Albcontrol nis një studim fizibiliteti për infrastrukturën e trafikut ajror në Aeroportin Ndërkombëtar të Kukësit, me qëllim përcaktimin e strategjisë më të përshtatshme për ofrimin e shërbimeve të kontrollit të trafikut ajror dhe planifikimin e zhvillimit të aeroportit në afatmesëm dhe afatgjatë. Kontrata për realizimin e studimit është lidhur me kompaninë DFS Aviation Services GmbH, me seli në Langen, Gjermani, pas një procedure prokurimi të hapur, të çelur në shtator dhe të mbyllur në tetor 2025. Vlera e kontratës është rreth 162 mijë euro. Studimi i fizibilitetit synon të ofrojë të dhëna të detajuara për konfigurimin më efikas të infrastrukturës…
Author: tirana
Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion një platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin në kohë reale të rasteve të emigracionit të paligjshëm. Ministria e Brendshme bëri të ditur se platforma përfaqëson një nivel të ri të bashkëpunimit dypalësh institucional, duke e pozicionuar Shqipërinë ndër vendet e para në Europë që zbaton një sistem të integruar elektronik për trajtimin, koordinimin dhe ndjekjen e proceseve të rikthimit. Ky sistem synon të rrisë efikasitetin e procedurave përmes përshpejtimit të proceseve administrative, uljes së barrës burokratike dhe forcimit të koordinimit ndërinstitucional mes autoriteteve përkatëse të dy vendeve. Platforma digjitale garanton gjithashtu një nivel më…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me gjyqin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Rama ka shkëputur fjalën e prokurorit të Hagës, duke u shprehur për të se është “idiot ndërkombëtar”. Çfarë tha prokurori në sallën e gjyqit? Prokurori i Hagës në fjalën e tij pretendoi se ish-kreu i UÇK-së Hashim Thaçi kishte gënjyer ndërkombëtarët për veprimtarinë e tij të vërtetë. “Ajo që nuk kuptojnë James Rubin, Uesley Clark dhe ndërkombëtarët e tjerë është se Thaçi ishte i aftë të maskonte atë që po ndodhte në realitet dyhe kjo ndikoi në botëkuptimin e tyre, për të kuptuar vërtetë…
Agjencia Shtetërore e Kadastrës informon qytetarët mbi shërbimin “Kërkesë për kalimin e pronësisë të truallit shtetëror në përdorim”, i cili u vjen në ndihmë individëve dhe subjekteve që përdorin truall shtetëror, por nuk disponojnë akt pronësie për të, ose kanë një akt të pavlefshëm sipas legjislacionit në fuqi. Ky shërbim u jep mundësinë qytetarëve të pajisen me dokument pronësie për truallin, në rastet kur ata zotërojnë ose mund të regjistrojnë akt pronësie vetëm për ndërtesën e ndërtuar mbi truall shtetëror. Për të përfituar nga shërbimi, trualli dhe ndërtesa duhet të jenë në posedim të subjektit aplikues, ndërtesa duhet të jetë…
Banorët e Durrësit janë përplasur ditën e sotme me këshilltarët bashkiakë duke i ndaluar që ata të hyjnë në godinën e bashkisë për të miratuar bonusin e qirave për familjet që do u shemben banesat. Qytetarët e Durrësit protestojnë përballë bashkisë kundër shembjes së banesave dhe kërkojnë urgjentisht takim me kryetaren e bashkisë, Emirjana Sakon. Bashkia e Durrësit ka lajmëruar banorët se më 16 shkurt duhet të largohen vullnetarisht nga banesat e tyre për të vijuar me realizimin e Projektit TID.
Kremlini ka konfirmuar se ka pasur kontakte me Francën për të nisur një dialog diplomatik, ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se dokumentet mbi garancitë e sigurisë nga Perëndimi, në rast të një armëpushimi me Rusinë, janë të gatshme. Ndërkohë, situata në frontin e luftës mbetet e tensionuar, me sulme të reja ruse ndaj qyteteve ukrainase dhe humbje në radhët e Ushtrisë së Ukrainës. Kontaktet diplomatike Kremlin–Francë Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov konfirmoi se ka pasur “kontakte” për të nisur një dialog midis Moskës dhe Parisit. “Kontakte ka pasur, dhe nëse kjo do të jetë e nevojshme, do të ndihmojë…
Portali Politico i është rikthyer planeve që qarkullojnë në Bruksel për anëtarësimin e Ukrainës në BE brenda vitit 2027. Kjo ka shkaktuar polemika të brendshme që lidhen me avantazhin që po i jepet këtij shteti në luftë, në raport me shtetet ballkanike që presin prej një kohe të gjatë. Planet për ta sjellë Kievin përpara se të kenë përfunduar të gjitha reformat dhe për të hequr veton e Hungarisë sinjalizojnë një ndjenjë urgjence në Bruksel. Katër vjet pas agresionit të Rusisë ndaj Kievit, anëtarësimi në vitin 2027, i përfshirë në një marrëveshje paqeje me Kremlinin, do të shënonte një ndryshim dramatik në…
Në përvjetorin e parë të paraburgimit të Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, firmat ligjore ndërkombëtare Kasowitz dhe Mishcon de Reya ngrenë alarmin për një shkelje të vazhdueshme të të drejtave themelore të njeriut dhe të procesit të rregullt ligjor në Shqipëri. Sipas tyre, rasti i Veliajt është shndërruar në një shembull të qartë të persekutimit politik dhe abuzimit me paraburgimin, duke minuar standardet demokratike, besimin në drejtësi dhe aspiratat europiane të vendit. Reagimi: Kasowitz dhe Mishcon de Reya: Prej 365 ditësh e në vazhdim, Kryebashkiaku Veliaj përballet me mohimin e së drejtës për një proces të rregullt ligjor dhe me…
Policia e Durrësit ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për kryebashkiakun e Rrogozhinës Edison Memolla, 39 vjeç, si dhe Blerim Xhamani e Ndriçim Tafxhafa, të cilët akuzohen për korrupsion në zgjedhje. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës ekzekutuan vendimin e datës 09.02.2026, të Gjykatës së Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila ka dënuar me nga 1 burgim, shtetasit E. M., 39 vjeç, B. Xh., 48 vjeç dhe N. T., 54 vjeç, banues në Rrogozhinë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim.”, njofton policia. Memolla u vetëdorëzua dje…
Në Gjykatën Kushtetuese po mbahet sot, 10 shkurt, një seancë publike për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit. Aktualisht po flet kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, duke parashtruar argumentet se pse PD ka kundërshtuar ndryshimet që sipas kësaj force politike janë “të njëanshme”, referuar Partisë Socialiste.
Një efektiv i Policisë Shkencore të Kukësit është pezulluar nga detyra. Siç thuhet në njoftimin zyrtar, nënkomisari F.H., ishte konfliktuar me një person në Laprakë ditën e djeshme, 9 shkurt, dhe më pas e ka kanosur me armën e shërbimit. Ndaj tij, kanë nisur hetimet, ndërsa i është bllokuar edhe arma e shërbimit, tip pistoletë “TT”. “Po në lidhje me këtë rast, ka kryer veprime hetimore e procedurale Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, e cila ka referuar materialet procedurale Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale Kanosja”, thuhet në…
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale sot në 10 shkurt shkruan se RENEA është futur zyrtarisht në elitën botërore të forcave speciale në “SWAT Challenge Dubai 2026”. Rama shprehet se në Dubai po zhvillohet “SWAT Challenge Dubai”, ku për të pestin vit radhazi Policia përfaqësohet nga Njësia Elite RENEA. “Në ditën e tretë të garave, ekipet e RENEA-s po demonstrojnë profesionalizëm të lartë në një garë ku marrin pjesë rreth 50 shtete me 109 ekipe nga e gjithë bota”, shkruan kreu i qeverisë. Postimi i kryeministrit Edi Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale në “SËAT Challenge…