Author: tirana

Policia ka shpërndarë pamjet e momentit kur kanë vënë në pranga të shumëkërkuarin Marklen Haka. Operacioni për kapjen e Hakës ka filluar që me datë 2 shtator dhe vetëm sot, pas 4 ditësh është mundur të finalizohet. “Si rezultat i këtij operacioni, në afërsi të Liqenit të Bacungut, Nikël, Krujë, ditën e sotme, është bërë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit Marklen Haka alias Marklen Aliu. Gjatë operacionit janë shoqëruar dhe persona të tjerë të cilët po verifikohen nga strukturat e Policisë. Në objektin ku është lokalizuar shtetasi Marklen Haka alias Marklen Aliu, është gjetur dhe sekuestruar një…

Read More

Nga Prishtina, ministri i jashtëm turk Hakan Fidan përcolli mesazhin e qartë se Ankaraja pret nga autoritetet atje të ndërmarrin veprime kundër lëvizjes Hizmet të klerikut Fetullah Gulen, që Turqia i referohet me akronimin FETO dhe të njëjtën e ka shpallur organizatë terroriste. Shefi i diplomacisë turke doli me pretendimin se organizata në fjalë paraqet kërcënim edhe për Kosovën. ”Me ministren Gërvalla folëm edhe për luftën kundër terrorizmit dhe për hapat që duhet të hidhen ndaj organizatës terroriste FETO. Për fat të keq, prania e saj në Kosovë vazhdon të përbëjë shqetësim për ne. Dua t’ju kujtoj se FETO është…

Read More

Me nisjen e vitit të ri shkollor, Bashkia e Tiranës ka planifikuar një regjim të ri për qarkullimin e trafikut, për të shmangur vonesat për prindërit dhe fëmijët gjatë orëve të mëngjesit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se policia do të rekrutojë vullnetarë për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve, në mënyrë që të menaxhojnë fluksin në çdo shkollë. Gjithashtu, ai theksoi se do të jetë e ndaluar lëvizja e automjeteve që furnizojnë dyqanet nga ora 07:00 deri në 09:00 të mëngjesit. “Të hënën do të futemi me regjimin e ri të trafikut. Do të angazhojmë edhe vullnetarë…

Read More

Shqipëria është kryefjalë e turistëve që duan të shohin çdo gjë në vendin tonë. Muzeu i Pullës Postare Shqiptare është një nga institucionet e rëndësishme që i është shtuar listës së historisë dhe trashëgimisë së vendit tonë. Në 3 vite të funksionimit të tij, ky Muze ka njohur një rritje me 30% këtë vit të vizitorëve vendas dhe të huaj nga grupmosha të ndryshme. ”Patjetër që turistët e huaj kanë një vëmendje të veçantë, kanë një interes të veçantë sidomos te pjesa e pullave të para dhe vulave të para, sepse tregojnë ndërtimin e shtetit shqiptar. Pulla është në 112…

Read More

Edicioni i 22-të i Tirana International Film Festival – Oscar & European Film Awards qualifying do të mbahet nga data 22-28 shtator 2024. Filmi më i mirë i shkurtër do të kualifikohet për Çmimet Oscars 2025 si dhe European Film Awards 2024. Filmat studentorë të përzgjedhur zyrtarisht në TIFF kanë të drejtë të konkurrojnë për Çmimet Student Academy (SAA). TIFF është gjithashtu që prej vitit 2013 pjesë e 110 festivaleve më të rëndësishme në botë, që ndiqen me vëmendje të posaçme online, por edhe fizikisht nga HFPA-Hollywood Foreign Press Associations. Programi Ditor i TIFF kombinon mbi 200 premiera të filmave…

Read More

Marklen Haka është arrestuar pasi ishte në kërkim në kuadër të operacionit ”Revansh”. Ai është arrestuar në Nikël të Krujës. Marklen Haka është pjesë e ”Bandës së Niklës”, ku në shtator të 2019 i shpëtoi një atentati, ku mbeti e vdekur halla e tij. Më tej ai u përball edhe me një atentat tjetër në 2022 ku mbeti i plagosur. Haka akuzohet për tentativë vrasje, grup kriminal e armëmbajtje pa leje.

Read More

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka njoftuar hapjen e 5 shkollave të reja në kryeqytet me fillimin e vitit të ri shkollor ditën e hënë. Gjatë takimit me administratorët e shkollave të Tiranës, Veliaj tha se shkollat e reja I japin fund mësimit me dy turne. Ai i bëri thirrje prindërve që t’i regjistrojnë fëmijët në shkollat pranë banesës së tyre, pasi të gjitha objektet janë ndërtuar me të njëjtat standarde dhe kanë të njëjtin nivel mësimdhënie. “Këtë vit hapim 5 shkolla të reja. Vitin tjetër do të hapim 4 shkolla të tjera. Qshtë një revolucion sepse kemi shkuar, 45…

Read More

Kryeministri Edi Rama bën me dije se janë drejt përfundimit punimet për ndërtimin e Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut, e cila do të monitorojë 24 orë në 7 ditë të javës akset rrugore kryesore të vendit. ”Do të monitorohen 24 orë në 7 ditë të javës akset rrugore kryesore të vendit, përmes 150 kamerave që do të instalohen. Do të nisim fillimisht me monitorimin e 200 kilometrave të parë, ku përfshihen akset rrugore Tiranë-Elbasan dhe i gjithë aksi nga Tirana në Vlorë”,-shkruan Rama. Postimi i plotë Drejt përfundimit punimet për ndërtimin e Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut, përmes…

Read More

Pas Alketa Vejsiut, reagon edhe gazetari Bledi Strakosha, i cili u shkarkua nga puna në RTSH më 6 dhjetor të 2023. Ai thotë se ndihet mirë për dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizonit Shqiptar, Alfred Peza. ”Më 6 shjetor më hoqi mua, me 6 shtator iku vet…ka Zot”, shkruan Strakosha në postimin e tij në rrjetet sociale. Më parë reagoi edhe Alketa Vejsiu, të cilës Peza i kishte hequr drejtë njerkën nga puna, ndërkohë që kjo e fundit kujdesej spitaleve për të atin e Vejsiut, që ndërroi jetë vetëm pak muaj më parë. View this post on Instagram…

Read More

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabku folet rreth situatës në PD dhe aksionit të ri. Për të debati i brendshëm në PD është ezauruar dhe tashmë është koha që energjitë të fokusohen tek qytetarët, tha ajo. Tabaku shton edhe se PS ka tentuar të përfitojë nga situata në PD dhe debati i brendshëm që ata kanë pasur, por kjo tashmë ka përfunduar. ”Është e vërtetë që ka nisur një diskutim politik dhe ajo që kam kërkuar prej kohësh është për të shkuar në terren dhe për të folur me njerëzit. Ka qenë një periudhë tranzicioni për PD, besoj që është…

Read More

Në një kohë që krimi ka marrë përmasa të frikshme, me vrasje barbare dhe që vënë në rrezik sigurinë e një vendi të vogël, kërkon një Rilindje të Policisë së Shtetit. Në 36 ditë në krye të Ministrisë së Brendshme, Ervin Hoxha po shkakton tërmet në Policinë e Shtetit, pasi do të ketë një drejtim të ri, me dorëheqjen e Muhamet Rrumbullakut. Në vend të Rrumbullakut përkohësisht i komanduar do jetë zv.drejtori i përgjithshëm Sokol Bizhga ndërsa kreu i ri policisë së shtetit dhe drejtuesit e rinj të qarqeve do të zgjidhen në javët në vijim në bazë të meritës…

Read More

Tashmë është fakt! Erdogan ka marrë kontrollin e Komunitetit Musliman Shqiptar me puçin e Edi Ramës. I gjithë ky operacion është ekzekutuar këto ditë në mungesë të ambasadorit të ri të SHBA në Tiranë, i cili sipas gjasave, edhe mund ta anulojë të gjithë procesin. Po çfarë ka ndodhur realisht? Bujar Spahiu, kreu i Komunitetit Musliman Shqiptar ka vendosur që xhamia e Namazgjasë të menaxhohet veçmas nga KMSH, por nën hyqmin e Muftinisë së Tiranës, në krye të të cilës, është një klerik i afërt me Ankaranë. Muftiu i Tiranës Bilal Teqja, drejton një fondacion që është edhe një OJF…

Read More