Author: tirana

Demokratët po i përgjigjen në heshtje Berishës. Ndërsa shumë militantë kanë zgjedhur të mos votojnë në referendumin e 23 majit, Ervin Salianji zbulon se dhjetëra të tjerë po e votojnë si kandidat për kryetar në fletën e votimit, ndonëse në këtë fletë votimi është vetëm Sali Berisha. Votimi për Salianjin në 23 maj, shpall të pavlefshme fletën e votimit me një kandidat. Ish-deputeti i PD i përjashtuar nga gara për kryetar, shkruan se sipas informacioneve që i vijnë nga degët më të mëdha në Shqipëri, mijëra demokratë kanë vendosur të bojkotojnë referendumin për Berishën, ndërsa u premton se nuk do…

Read More

Pas takimit që pati në Sarandë Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari lidhur me problematikën e ndërtimeve pa leje dhe zaptimit të hapësirave publike, që çuan edhe në arrestimin e shefit të komisariatit, është larguar ndërkohë nga detyra edhe drejtori i Drejtorisë Rajonale të IKMT-së së Vlorës Elton Caslli. Top Channel mëson se ky i fundit mësohet se ka dhënë dorëheqjen pas fillimit të procedurës për marrjen e masave administrative nga IKMT qendrore si shkak i mos ushtrimit të detyrave funksionale me pasoja në territor. Gjithashtu, mësohet se është iniciuar procedura disiplinore edhe për Përgjegjësin e Sektorit të Inspektimit…

Read More

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka njoftuar një rritje “shumë të lartë” të nivelit të rrezikut nga shpërthimi aktual i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos, raportoi BBC. Sipas OBSH-së, deri tani janë regjistruar 82 raste të konfirmuara dhe shtatë viktima, ndërsa në total raportohen rreth 750 raste të dyshuara dhe 177 vdekje të dyshimta. Bëhet fjalë për variantin e rrallë “Bundibugyo”, për të cilin nuk ekziston ende një vaksinë e testuar. Ky lloj Ebola vret rreth një të tretën e të infektuarve. Ndërkohë, shkencëtarët në Universitetin e Oksfordit po zhvillojnë një vaksinë të re, e cila mund të hyjë…

Read More

Bordi i Transparencës vendosi në mbledhjen e radhës çmimet e reja tavan për tregtimin e nënprodukteve të naftës, të cilat do të hyjnë në fuqi sot, në orën 13:20. Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 183 lekë/litër. Ndërkohë për benzinën çmimi do të jetë jo më shumë se 182 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 170 lekë/litër. Bordi thekson se çmimet do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e…

Read More

Policia e Shtetit ka arrestuar dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në kuadër të operacioneve të zhvilluara në Kavajë dhe Durrës. Sipas njoftimit zyrtar, të dy të arrestuarit kërkoheshin nga autoritetet italiane për vepra penale që lidhen me trafik droge, krime kundër personit dhe armëmbajtje pa leje. Në Kavajë u arrestua një 48-vjeçar, i dënuar në Itali për trafik të lëndëve narkotike, ndërsa në Durrës u ndalua një 47-vjeçar, i dënuar për plagosje të rëndë me dashje dhe vepra të tjera penale. Policia bën me dije se arrestimet janë realizuar në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe po vijojnë procedurat…

Read More

Ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Birçe Hasko, një prej figurave më të vlerësuara të skenës dhe ekranit. Hasko njihej për interpretimet e tij të spikatura në teatër dhe film, ku solli me mjeshtëri karakterin e “njeriut popullor” të jugut shqiptar, duke u bërë i paharrueshëm për publikun. Gjatë karrierës së tij artistike, ai la gjurmë me role të shumta që e bënë një nga emrat më të respektuar të aktrimit shqiptar.

Read More

Porti i Sarandës ka shënuar rritje rekord të numrit të pasagjerëve gjatë muajve të parë të vitit 2026, duke konfirmuar trendin pozitiv të turizmit dhe transportit detar në jug të vendit. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha sot se vetëm gjatë muajit prill 2026 në port janë përpunuar 30 567 pasagjerë, ose 52% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025. “Ndërkohë, gjatë 4-mujorit të parë të këtij viti, numri total i pasagjerëve ka arritur në 52 770, duke regjistruar një rritje prej 72% në krahasim me vitin e kaluar”, theksoi Gonxhja. Rritja e fluksit lidhet…

Read More

Organizatorët e flotiljes humanitare që tentoi të dërgonte ndihma në Rripën e Gazës kanë akuzuar autoritetet izraelite për abuzim ndaj aktivistëve të arrestuar, duke pretenduar për raste të dhunës fizike dhe sulmeve seksuale, përfshirë përdhunimin. Sipas organizatorëve të “Global Sumud Flotilla”, disa nga aktivistët e liruar nga paraburgimi izraelit janë hospitalizuar me lëndime të ndryshme, ndërsa pretendohet se janë regjistruar të paktën 15 raste të sulmeve seksuale. “Të paktën 15 raste sulmesh seksuale, përfshirë përdhunim. Të qëlluar me plumba gome nga afër. Dhjetëra njerëzve u janë thyer kockat”, thuhet në reagimin e publikuar nga flotilja në rrjetet sociale. Nga ana…

Read More

Akuza të forta politike kanë tronditur Maqedoninë e Veriut, ku opozita ka ngritur pretendime për rrjedhje të informacioneve të ndjeshme shtetërore dhe lidhje të mundshme me shërbime të huaja inteligjente. Lideri i opozitës, Venko Filipče i partisë SDSM, ka akuzuar zëvendëskryeministrin Ivan Stoilković se ka lidhje me shërbimet e inteligjencës serbe, të lidhura me qeverinë e presidentit serb Aleksandar Vučić. Sipas tij, skandali lidhet me rrjedhje të mundshme të informacioneve të sigurisë nga institucionet shtetërore, përfshirë edhe zyrën e presidentes Gordana Siljanovska-Davkova dhe anëtarë të qeverisë aktuale, shkruan BGNES. Filipče deklaroi se bëhet fjalë për një çështje shumë serioze, e…

Read More

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të së shtunës në Mikrolimano të Athinë. Rreth orës 05.30, efektivë të stacionit të Pireut konsideruan të dyshimtë një burrë që ndodhej jashtë një dyqani në Mikrolimano dhe u përpoqën ta kontrollonin atë. Në përpjekje për t’u arratisur, i dyshuari i drejtoi armën një oficeri policie. Oficerët e policisë greke reaguan menjëherë dhe u fshehën. Njëri nga oficerët e policisë u kundërpërgjigj duke përdorur armën e tij të shërbimit, duke rezultuar në plagosjen e autorit, i cili u transportua në spitalin “Attikon”. Në vendin e ngjarjes policia gjeti 3 armë…

Read More

SpaceX ka realizuar me sukses lëshimin e anijes së saj më të madhe dhe më të fuqishme, Starship, nga baza e saj në Texas, vetëm dy ditë pasi themeluesi i kompanisë, Elon Musk, njoftoi se SpaceX do të bëhej kompani publike. Misioni shënoi debutimin e gjeneratës së tretë të anijes kozmike, të quajtur Starship V3, e cila u lëshua nga një platformë e re pranë kufirit mes SHBA-së dhe Meksikës. Nisja erdhi pas shtyrjes së përpjekjes së mëparshme, kur probleme teknike në minutat e fundit detyruan kompaninë të anulonte fluturimin vetëm pak sekonda para përfundimit të numërimit mbrapsht. Ky ishte…

Read More

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka njoftuar një ndryshim të madh në politikën e emigracionit, duke kërkuar që personat që aplikojnë për kartë jeshile të largohen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë procesit të aplikimit. Sipas rregullit të ri të publikuar të premten nga autoritetet amerikane të emigracionit, aplikantët për qëndrim të përhershëm ligjor do të duhet të kthehen në vendet e tyre të origjinës për të përfunduar procedurat dhe për të aplikuar për vizën përkatëse. Vendimi pritet të prekë qindra mijëra emigrantë të ligjshëm që jetojnë dhe punojnë aktualisht në SHBA, pasi shumë prej tyre mund të…

Read More