Author: tirana

Analisti Andi Bushati i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, foli për zgjedhjet e vitit 2025. Ai tha se rezultati i zgjedhjeve është i ditur, që tani dhe Rama do të marrë mandatin e katërt, ndaj nuk ka garë apo rivalitet mes palëve. Sipas analistit, e vetmja e panjohur në zgjedhje është nëse Rama do të marrë 84 mandate apo jo. “Gjithçka është mbyllur. Është e para herë që nuk kam asnjë kuriozitet dhe emocion për zgjedhjet. Nëse do të mendojmë se do të kemi garë, mund të kemi garë, që a do të arrijë opozita të ruajë…

Read More

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka i cili së bashku me Flamur Nokën do të drejtojnë fushatën e PD-së për zgjedhjet në 2025, tha se nuk do ta marrë dhe do ta braktisë mandatin e deputetit nëse Edi Rama fiton sërish zgjedhjet. Ai shtoi se të gjithë kanë detyrën për të ngritur shqiptarët në revoltë dhe të krijojë një qeveri teknike si dhe lirimin e Berishës që është në arrest politik. Një bast i fortë nga Paloka. ”Unë nuk e dua dhe të mendoj që të jem në Parlament që drejtohet nga Edi Rama. Edhe këto 4 vite…

Read More

Dje në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, u caktuan 12 drejtuesit politikë në 12 qarqet për zgjedhjet parlamentare në 2025. Sali Berisha e hoqi nga drejtimi i qarkut të Korçës, deputeti Edmond Spaho ka reaguar në një postim në Facebook. Sapo thotë se nën kryesimin e tij, janë fituar çdo zgjedhje në Korçë, duke përmbushur çdo detyrë. Në mbledhjen e Kryesisë ditën e djeshme, Spaho nuk e fshehu pakënaqësinë e tij për këtë vendim që më parë e mori nga mediat, ku u zëvendësua nga Ivi Kaso. Reagimi i plotë -Në 2003 drejtova fushatën për Bashkinë Korçë dhe fituam. -Në…

Read More

Sali Berisha nga banesa ku qëndron në izolim që prej 30 dhjetorit 2023, bëri një tjetër denoncim të fortë në lidhje me aktivitetin kriminal të bandave dhe transferimin nga Dubai të 3 miliardë eurove dhe pastrimin e tyre. Po ashtu Berisha ka bërë thirrje për protesta me synimin krijimin e qeverisë teknike. Sipas tij, kjo është e vetmja rrugë për rotacion politik dhe ardhjen e opozitës në pushtet. ”Të dashur miq, shtatori është muaji i opozitës. Nuk mund të pranojmë kurrë më që këta kriminelë, këta bashkëpunëtorë të bandave më të rrezikshme të Europës, vetëm njëri prej tyre ka transferuar…

Read More

Nesër (e premte) do të hapet gara për kreun e ri të Policisë së Shtetit, edhe pse Muhamet Rrumbullaku është ende në detyrë. Ministria e Brendshme do të ftojë të gjithë personat që përmbushin kriteret për të aplikuar për këtë pozicion. Kjo lëvizje sipas ”TCH”, mbetet me e dyshimtë pasi deri më tani, Muhamet Rrumbullaku nuk ka dhënë dorëheqjen dhe as nuk i është komunikuar shkarkimi ( të paktën publikisht). Këto 36 ditë në detyrë, Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha i ka përdorur për të hartuar një mori me ndryshime të thella në Ministrinë që drejton. Priten ndryshime të shumta…

Read More

Donald Trump ka konfirmuar edhe njëherë se dëshiron ta ketë Elon Musk pjesë të administratës së tij. Kandidati republikan për president, njoftoi sot se nëse rizgjidhet do të krijojë një komitet për të vlerësuar dhe kontrolluar punën e qeverisë, duke shtuar se Elon Musk i cili kishte sugjeruar krijimin e këtij komiteti, ka pranuar edhe ofertën për ta drejtuar atë. Ish-presidenti ka folur me stafin e tij për javë të tëra për idenë e formimit të një komiteti për të mbikëqyrur efektivitetin e punës së qeverisë, thanë njerëz me njohuri për ato bisedime. Sot ishte hera e parë që ai…

Read More

Në kushtet kur pritet mos kandidimi më shumë se gjysmës e deputetëve aktual socialist, një pjesë e mirë e tyre do të zëvendësohen përmes aplikantëve në platformën “Deputeti që duam”. Kjo platformë e cila do të jetë e hapur deri në fund të shtatorit, drejtohet nga ministrja Bora Muzhaqi dhe përbehet nga një ekip, ku është edhe Romina Kuko, sekretare për marrëdhëniet me jashtë në PS, e cila në një intervistë për gazetarin e ”Top Channel”, tregon shkallën e interesit deri më tani, të atyre që duan të bëhen deputet nën siglën e socialistëve. ”Kjo është hera e dytë që…

Read More

Rikthehen grevat në Itali. Mund të ketë shqetësime për ata që udhëtojnë nga e shtuna e 7 shtatorit deri të hënën në 9 shtator për shkak të një sërë protestash të cilat do të prekin avionët, trenat dhe transportin publik lokal. Në 7 shtator është planifikuar një grevë 4-orëshe, e cila do të përfshijë transportin ajror në Itali, ndërsa të dielën në 8 shtator sindikata Usb Lavoro Privato ka shpallur një protestë 23-orëshe ku do të përfshihet i gjithë sektori hekurudhor, ndërsa të hënën më 9 shtator u shpall mobilizimi kombëtar i transportit publik lokal.

Read More

Jetona Koçibelli, autorja, moderatorja dhe gazetarja e Top Channel është nga sot Drejtore e qendrës për hapje dhe dialog pranë Agjencisë për dialog dhe komunikim, Këshilli i Ministrave, Tiranë. Si një estete dhe kritike arti, ajo ka një ndjeshmëri të veçantë ndaj së bukurës dhe artit. Ajo është gjithashtu njohëse shumë e mirë e kulturës, artit, letërsisë, dhe politikës shqiptare. Gjatë karrierës së saj, Jetona ka kontribuar në krijimin dhe zhvillimin e dokumentarëve historikë dhe artistikë. Ajo zotëron gjuhët angleze dhe italiane me një nivel të lartë.

Read More

Shtëpia e Bardhë i bën thirrje presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, që të mos ndërhyjë më në zgjedhjet presidenciale në SHBA, pasi ai shprehu mbështetjen e tij për nënpresidenten amerikane, Kamala Harris. “Të vetmit njerëz që pritet të përcaktojnë se kush do të jetë presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara janë populli amerikan dhe ne do ta vlerësonim shumë nëse zoti Putin do të ndalonte së foluri për zgjedhjet tona dhe do të ndalonte ndërhyrjen”,-tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby. Duke folur në Forumin e Euroazisë Lindore në qytetin rus Vlladivostok të…

Read More

Vetëm 36 ditë ka si ministër i Brendshëm, dhe Ervin Hoxha po bën ndryshime të thella në Ministrinë që drejton. Priten ndryshime të shumta në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, duke përfshirë të gjithë zinxhirin drejtues dhe drejtuesit e drejtorive vendore. Sipas ”TCH” priten ndryshime edhe në drejtimin e drejtorive në varësi të Ministrisë së Brendshme. Këto do të vijnë në një kohë që situata e rendit është në alarm, me vrasje dhe krime të shumta, pothuajse çdo ditë.

Read More

Nga 1 tetori pensionistët në vendin tonë do të marrin afërsisht 20 mijë lekë të vjetra më shumë dhe më konkretisht 1910 lekë të reja. Eksperti i çështjes së pensioneve Kujtim Hoxha analizoi fondet e alokuara nga qeveria jo vetëm për të moshuarit. Sipas tij nga dy fondet që janë për pensionistët njëri prej tyre është për shpërblimin e fundvitit dhe tjetri për indeksimin e pensioneve. “Më buxhetin 2024 janë alokuar dy fonde për pensionistët; një fond prej 3.1 miliardë lekë që është miratuar për shpërblimin prej 50 mijë lekësh të vjetra që do e marrin në fund të vitit.…

Read More