjin përtej çdo alibie politike. Jemi në krah…
Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është paraqitur paraditen e sotme në Gjykatën e Posaçme, ku do të mbahet seanca paraprake. Ismaili është marrë i pandehur si anëtar i grupit kriminal për hakerimin e SPAK-ut. Ai akuzohet për veprat penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, të kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Kujtojmë se në janar, SPAK mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim Ismailin, ish-punonjësin e IMT-së, Arnold Rrokajn dhe ish-zyrtarin e burgut të Vlorës, Zambak…
Katërmbëdhjetë shërbime të reja sociale u prezantuan sot nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në kuadër të eventit “Fondi Social 2026-Garanci për Qëndrueshmërinë e Shërbimeve për Mirëqenien e Qytetarëve”, ku mori pjesë edhe Kryeministri Edi Rama.Gjatë vitit 2026, Fondi Social do të financojë 14 shërbime të reja, të dedikuara për fëmijët dhe nënat në nevojë, fëmijët dhe të rriturit me aftësi ndryshe, të moshuarit, gratë dhe vajzat viktima të dhunës, si dhe për fëmijët pa kujdes prindëror. Nga këto, 12 shërbime të reja do të ofrohen në bashkitë Durrës, Prrenjas, Kurbin, Skrapar, Himarë, Kavajë, Vorë, Korçë, Mat, Patos, Cërrik…
Më 11 shkurt 1920, “qeveria” e dalë nga Kongresi i Lushnjës mbërriti në Tiranë, duke e deklaruar zyrtarisht atë kryeqytet të përkohshëm, duke numëruar sot plot 106 vite me Tiranën si Kryeqytet të Shqipërisë. E cila u zgjodh për shkak të vendndodhjes strategjike qendrore dhe sepse nuk ishte e pushtuar nga trupat e huaja në atë kohë. Historia tregon se atë ditë, pra në 11 shkurt 1920 në Tiranë mbërriti gjithë qeveria shqiptare e drejtuar nga Sulejman Delvina. Ajo u vendos në ndërtesën e parë që ndodhej në fillim të rrugës së Elbasanit. Në fakt shpallja u bë më datë 9 shkurt…
SPAK dërgon në gjykim çështjen ndaj ish-Kryetarit të Bashkisë Memaliaj.SPAK çon për gjykim Gjolek Guci, ish-Kryetar i Bashkisë Memaliaj, i akuzuar për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 258 dhe 25 të Kodit Penal (përpara ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021, datë 23.03.2021); Po ashtu edhe ndaj Edmonda Harizi, ish-Nënkryetare e Bashkisë Memaliaj, e akuzuar për të njëjtën vepër penale, Feta Hoxha, ish-Drejtor i Shërbimeve Publike pranë Bashkisë Memaliaj, i akuzuar për të njëjtën vepër penale dhe Bersant Ylli, administrator i subjektit “Bersant Ylli”, i akuzuar për të njëjtën vepër penale.Hetimet…
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari i ka cilësuar sulmin ndaj efektivëve të policisë gjatë protestës së djeshme të opozitës si “një akt kriminal dhe shkelje të së drejtës legjitime për tubim paqësor”. Lamallari ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shihen punonjësit e policisë të cilët u përballen me akte dhune nga protestuesit. “Mirënjohje për punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët për fat të keq, krahas mundimit të përditshëm për të ofruar më shumë siguri për qytetarët, u duhet të përballen me vetëpërmbajtje duke rrezikuar dhe jetën nga akte të tilla kriminale, të cilat janë një shkelje flagrante…
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato ishte i pranishëm këtë të mërkurë në prezantiminm e 14 shërbimeve të programit “Fondi Social 2026 – Garanci për Qëndrueshmërinë e Shërbimeve për Mirëqenien e Qytetarëve”. Në fjalën e tij, Gonzato theksoi rëndësinë e mbrojtjes sociale në të gjitha aspektet, si një ndër elementët thelbësore edhe të traktatit themelues të Bashkimit Europian. Sipas ambasadorit, vendi duhet të punojë për të pasur më shumë sisteme efektive të mbrojtjes sociale dhe vënien në qendër të qytetarëve. “Ka një gjë në protokollin shqiptar, që personi më i rëndësishëm flet i fundit. Kështu që ju kërkoj ndjesë…