Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Mjekët: Vaksinimi, mënyra më e sigurt dhe efektive për të mbrojtur veten

09:36 / April 30, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 2236
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në përfundim të Javës Botërore të Imunizimit, profesionistët e shëndetit në vend, apelojnë për vaksinim të çdo grupmoshe të shoqërisë, si e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ndau sot mesazhet e mjekeve Silva Bino dhe Najada Çomo në kuadër të Javës Botërore të Imunizimit, duke rikujtuar se vaksinimi mbetet një nga mënyrat më të sigurta dhe efektive për të forcuar imunitetin dhe për të mbrojtur veten dhe të tjerët në çdo etapë të jetës.

Drejtuesja e departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino tha se vaksinat në Shqipëri janë të sigurta dhe i nënshtrohen një procesi vlerësimi të sigurisë dhe efikasitetit të tyre.

“Ky është një proces tepër i rëndësishëm, i cili fillon me përzgjedhjen e llojit të vaksinës që futet në kalendarin e vaksinimit dhe më pas vijon me vlerësimin e të dhënave për efikasitetin dhe sigurinë e saj. Efikasiteti i një vaksine varet nga lloji i virusit dhe mund të ndryshojë. Disa vaksina mbrojnë plotësisht ndaj sëmundjes”, tha Bino, ndërsa shtoi se një kriter tjetër është pranueshmëria e vaksinave nga prindërit, informimi i tyre, si dhe pranueshmëria nga shoqatat e profesionistëve në Shqipëri dhe në mbarë botën.

“Është shumë e rëndësishme që një vaksinë të jetë e sigurt dhe efikase, por edhe të njihet rëndësia si nga mjekët dhe prindërit”, tha Bino.

Ndërsa, Najada Çomo, shefja e Spitalit Infektiv në Tiranë nënvizoi se “sëmundjet infektive, pjesa më e madhe e tyre, janë të mundura të parandalohen”.

“Parandalimi më i madh, përveç masave mbrojtëse, është procesi i vaksinimit. Jo të gjitha sëmundjet infektive kanë mundësi vaksinimi, por në këtë javë të vaksinimit kujtojmë se sëmundje si fruthi, meningjiti, variçela, gripi dhe shumë të tjera mund të parandalohen përmes vaksinimit”, tha ajo.

Çomo përsëriti apelin për qytetarët që të bëjnë vaksinimin që fillon që në lindje dhe vazhdon gjatë gjithë jetës.

“Për ato sëmundje që janë të parandalueshme dhe nuk paraqesin rreziqe për nënën apo fëmijën, nxitoni për t’u vaksinuar”, përfundoi Çomo.

mbrojtur mjekët vaksinimi veten
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara, njihen kontributet për 14 mijë ndihmës personalë

09:53 / July 9, 2026

Studimi i Harvardit: Vitamina D mund të ngadalësojë plakjen biologjike!

22:19 / July 3, 2026

Akulloret “zbulojnë” migrenën, dhimbjet që shkaktojnë tek disa persona janë sinjal për ata që vuajnë nga dhimbjet e kokës

16:01 / June 14, 2026

Vera ka ardhur, ja perimet që i bëjnë më shumë mirë organizmit

21:38 / June 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.