Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, morën pjesë në ceremoninë e rivarrimit të Dëshmorit të Atdheut, Novruz Cenalia, i vrarë dy vite më parë në Fier. Në fjalën e tij mbajtur para familjarëve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit, ministri Lamallari vlerësoi sakrificën e efektivit dhe kërkoi që drejtësia t’i shkojë deri në fund ngjarjes kriminale. Ceremonia tha ministri, nuk ishte vetëm një akt shtetëror, por një moment përuljeje para sakrificës së një punonjësi policie që, sipas tij, e pa uniformën si mision në shërbim të qytetarëve dhe të…
Author: tirana
Këshilli i Europës i hapi dritën jeshile zbatimit të modelit të marrëveshjes së 6 nëntorit 2023 mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët, një hap që u përshëndet nga nismëtarja Giorgia Meloni, e cila mendon se kjo legjitimon qasjen e tyre për menaxhimin e dyndjeve. “Dita e djeshme në Kishinjev tregoi se ajo që vetëm një vit më parë shkaktonte diskutime, sot është bërë një parim i ndarë mes 46 shteteve anëtare të Këshillit të Evropës”, tha kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni. Italia dhe Danimarka janë mes 9 vendeve anëtare të unionit që vitin e kaluar hartuan deklaratën e miratuar të premten…
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun Tiranë, Taulant Balla, sëbashku me kryetarin e Bashkisë Vorë, Blerim Shera, vizituan në Fushë Prezë një nga historitë më frymëzuese të sipërmarrjes rurale në zonën e Vorës, fermën e ndërtuar nga Manjola Hafizi, vajzës që la pas një karrierë të shkëlqyer në sektorin bankar për t’iu përkushtuar bujqësisë moderne dhe kultivimit të mjedrës, e njohur ndryshe si “ari i kuq”. Në zemër të fermës së saj, mes serave dhe parcelave të mbjella me kujdes, Manjola rrëfeu sfidat dhe sukseset e rrugëtimit të saj, duke treguar se si pasioni për tokën dhe dëshira për…
Moti i paqëndrueshëm “përmbys” fundjavën në bregdetin e Durrësit, por ka dhe turistë që nuk dorëzohen. Era e fortë dhe reshjet e shiut shoqëruan papritur mesditën e kësaj të shtune në vijën bregdetare të Adriatikut. Plazhi u boshatis me shpejtësi nga pushuesit që shëtisnin qetësisht apo shijonin një kafe a drekë buzë detit. Megjithatë ka dhe turistë të huaj, që kapriçot e motit nuk i konsiderojnë pengesë për të shijuar fundjavën në plazh. Ata shprehen se krahasuar me vendet e tyre të origjinës, temperaturat në Durrës mbeten sërish të favorshme dhe se nuk kanë ndërmend të lejojnë që shiu t’u…
Një skemë e mirëfilltë korrupsioni dhe bashkëpunim me bandat kriminale është zbuluar nga Policia e Shtetit dhe Agjencisë së Mbikqyrjes Policore në Sarandë. Protagonistë në këtë skemë kriminale ishte pikërisht shefi i Komisariatit në Sarandë Gëzim Bashllari i cili është arrestuar nga blutë. Në pranga kanë rënë gjithashtu dhe tre vartësit e tij Andi Duro, Ajdin Ismailaj dhe Robert Çullaj. Të katër zyrtarët e policisë akuzohen për tre vepra penale, shpërdorim detyre, kryerja e veprimeve arbitrare dhe mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme kryer në bashkëpunim. Arrestimi i tyre vjen pas një hetimi nga Drejtoria e Përgjithshme…
I njohur si burgu i grave, dhe i mbyllur gati dy vjet më parë, kjo godinë duhet të shërbente si një institucion penitenciar për të dënuarit që do t’i nënshtroheshin gjysmë lirie. Por edhe stafi u trajnua nga britanikët dhe ambientet u bënë gati për të dënuarit që ditën i lanë këto ambiente dhe natën kthehen sërish. Burgu i hapur është bosh; që nga largimi i grave të burgosura drejt Pojskës. Kjo është shkresa që me hapjen e gjysmë burgut u njohën gjyqtarët dhe prokurorët për të reflektuar në vendimmarrje tolerancë mbi krimet e lehta në mënyrë që gjyqësori të…
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Marsel Liçajn, i dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal të përfshirë në trafikun e heroinës mes Shqipërisë dhe Danimarkës. Po ashtu, gjyqtarja Rudina Palloj konfirmoi masën “detyrim paraqitje” për Ermal Liçajn. Të dy personat dyshohen për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”. Sipas hetimeve, autoritetet daneze regjistruan procedimin penal në muajin gusht të vitit…
Kampet e emigrantëve të Italisë në Shqipëri pranohen nga Europa. Në Kisinau të Moldavisë, 46 shtete anëtare të Këshillit të Evropës i dhanë dritën jeshile modelit të menaxhimit të flukseve migratore të paligjshme për tu menaxhuar sipas modelit të protokollit Itali-Shqipëri. Kryeministrja e Italisë, Xhorxhia Meloni në një reagim në platformën X, shkruan se miratimi i këtij modeli është fryt i një rruge të guximshme. Një zë i fortë pro këtij model ka qenë edhe kryeministrja e Danimarkës, Mete Frederiksen. Ndërsa më parë ky model ishte i debatuar dhe shumë i kritikuar, Meloni shton se sot është një parim i…
Porti i Durrësit mirëpriti këtë të shtunë kroçerën “SIRENA”, e cila solli 646 turistë nga vende të ndryshme të botës, si dhe 393 anëtarë ekuipazhi në bord. Vizitorët vijnë kryesisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Meksika, ndërsa itinerari i kroçerës përfshin ndalesa në disa prej destinacioneve më të njohura turistike të Mesdheut. Turistët do të vizitojnë sitet historike dhe turistike të Durrësit dhe qyteteve të tjera të Shqipërisë, për të vijuar më pas udhëtimin drejt Hvarit në Kroaci. Mbërritja e kroçerës “SIRENA” konfirmon rritjen e interesit të turistëve për Shqipërinë dhe forcimin e rolit…
Bordi i Transparencës në mbledhjen e radhës vendosi:Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 198 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 186 lekë/litër.Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 185 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 173 lekë/litër.Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 15 ora 13.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen…
Në takimin mes Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Gent Sejko dhe përfaqësuesve të Banka Botërore dhe International Finance Corporation u diskutuan çështje që lidhen me stabilitetin ekonomik dhe monetar, mbikëqyrjen bankare, procesin e integrimit në SEPA si dhe zhvillimet në financën digjitale. Sejko theksoi se “ekonomia shqiptare dhe treguesit e stabilitetit financiar janë në një trend pozitiv zhvillimi”, ndërsa përfaqësuesi i BB-së, Massimiliano Paolucci, vlerësoi “uljen e ndjeshme të kredive me probleme dhe përmirësimin e kuadrit financiar në vend”. Në vijim të takimit, Guvernatori Sejko shprehu vlerësim për asistencën teknike të ofruar nga Banka Botërore dhe IFC ndër vite, veçanërisht…
Shqipëria ka arritur disbursimin e 49 milionë eurove nga totali 200 milionë për rajonin që vendosi së fundmi Komisioni Europian. Autoritet në ekspertizën e kësaj fushe, Krisela Haçkaj i pohoi Televizionit Publik se arritja i përgjigjet performacës se deritanishme më të mirë që ka bërë Shqipëria përkundrejt vendeve të tjera në rajon. “Në raportin e dytë që Shqipëria ka çuar në Komisionin Europian në janar të vitit 2026, ne kemi arritur të përthithim, le të themi, gati 49 milion euro. Pra, jemi gati në 25% do të thosha të realizuar, 1/4 pra pak a shumë e realizuar në kuadër të…