Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Gjadri”, Hoxha: Nuk zgjatet marrëveshja me Italinë, do jemi në BE

12:24 / May 12, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3008
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha gjatë një inteviste për “Euractiv” tha se Shqipëria nuk do ta zgjasë marrëveshjen e saj të migracionit me Italinë përtej vitit 2030, kjo për shkak të përmbushjes së objektvit për anëtarësim në Bashkimin Europian.

“Së pari, është për pesë vjet dhe nuk jam i sigurt nëse do të ketë një zgjatje. Së dyti, nuk do të ketë zgjatje sepse do të jemi anëtar të Bashkimit Evropian. Sapo Shqipëria të anëtarësohet, ajo nuk është më vend ekstraterritorial, është territor i Bashkimit Evropian”, tha Hoxha.

Hoxha mohoi pengesat nga Italia që të mos e lejojë hyrjen e Shqipërisë ne BE, për hir të mbajtjes në funksion të kampeve të saj.

“Italia kishte nevojë për ndihmë. Ne e ndihmuam. Dhe kjo nuk mund të harrohet”, shtoi Ministri i Jashtëm, Hoxha.

Kryeministri Edi Rama, e ka përshkruar partneritetin me Italinë si “ekskluziv”, duke përmendur lidhjet e ngushta midis dy vendeve.

Qeveria e Giorgia Melonit po i përdor dy qendrat në Gjadër dhe Shëngjin si qendra paraburgimi për migrantët që nuk arritën të fitonin azil në Itali.

Kjo është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë nga qeveritë evropiane për të zhvendosur praninë fizike të migrantëve jashtë kufijve të tyre.

Marrëveshja pesëvjeçare u ratifikua në fillim të vitit 2024 dhe është shoqëruar me polemika politike dhe probleme ligjore.

BE ferit hoxha gjadri Italinë marrëveshja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Padi milionëshe ndaj Linde, katër banka gjermane kërkojnë dëmshpërblim për projektin e dështuar në Rusi

14:17 / July 18, 2026

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

13:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.