Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Gonorrea dhe sifilizi “dalin jashtë kontrollit” në Europë

09:24 / May 23, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3820
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Infeksionet seksualisht të transmetueshme përfshirë gonorrenë dhe sifilizin, kanë arritur nivele rekord në Europë, sipas një artikulli të BBC. Infeksionet seksualisht të transmetueshme (IST) janë sëmundje që përhapen kryesisht përmes kontakteve seksuale të pambrojtura dhe vazhdojnë të mbeten një shqetësim i rëndësishëm për shëndetin publik.

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) njofton se të dyja sëmundjet kanë shënuar nivelin më të lartë në mbi 10 vitet e fundit gjatë vitit 2024.

Gonorrea ka arritur në 106,331 raste, një rritje prej 303% që nga viti 2015, ndërsa sifilizi është më shumë se dyfishuar në të njëjtën periudhë, duke arritur në 45,557 raste.

Agjencia shëndetësore thekson se boshllëqet në rritje në testim dhe parandalim janë ndër faktorët kryesorë të përhapjes dhe ka bërë thirrje për masa urgjente.

“Këto infeksione mund të shkaktojnë komplikacione të rënda, si dhimbje kronike dhe infertilitet, ndërsa në rastin e sifilizit mund të prekin zemrën ose sistemin nervor”, u shpreh Bruno Ciancio, drejtues i njësisë për sëmundjet e transmetueshme dhe të parandalueshme me vaksina në ECDC.

Ai shtoi se rastet e sifilizit kongjenital, kur infeksioni transmetohet direkt te të sapolindurit, duke shkaktuar komplikacione të mundshme gjatë gjithë jetës, janë pothuajse dyfishuar nga viti 2023 në 2024.

“Mbrojtja e shëndetit seksual mbetet e thjeshtë: përdorni prezervativë me partnerë të rinj ose të shumëfishtë dhe bëni testime nëse keni simptoma”, theksoi ai.

Spanja rezulton vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara të gonorresë dhe sifilizit në vitin 2024.

ECDC raporton se burrat që kryejnë marrëdhënie homoseksuale mbeten grupi më i prekur në mënyrë disproporcionale, duke shënuar rritjet më të mëdha afatgjata për të dyja sëmundjet.

Gjithashtu, është vënë re një rritje e ndjeshme e sifilizit edhe te gratë heteroseksuale në moshë riprodhuese.

Ndërkohë, klamidia mbetet infeksioni bakterial më i raportuar në përgjithësi, por rastet kanë rënë me 6% që nga viti 2015.

Autoritetet shëndetësore theksojnë se vetëm rritja e ndërgjegjësimit dhe testimi i hershëm mund të frenojnë përhapjen e këtyre infeksioneve në rritje. Në të njëjtën kohë, ata paralajmërojnë se neglizhenca ndaj parandalimit mund të thellojë më tej një trend tashmë shqetësues në Europë.

Evropë gonorrea jashtë kontrolli sifilizi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara, njihen kontributet për 14 mijë ndihmës personalë

09:53 / July 9, 2026

Studimi i Harvardit: Vitamina D mund të ngadalësojë plakjen biologjike!

22:19 / July 3, 2026

Akulloret “zbulojnë” migrenën, dhimbjet që shkaktojnë tek disa persona janë sinjal për ata që vuajnë nga dhimbjet e kokës

16:01 / June 14, 2026

Vera ka ardhur, ja perimet që i bëjnë më shumë mirë organizmit

21:38 / June 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.