Një 23-vjeçar nga Kosova është arrestuar në Vlorë pasi tentoi të vidhte një furgon. Gjatë kontrollit fizik, Policia i gjeti edhe një armë të ftohtë (thikë), e cila u sekuestrua si provë materiale. Njoftimi: Tentoi të vidhte një furgon në Vlorë , arrestohet në flagrancë 23-vjeçari nga Kosova. Gjatë kontrollit fizik iu gjet një armë e ftohtë (thikë), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Si rezultat i reagimit të shpejtë dhe punës së pandërprerë për parandalimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjes, si dhe për kapjen e autorëve të tyre, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve…
Author: tirana
Dëbimi dhe transferimi me forcë i fëmijëve ukrainas drejt Rusisë përbën krim kundër njerëzimit dhe krim lufte, thuhet në një raport të ri të Organizata e Kombeve të Bashkuara. Raporti i Komisioni i Pavarur Ndërkombëtar i Hetimit për Ukrainën thekson se autoritetet ruse, “në nivelet më të larta”, kanë dëbuar mijëra fëmijë nga zonat e pushtuara të Ukrainës. Sipas dokumentit, përfshirja e drejtpërdrejtë e presidentit rus Vladimir Putin ka qenë “e dukshme që nga fillimi”. Autoritetet ukrainase deklarojnë se pothuajse 20 mijë fëmijë janë dërguar në mënyrë të paligjshme në Rusi dhe në Bjellorusia. Ndërkohë, Komisioni i OKB-së ka identifikuar…
Në datat 13 dhe 14 mars, në Elbasan do të zhvillohet Panairi i Produkteve Bujqësore “Nga toka jonë në sofrën tuaj”, një aktivitet ku fermerë dhe prodhues vendas do të kenë mundësinë të prezantojnë prodhimet e tyre më të mira. Panairi synon të promovojë prodhimet vendase, të lidhë fermerët me konsumatorët dhe të forcojë ndërveprimin midis sektorit bujqësor dhe tregut vendas. Këtë e njofton vetë kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale. “Mirëmëngjes, dhe me ftesën që të bashkoheni në Elbasan në Panairin e Produkteve Bujqësore “Nga toka jonë në sofrën tuaj”, ju uroj një ditë të mbarë”,shkruan…
Administrata e Donald Trump i ka kërkuar Izraelit të hënën, 9 mars, të mos kryejë sulme të mëtejshme ndaj objekteve energjetike të Iranit, veçanërisht ndaj infrastrukturës së naftës, sipas tre burimeve të njohura me këtë çështje, raporton Axios. Kjo shënon herën e parë që administrata amerikane ka ndaluar ose kufizuar Izraelin që kur të dy vendet nisën operacionin e tyre ushtarak kundër Iranit më shumë se 10 ditë më parë. Mesazhet e SHBA‑ve u përcollën në nivele të larta politike dhe edhe te Shefi i Shtabit të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Eyal Zamir, tha një zyrtar izraelit. Sipas një burimi…
Forcat amerikane goditën 16 anije që po vendosnin mina pranë Ngushticës së Hormuzit, sipas një postimi nga Komanda Qendrore e SHBA-së, i cili përfshin edhe video që tregon sulmet ndaj anijeve. “Forcat amerikane neutralizuan disa anije detare iraniane më 10 mars, duke përfshirë 16 anije që vendosnin narkotikë që vepronin pranë Ngushticës së Hormuzit”, tha CENTCOM.
Një konflikt mes disa personash në qytetin e Bulqizës ka përfunduar me tre të plagosur, të cilët janë dërguar për mjekim më të specializuar në Tiranë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 10 marsit, fillimisht pas një përplasjeje mes disa shtetasve që u shoqëruan nga policia në komisariat, ndërsa më pas konflikti u përshkallëzua jashtë një lokali mes familjarëve të tyre. Policia po punon për kapjen e dy autorëve të dyshuar dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Njoftimi i Policise Më datë 10.03.2026, rreth orës 20:30, në qytetin e Bulqizës, dyshohet se, pas një konflikti të çastit, janë konfliktuar…
Ditën e Mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira fare të pakta kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesditës deri ato të pasdites.Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s.Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë
Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Shkodër ka kallëzuar në Prokurori subjektin tregtar “Modi” sh.p.k i cili importon misër nga Serbia. Në magazinat e subjektit në Shkodër u gjetën dhe u bllokuan 24 tonë misër rifuxho, që rezultoi me sasi tej normave të lejuara të alfatoksinës B1. Subjekti, sipas kallëzimit të AKU-së, akuzohet për “Mashtrim me produktet ushqimore”. Subjekti akuzohet se pasi i është bërë bllokimi i produktit nga drejtoria vendore e AKU-së, ka tentuar sërish të prekë mallin e bllokuar.
Rritet në disa pika të pakicës në Tiranë dhe përgjatë autostradës çmimi i naftës me 16 lekë për litër, nga 182 lekë për litër që ishte ditën e premte më 6 Mars. Sot çmimi i shitjes së naftës ka rritur në nivelin prej 198 lekë për litër. Nga vëzhgimi në autostradë rritja është reflektuar në pikat e karburantit të disa kompanive, si: “Kastrati” dhe “Alpet”, “Gega” ku rezulton se çmimi i naftës ka arritur 198 lekë për litër, ndërsa benzina po tregtohet me 188 lekë për litër. Rritje është reflektuar edhe në disa pika brenda Tiranës. Në pikën e pakicës…
Qeveria australiane ka vendosur të rrisë praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, pas 11 ditëve konflikti që ka përfshirë rajonin. Kryeministri Anthony Albanese njoftoi dislokimin e një avioni të sofistikuar Boeing E-7A Wedgetail për kontrollin e hapësirës ajrore në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sipas kreut të qeverisë, ky vendim erdhi pas një bisede telefonike me Presidentin e Emirateve, Mohammed bin Zayed, për të mbrojtur jetët e civilëve nga sulmet e paprovokuara. “Kjo valë në rritje e sulmeve të rrezikshme dhe destabilizuese nga Irani vë në rrezik jetën e civilëve. Australia do të dislokojë një avion E-7A Wedgetail për të ndihmuar…
Sistemi i brendshëm i Kuvendit të Shqipërisë është përballur me sulm kibernetik nga grupi i hakerave “Homeland Justice”. Në faqen e tyre “Homeland Justice” një foto nga emaili i administratës shoqëruar me shkrimin ku thuhet se aksesin e kanë fituar prej muajsh. “Të gjitha bisedat dhe korrespondenca e anëtarëve të korruptuar të Kuvendit gjatë muajve të fundit janë në duart e Homeland Justice. Ne jemi shumë më afër jush sesa mendoni. A i keni strehuar vërtetë ata vrasës dhe vrasës fëmijësh? Ne do të sigurohemi që kjo turp të mbetet me ju përgjithmonë”, thuhet në faqen zyrtare të Homeland Justice…
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, i ftoi shtetet anëtare që të jenë gati për të mikpritur shtete të tjera në përbërje të BE-së. “Ne duhet të përgatitemi për zgjerimin e ardhshëm të familjes evropiane. Bashkimi Evropian është një projekt pajtimi dhe paqeje. Këto vlera janë të lidhura ngushtë me zgjerimin, duke e bërë atë investimin më të mirë gjeostrategjik që ne mund të bëjmë për të ardhmen tonë. Që nga dita e parë e mandatit tim, e kam bërë zgjerimin një nga prioritetet e mia kryesore”, tha Antonio Costa, president i Këshillit Evropian. Costa vuri theksin tek sundimi i…