Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Operacioni i përbashkët i SPAK me anti-mafian e Barit, kryeprokurori Klodian Braho: U sekuestruan një milionë euro cash dhe pasuri të tjera

10:58 / May 26, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3994
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një operacion i përbashkët mes SPAK dhe strukturave anti-mafia të Bari ka çuar në goditjen e një grupi kriminal me aktivitet në Shqipëri dhe Itali.

Në konferencën e përbashkët për media me kryeprokurorin e Barit, kryeprokurori i SPAK, Klodian Braho bëri me dije se gjatë hetimeve janë sekuestruar rreth 1 milion euro cash, si dhe pasuri të tjera të dyshuara si produkt i veprimtarisë kriminale.

“Kemi zbuluar disa ngjarje kriminale. Një vrasje. Një bashkëpunim mes grupeve mafioze. Një vrasje e regjistruar në rajonin e Pulias në Itali që tregon në një farë mënyrë zgjerimin e mafias shqiptare në territorin tonë. Po ashtu edhe masat që ka dhënë SPAK për sekuestrim të parave dhe pasurisë. Kemi bërë një punë shumë të mirë me SPAK. E falënderojmë për arrestimin e një personi që ishte i kërkuar në Shqipëri dhe në Itali. Falë edhe Eurojust, një bashkëpunim zgjat prej 10 vitesh dhe do të vazhdojë të bashkëpunojë. Jemi të bindur që Shqipëria do arrijë të luftojë me forca mafian e saj dhe ne do i qëndrojmë pranë. Do kemi bashkëpunime të ndërsjella”, tha kryeprokurori i Barit.

“Është kënaqësi për mua që jam sot në Bari për të komunikuar rezultatet hetimore të operacionit të përbashkët, midis prokurorisë së përgjithshme dhe antimafies së Barit. Ky operacion është rezultat i një bashkëpunimi të përbashkët. Në vijim të hetimeve në lidhje me këtë çështje janë caktuar 15 masa sigurimi, 10 prej të cilave janë dhënë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë në Tiranë. Gjatë hetimeve paraprake janë sekuestruar në total 1 milionë euro para cash dhe nga Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së Prokurorisë janë sekuestruar pasuri të tjera, Shoqëri tregtare, automjete, llogari bankare, që dyshohet se burojnë nga aktivitetet kriminale.

Ky rezultat dhe kjo skuadër nuk vjen si pasojë e një terreni bosh, por vazhdimësia e një bashkëpunimi të mëparshëm mes policisë së Barit dhe SPAK-ut. Dua të përmend disa operacione të mëparshme, në të cilat janë dënuar penalisht rreth 170 persona dhe 145 prej tyre janë dhënë dënime të konsiderueshme, 12-15 vite burg.

Në emër të SPAK-ut dua të theksoj vlerësimin për autoritetet italiane, në veçanti për Prokurorinë e Barit, strukturat e specializuara anti-mafia, Eurojust, për të gjithë hetuesit që kanë kontribuar në rezultatet e këtij hetimi dhe hetimeve të mëparshme. Po kështu gjej rastin të falënderoj Drejtorinë e Policisë së Shtetit në Shqipëri”, tha ndër të tjera Braho.

braho Operacioni përbashkët spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026

Kërcënohet gazetari Osman Stafa, 2 persona i prenë rrugën me makinë pasi filmoi nxjerrjen e interteve në lumin Shkumbin

07:54 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia

22:36 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.