Këtë të premte, rruga në afërsi të pikëkalimit kufitar mes Serbisë dhe Kosovës, Merdar është bllokuar në pjesën serbe. Dy automjete, një me një flamur serb në dritaren e pasagjerit, dhe disa persona pranë tyre shihen të vendosur në mes të rrugës që çon në pikën kufitare drejt Kosovës. Policia e Kosovës është duke kryer në vazhdimësi detyrat e saj në pikën kufitare në Jarinje, ndërkohë që serbët kanë paralajmëruar bllokimin e kësaj pike kufitare, sipas asaj që raportojnë mediat në Kosovë. Një numër i vogël serbësh janë mbledhur 500 metra në largësi nga pika kufitare në pjesën e territorit…
Author: tirana
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka i cili do të jetë edhe në krye të fushatës zgjedhore në 2025, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar prezantoi udhëzimin e shpërndarë tek degët për modalitetin e bashkimit në një front të vetëm. Udhëzimi orienton degët për të qenë në komunikim me cdo demokrat të pakënaqur ose që ka qenë pjesë e strukturave paralele. Një model të ngjashëm, Partia Demokratike e ka patur edhe në vitin 2004, kur u bashkua me PDR-në e kohës Apollon Baçe: Cili ishte propozimi i PD , lista të hapura apo të mbyllura? Osman Stafa: Do e pranoni…
Kur kanë ngelur edhe dy muaj para ditës së zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, kandidatët për president Donald Trump dhe Kamala Harris po përgatiten për debatin e tyre të parë. Ndërkohë, siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Scott Stearns, fushata e të dy kandidatëve është përqëndruar në çështjen e ekonomisë. Në qendër të fushatës së republikanit Trump është ekonomia dhe sulmet ndaj rivales Harris. Donald Trump, Kandidat republikan për president “Asaj nuk do t’ia dijë për punëtorët ose amerikanët e klasës së mesme. Ajo nuk e çan kokën për ju”, thotë zoti Trump. Ekipi i zonjës Harris thotë se…
Parku Rekreativ ”Dua të luaj” në Berat është drejt përfundimit. Kryeministri Edi Rama teksa ka ndarë pamje nga puna që po kryhet për ndërtimin e këtij parku, tregon se do të ketë fushë për çdo sport dhe mbi 300 pemë. “300 pemë, kënd lojërash, pistë vrapimi, kalçeto, fushë basketboll, fushë volejbolli, fushë tenisi, fushë padel, ambiente të gjelbra dhe stola për të pushuar. Të gjitha këto në të njëjtin vend, në Parkun Rekreativ “Dua të luaj” në Berat”, shkruan Rama. Projekti “Dua të luaj” synon rritjen e mirëqenies së komunitetit dhe dhënien e mundësisë për zhvillimin motorik të brezave të…
Sali Berisha edhe pse në izolim në banesë që nga 30 dhjetori 2023, fjalën si kryetar kurrë nuk e ka ndaluar në mbledhjet e partisë, edhe pse online. Këtë pasdite është mbledhur Këshilli Kombëtar, ku Berisha tha se ky do të jetë shtatori i fundit i PD-së në opozitë. Duke shprehur optimizimin për fitore në zgjedhjet e vitit 2025, Berisha u bëri thirrje demokratëve që të kërkojnë me besimin e fitores votën e qytetarëve. “PD në 2025 merr pushtetin. Rrotacioni nuk mund dhe nuk do të vonojë më, rrotacioni është në duart tona. Kemi përballjen finale kundër të keqes që…
Teksa ende “Big Brother Albania Vip 3” vijon të jetë në qendër të vëmendjes, le të hedhim një sy se çfarë ka ndodhur me rrjetet sociale të ish-banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Fituesja e këtij edicioni, Egla Ceno, rezulton me 1 mijë ndjekës më pak dhe numëron 101K. Sa i përket kundërshtarit të saj në podium, Julian Deda, aktori nuk ka ndryshuar numrin e ndjekësve dhe numëron sërish 470K. Sa i përket finalistes Heidi Baci, ajo ka plot 7 mijë ndjekës më shumë të shtuar në llogarinë e saj të Instagramit. Nga 242K që kishte herën e…
Presidenti italian Sergio Mattarella, priti këtë të premte në Pallatin Quirinale Presidenten e Këshillit të Ministrave, Giorgia Meloni. Presidenti nënshkroi dekretin me të cilin me propozimin e Presidentit të Këshillit të Ministrave u pranua dorëheqja e ofruar nga Dr. Gennaro Sangiuliano nga posti i ministrit të Kulturës. Me të njëjtin dekret, me propozim të kryeministrit, Ministër i Kulturës u emërua Alessandro Giuli. Ceremonia e betimit të ministrit të ri do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në Quirinale në orën 19.00. Gennaro Sangiuliano në fakt kishte dhënë dorëheqjen e tij të parevokueshme në një letër drejtuar kryeministrit Giorgia Melonit. ”Puna nuk…
Këtë të premte në prangat e Policisë së Shtetit ra një ndër personazhet më kryesore të botës së krimit. Marklen Haka është i dyshuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe i përfshirë në disa ngjarje të rënda, pas një operacioni profesional të Forcave Speciale RENEA, mbi bazën e informacioneve të siguruara nga Policia e Tiranës. Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha thotë se përpjekja për t’iu shmangur përballjes me drejtësinë po merr e do të marrë çdo ditë e më shumë përgjigjen e duhur nga uniformat blu dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese. ”Një ndër personazhet më kryesore të botës së krimit…
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç është ndalur këtë të premte në Podrinje, dhe ka folur edhe për ftesën që Vladimir Puti i bëri për t’iu bashkuar samitit të BRICS, që zhvillohet në Kazan në tetor. Vuçiç u përpoq të sqaronte se as nuk e ka refuzuar dhe as nuk e ka pranuar ftesën e presidentit rus, duke thënë: “Do të shohim”. “Ne do të marrim një vendim për këtë midis datave 10 dhe 15 tetor, por jo më parë. Nuk ka dyshim se ka ardhur një telefonatë e rëndësishme. Siç kemi planifikuar më parë vizita më të rëndësishme. As nuk dua…
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho u shfaq këtë të premte para mediave duke komentuar përgatitjet e skuadrës kuqezi për ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve që luhet në Pragë kundër Ukrainës. Tekniku brazilian theksoi se pavarësisht mungesave, ekipi ishte gati për të kërkuar maksimumin nga kjo sfidë. Mungesat? Në punën e kombëtares ndodh. Kam parë që shumë ekipe të tjera kanë humbur lojtarë, është moment i vështirë pas Eurpianit. Kanë bërë pak pushime, kthehen, bëjnë fazë përgatitore, luajnë 2-3 ndeshje dhe vijnë në kombëtare. Kam lexuar që janë shumë që mungojnë. Edhe në Varshavë na ndodhi e njëjta gjë,…
Krimi nuk ka të ndalur. Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në Roskovec. Një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit. Ai është futur në sallë të operacionit dhe po merr ndihmën mjekësore. Ngjarja ka ndodhur në një lokal të qytetit Roskovecit dhe nuk dihen motivet e krimit. Policia po punon për identifikimin e kapjen e autorit, në spital ka edhe forca policie.
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka pritur këtë të premte në ambientet e Kuvendit ambasadorin e Kosovës, Skënder Durmishi. Në këtë takim u diskutua për Kosovën si një prioritet kombëtar për Shqipërinë, si dhe për bashkëpunimin e ngushtë dhe të vazhdueshëm mes Kuvendit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës. Gjithashtu në takim u theksua roli i Shqipërisë si një zë i fuqishëm në mbrojtje të interesave të Kosovës në arenën ndërkombëtare, si dhe rëndësia e kontributit të përbashkët të të dy kuvendeve në proceset integruese euroatlantike.