Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Nga sallat e gjyqit te zyra për dëshmitarë apo gazetarë! Përurohen ambientet e reja të GJKKO-së

10:51 / May 11, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 2914
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përurohen këtë të hënë, 11 maj, ambientet e reja të Gjykatës së Posaçme AntiKorrupsion. Kryetari i GJKKO-së, Erjon Bani, rreshtoi disa nga ndërhyrjet e bëra duke nënvizuar se ky transformim ishte domosdoshmëri institucionale.

“Godina u ndërtua me mbështetjen e Bashkimit Europian, sot shprehim sërish mbështetjen tonë për BE-në. Pas më shumë se 15 vitesh funksionimi intensiv, u bë e nevojshme ndërhyrja infrastrukturore”, tha ai.

Sipas tij, ky hap e bën gjykatën më dinjitoze dhe funksionale.

“Sallat e gjykimit kishin nevojë për rimodelim të plotë”, theksoi ai, duke shtuar se ato ishin prioritet i këtij transformimi, sepse janë “zemra e gjykatës”.

Nuk mbeten pas hollet apo ambiente të tjera të godinës.

“Janë bërë ndërhyrje në 16 zyra të gjyqtarëve, në sallën e mbledhjeve dhe në zyra të tjera të gjykatës”, bëri me dije Bani.

Është përuruar edhe zyra e medias, e posaçme për gazetarët. Kreu i kësaj gjykate vuri theksin te roli i medias, duke deklaruar se ky është një mesazh se kjo gjykatë e sheh transparencën si pjesë të kulturës së saj institucionale.

Hapësirë të dedikuar do të ketë edhe për pritjen e dëshmitarëve, si garanci për qetësi, mbrojtje dhe respekt.

“Salla e gjykimit është konceptuar në mënyrë të tillë që të garantojë rendin dhe dinjitetin njerëzor. Personat e paraburgosur të mbahen në ambiente të lira, të përshtatshme dhe të sigurta. Që i gjykuari të dëgjojë procesin dhe të ndjekë seancën. Ajrim dhe temperaturë e përshtatshme. Gjithashtu, një ambient ku të pandehurit apo të paraburgosurit të komunikojnë me mbrojtësin e tyre“, njoftoi ai.

“Një gjykatë më e sigurt është një gjykatë më e pavarur dhe më funksionale. Pasuria e krijuar në mënyrë të paligjshme nuk mbetet në duart e krimit, por i kthehet shoqërisë në shërbim publik. Ky investim tregon se shteti i së drejtës di ta kthejë paligjshmërinë në vlerë publike. Ky transformim është fillimi i një standardi të ri, jo fundi i një projekti. Drejtësia matet me mënyrën se si qytetari pritet, dëgjohet dhe trajtohet”, përfundoi ai.

ambientet GJKKO gjyqit sallat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Akrobatja shqiptare Fiona Rushiti hyn në Guinness, thyen rekordin botëror me 72 rrotullime në 30 sekonda

22:22 / October 29, 2026

Veliaj në burgun e Fierit, avokati Ndreca: Nuk ka ujë në qeli, ministri Gogu duhet të reagojë

22:02 / October 29, 2026

Rrëzimi i helikopterit në Bosnje-Hercegovinë, ministri Hoxha: Shqipëria qëndron krah Italisë dhe aleatëve në NATO

21:46 / October 29, 2026

Transferimi i Veliajt në burgun e Fierit, Xhafaj e Çuçi shkresë zyrtare Gogut, i kërkojnë sqarime për procedurën

21:25 / October 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.