Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

FNSH e ruante në Fier, i shumëkërkuari Alesio Xhelo përplaset me policinë dhe plagoset në Athinë

10:26 / May 23, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3823
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të së shtunës në Mikrolimano të Athinë. Rreth orës 05.30, efektivë të stacionit të Pireut konsideruan të dyshimtë një burrë që ndodhej jashtë një dyqani në Mikrolimano dhe u përpoqën ta kontrollonin atë. Në përpjekje për t’u arratisur, i dyshuari i drejtoi armën një oficeri policie. Oficerët e policisë greke reaguan menjëherë dhe u fshehën. Njëri nga oficerët e policisë u kundërpërgjigj duke përdorur armën e tij të shërbimit, duke rezultuar në plagosjen e autorit, i cili u transportua në spitalin “Attikon”. Në vendin e ngjarjes policia gjeti 3 armë zjarri dhe 6 granata që dyshohet se i përkisnin autorit.

Pas transportimit në spital, i dyshuari është identifikuar si Alesio Xhelo, 41 vjec, nga Fieri, i njohur ne Greqi si “Titi”, person me precedentë të rëndë penalë. Ai më parë ka përdorur edhe emrin Astrit Hasani.

Nuk dihet se si Xhelo ka përfunduar në Greqi, pasi të paktën deri vitin e kaluar ai ndodhej në “Arrest shtëpie” në Fier me mbikqyrje 24 orë nga FNSH, nën akuzat “Trafikimi i armëve dhe municionit luftarak”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, dhe “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” e mbetur në tentativë. Madje në 30 mars 2025, ai ishte arrestuar pasi kishte kanosur duke sharë, ofenduar dhe kërcënuar punonjësin e policisë të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier, i cili ishte në shërbim, në mbikëqyrje të këtij shtetasi.

Nuk dihet se Xhelo ka dalë i lirë pas gjithë këtyre akuzave, por mendohet se në muajt e parë të këtij viti para se të kalonte ilegalisht kufirin për Greqi, pasi aty ishte person i shumëkërkuar, Alesio Xhelo qarkullonte në qytetin e Sarandës ku edhe strehoej

Xhelo ishte izoluar në banesën e tij në Fier pasi ishte person i shpallur në kërkim në Greqi për akuzat e mësipërme. Ai ishte arratisur nga burgu i Petro Ralli në Greqi në qershor 2019 bashke më dy të burgosur të tjerë, duke arritur të marrë peng një gardian. Ai ndodhej në burg, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një greku dhe i përfshirë në 8 shkëmbime zjarri me policinë në Greqi, si dhe në dhunimin e gruas se një diplomati të huaj gjatë grabitjes së shtëpisë së tyre dhe në rrëmbimin e një të riu që e liroi pasi mori shumë para nga familja e tij.

Pas arratisjes, ai mbërriti në Shqipëri dhe në  tetor 2019 u arrestua në Vlorë me një pistoletë pa leje. Drejtësia greke dërgoi dosjen e tij në Shqipëri, dhe gjykata vendosi ndaj tij masën “Arrest shtëpie” për aluzat që kërkohej në Greqi, konkretisht “Trafikimi i armëve dhe municionit luftarak”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, dhe “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” e mbetur në tentativë”. Këtë masë ai e kryente në banesën e tij në Fier nën mbikqyrjen e FNSH.

Foto të fundit të Alesio Xhelo të publikuara në rrjetin e tij social Tik – Tok. Dyshohet se pavarësisht akuzave të rënda, drejtësia shqiptare e kishte lënë të lirë atë pasi në Tik – Tok në 24 tetor 2025 ka publikuar një video duke dalë nga një Komisariat shqiptar policie e duke u përqafuar me familjarë, ndërsa me pas shfaqet në mjedise të ndryshme në qytetin e Sarandës.

Alesio xhelo Fier Greqi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026

Kërcënohet gazetari Osman Stafa, 2 persona i prenë rrugën me makinë pasi filmoi nxjerrjen e interteve në lumin Shkumbin

07:54 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia

22:36 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.