Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Shkrirja” e Policisë së Sarandës! Si u bë ndërtimi pa leje “mollë sherri” për vrasjen me tritol të Isuf Jaçajt

12:41 / May 16, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3392
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një skemë e mirëfilltë korrupsioni dhe bashkëpunim me bandat kriminale është zbuluar nga Policia e Shtetit dhe Agjencisë së Mbikqyrjes Policore në Sarandë. Protagonistë në këtë skemë kriminale ishte pikërisht shefi i Komisariatit në Sarandë Gëzim Bashllari i cili është arrestuar nga blutë. Në pranga kanë rënë gjithashtu dhe tre vartësit e tij Andi Duro, Ajdin Ismailaj dhe Robert Çullaj. Të katër zyrtarët e policisë akuzohen për tre vepra penale, shpërdorim detyre, kryerja e veprimeve arbitrare dhe mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme kryer në bashkëpunim.

Arrestimi i tyre vjen pas një hetimi nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe AMP ku u zbulua ndërtimi pa leje në një hapësirë plazhi në lagjen nr.1 në Sarandë. Për rastin gjithashtu u arrestuan 8 persona të cilët punonin në objekt si dhe një grua e cila që posedonte hapësirën e plazhit, për llogari të së cilës dyshohet se kryheshin punimet pa leje.

Nga hetimet dyshohet se shefi i Komisariatit dhe varësit e tij kanë lejuar ndërtimin pa leje kundrejt shumave të parave dhe nuk kanë marrë masa për parandalimin e paligjshmërisë. Burime nga policia bëjnë me dije se prona ka qenë në emër të Isuf Jaçaj, i cili u vra me tritol në makinën e tij në tetor të 2025. Ka dyshime se një grup kriminal me bazë në Kamëz, të ketë kryer shpërthimin me tritol, por gjithashtu të jenë autorë edhe të ngjarjeve të tjera në qytetin e Sarandës.

Së fundmi në pronën e marrë me dhunë nga ky grup, po ndërtohej një lokal veror për sezonin turistik. Për lejimin e kësaj prone dyshohet se është marrë ryshfet nga shefi i komisariatit të policisë Sarandë, dhe tre vartësit e tij të cilët u ndaluan nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Madje ka dyshime se Gazim Bashllari kishte informacione dhe për ngjarjet kriminale të tritolit në Sarandë, por nuk i ka zbardhur pasi kishte lidhje me grupet kriminale në fjalë.

Skandali u zbulua nga vetë drjetori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skender Hita i cili urdhëroi menjëherë hetimet ku më pas u zbulua se vetë policia e Sarandës ishte e përfshirë kokë e këmbë në këtë veprimtari. Më pas operacioni u drejtua nga Policia e Shtetit dhe AMP. Madje Hita pezulloi menjëherë nga detyra kupolën e policisë në Sarandë. I pezulluar nga detyra është dhe shefi i seksionit për hetimin e krimeve në volum në policinë e Sarandës, Blerim Tafçiu, pasi nuk është paraqitur për tu marrë në pyetje gjatë veprimeve hetimore të kryera nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Ndërkohë vijojnë hetimet për zbërthimin e plotë të personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Policisë Sarandë shkrirja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Operacion antidrogë në Devoll/ Hodhën nga makina qesen me kanabis para arrestimit, pranga dy të rinjve

09:48 / September 1, 2026

Makina përfundon në kanal pranë Spitalit Memorial të Fierit, plagosen 3 persona, drejtuesi në gjendje më të rëndë

18:41 / August 31, 2026

37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, motra mes lotësh: Dua drejtësi

16:39 / August 31, 2026

KAS la në fuqi mandatin e kryetarit të Bashkisë së Kuçovës

15:55 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.