Subjektet politike kanë afat edhe sot për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 7 qershor. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi ka thënë se afati 11-ditor për dorëzim të listave do të përfundojë të martën në mesnatë. “Sot, në orën 24:00, përmbyllet afati 11-ditor për subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) për të dorëzuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit. Dorëzimi i listës me emrat e kandidatëve për…
Author: tirana
Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor po hyjnë në një fazë të re zhvillimi, me rritje të vazhdueshme të të ardhurave për frymë dhe afrimin gradual me standardet ekonomike të Bashkimit Europian. Sipas projeksioneve të fundit ndërkombëtare, Serbia dhe Mali i Zi vazhdojnë të mbajnë vendet e para në rajon për nivelin e të ardhurave për frymë. Serbia po përfiton nga zhvillimi i industrisë prodhuese dhe investimet në infrastrukturë, ndërsa Mali i Zi mbështetet kryesisht te turizmi dhe sektori i shërbimeve. Shqipëria renditet e treta në rajon për të ardhurat për frymë, duke lënë pas Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovinën. Rritja ekonomike…
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura me këto të fundit më të theksuara në relievet malore në lindje. Përgjatë orëve të mesditës deri ato të pasdites në zonën e veriut, qendër dhe relievet malore në lindje dhe jug të vendit reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët. Në relievet e larta malore në veri, lindje dhe jug të vendit në mënyrë të izoluar reshjet e shiut në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Era do të fryjë me drejtim…
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Ilir Metës, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, me një masë tjetër më të butë. Ish kreu i shtetit kërkoi lirimin nga qelia kundrejt garancisë pasurore, por edhe kjo kërkesë nuk iu mor parasysh. Ilir Meta ndodhet në paraburgim prej tetorit të vitit 2024, dhe SPAK e ka marrë të pandehur për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, lidhur me aferën CEZ-DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA. E pandehur është edhe ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, ndaj të cilës ka masë detyrim paraqitje,…
Kryeministri Edi Rama, deklaroi sot se Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) ka mundësuar një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën e zhvillimit të prokurimeve publike, duke larguar këtë proces nga ministritë. Në konferencën për medie së bashku me negociatoren për Kapitullin 5 “Prokurimi Publik”, njëkohësisht drejtoreshë e përgjithshme e Agjencisë së Prokurimit Publik, Reida Kashta, teksa prezantoi zhvillimet kryesore në fushën e prokurimit publik, Kryeministri u ndal te kursimet e krijuara dhe roli i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara (OBP) në reformimin e sistemit të tenderimeve. “OBP ka një rol të posaçëm që na ka dhënë mundësinë të bëjmë një…
Në qytetin bregdetar të Sarandës ka mbërritur ditën e sotme kroçera “MS Oosterdam” , me 1,867 pasagjerë në bord, duke shënuar një tjetër ditë të rëndësishme për turizmin detar në jug të Shqipërisë. Turistët e ardhur nga vende të ndryshme të botës pritet të vizitojnë destinacionet turistike dhe kulturore në Sarandë dhe zonat përreth, duke kontribuar në gjallërimin e aktivitetit ekonomik dhe turistik të qytetit. Mbërritja e kësaj kroçere konfirmon interesin në rritje të vizitorëve të huaj për rivierën shqiptare, ku Saranda vijon të mbetet një nga destinacionet kryesore. Autoritetet portuale dhe strukturat turistike kanë marrë masat e nevojshme për…
Duke folur për prokurimet publike, kryeministri Edi Rama tha se Bashkimi Evropian nuk ka vendosur piketa të ndërmjetme ndërsa u shpreh se ‘në prokurime jemi një vend anëtar i BE’. Rama gjithashtu foli dhe për raportin e IBAR dhe vijimin e negociatave, duke thënë se çdo vijon normalisht dhe se pritet miratimi i vendeve anëtare për të kaluar në fazën e radhës, atë të mbylljes së negociatave. “Prokurimet publike nuk janë te piketa të ndërmjetme. Kjo d.m.th. që ne në prokurime jemi një vend anëtar i BE. Kjo d.m.th. që tenderat në Shqipëri ndryshme sesi përflitet pafundësisht duke u bërë…
Ministri i Drejtësisë është shprehur kundër përdorimit të të ashtuquajturit “kafaz” në sallat e gjykimeve, duke theksuar se standardet europiane kërkojnë balancë mes sigurisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Toni Gogu tha sot se debati mbi organizimin e sigurisë në sallat e gjyqit duhet trajtuar me maturi dhe seriozitet, pasi bëhet fjalë për një çështje që prek jo vetëm rendin dhe sigurinë, por edhe dinjitetin njerëzor dhe prezumimin e pafajësisë. “Standardi europian kërkon një ekuilibër të kujdesshëm midis sigurisë së procesit, dinjitetit njerëzor, prezumimit të pafajësisë dhe mbrojtjes së rendit në sallën e gjyqit”, u shpreh ai. Sipas…
Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos tha sot se Bashkimi Evropian do të ofrojë 200 milionë euro për Shqipërinë dhe Malin e Zi si pjesë e Planit të Rritjes. “Në zbatimin e Planit të Rritjes gjithçka po ecën shumë mirë dhe në ditët në vijim do të disbursojmë afro 200 milionë euro për Malin e Zi dhe Shqipërinë. Gjithashtu po sjellim rezultate konkrete përsa i përket integrimit gradual, pasi, siç e dini, javën e kaluar edhe Serbia iu bashkua Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut në SEPA”, deklaroi Kos. ”Ndërkohë po përgatisim samitin BE–Ballkani Perëndimor, i…
Kryeministri Edi Rama dhe Negociatorja për Kapitullin 5 “Prokurimi Publik”, njëkohësisht Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë së Prokurimit Publik, Reida Kashta zhvilluan një konferencë për mediat, ku folën mbi procesin dhe se ku qëndron sot Shqipëria në fushën e prokurimeve publike. “Raporti flet për mungesë ndërgjegjësimi mbi faktin që konkurrenca është një element kyç për prokurimet publike. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se vendi ynë ndodhet në fazë të avancuar të negociatave në këtë fushë. “Nëse e vendosim në kontekst pozicionin e vendit tonë, në indikatorët e BE, konkurrues mëria dhe po të shohim në tabelën e konkurrueshmërisë pozicionin…
Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë së Prokurimit Publik Reida Kashta në një konferencë për Kapitullin 5, në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE ka deklaruar se, ka patur një përgatitje në një nivel të mirë sa i përket fushës së Prokurimeve Publike.Kashta tha se BE-ja është shprehur pa rezerva se sistemi i Prokurimeve Publike është gati të bëhet pjesë e marrëveshjes ndërqeveritare me Organizatat Botërore të Tregtisë. “Prokurimi Publik është kapitull i posaçëm për procesin e integrimit Europian. Ky kapitull ka një rol të rëndësishëm dhe na ngarkon me përgjegjësi. Po zhvillojmë negociata në dy drejtime. Prokurimi Publik ishte…
Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesat e përfaqësuesve të Partisë Demokratike që procedimi mbi pushimin e hetimeve ndaj gjyqtares Irena Gjoka të mos shqyrtohej nga GJKKO, por nga një gjykatë tjetër. Po ashtu, u rrëzua edhe kërkesa për përjashtimin e gjyqtares Marinela Osmani nga kjo çështje. Adriana Kalaja dhe Jamarbër Malltezi, përfaqësues të PD-së, pretenduan se GJKKO gjendet në konflikt interesi dhe kërkuan që çështja të gjykohej nga një trup tjetër gjykues. Gjyqtarja Rudina Palloj, pas shqyrtimit të kërkesave, nuk konstatoi shkaqe ligjore për t’i pranuar ato, duke i rrëzuar në tërësi. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të…