Nga 1 tetori pensionistët në vendin tonë do të marrin afërsisht 20 mijë lekë të vjetra më shumë dhe më konkretisht 1910 lekë të reja. Eksperti i çështjes së pensioneve Kujtim Hoxha analizoi fondet e alokuara nga qeveria jo vetëm për të moshuarit. Sipas tij nga dy fondet që janë për pensionistët njëri prej tyre është për shpërblimin e fundvitit dhe tjetri për indeksimin e pensioneve.
“Më buxhetin 2024 janë alokuar dy fonde për pensionistët; një fond prej 3.1 miliardë lekë që është miratuar për shpërblimin prej 50 mijë lekësh të vjetra që do e marrin në fund të vitit. Pjesa tjetër është 1.3 miliardë që është për indeksimin e pensioneve. Indeksimi pritet në 1 tetor dhe mesatarisht sesi do të ndahet kjo 1910 lekë të rinj. Ky është indeksim jo rritje se mbulon inflacionin e çmimeve te një viti më parë rritje quhet kur merr iniciativë për të kaluar mbi inflacionin”.
Duke komentuar njoftimin e ministrit Malaj për rishikimin e skemës së pensioneve brenda tetorit, eksperti thekson në A2 se ka ardhur koha për ndryshimin e ligjit, por sipas tij duhet një ligj dinjitoz për qytetarët, që të plotësojë mangësinë mes të ardhurave dhe shpenzimeve. Sipas tij invalidët janë grupi më i diskriminuar. ”Mua nuk më pëlqen që qeveria është hermetike për të dhënë informacion apo për të diskutuar me grupet e interesit.
Invalidët janë grup i diskriminuar, kanë 65 mijë invalidë që marrin kempe mizerabël aq sa ka tetraplegjikë e paraplegjikë”. Hoxha i cilëson propagandë deklaratat e ministrit të Financave për rishikimin e buxhetit pasi, sipas tij u njoftua para se të mbyllej 9-mujori. Problemi tjetër sipas tij është ndarja e fondeve sipas ministrive mungesa e transparencës.