Esmerald Balla, 30-vjeçari që vrau me armë babanë e tij Enverin në Shënavlash të Durrësit, ka thënë para policisë se e ka kryer vrasjen në gjaknxehtësi e sipër. 30-vjeçari pranoi krimin dhe tha se kishte vepruar në gjaknxehtësi, pasi zbuloi se babai për shkak të marrëdhënieve që kishte me gra jashtë martese kishte prishur kursimet e shtëpisë. Policia nga këqyrja e aparateve celular të autorit ka zbuluar se ai ka pasur kontakte me faqe eskortash që ofrojnë marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës. Djali tjetër i Enver Ballës, pasi është njoftuar se babai ishte larguar nga banesa, është kthyer nga Italia dhe…
Author: tirana
8 muaj para zgjedhje të përgjithshme parlamentare, qeveria Rama ka hapur “thesin” e parave duke i akorduar fondin që i duhen KQZ, ku ky institucion është ulur të shkruajë rregullat që mundësojnë realizimin e votës së emigrantëve. Për ngritjen e sistemit elektronik në aktin normativ të buxhetit të shtetit, i cili është dërguar për miratim në Kuvend, parashikohet një mbështetje financiare prej 250 milion lekësh për ngritjen e platformës. Grupi i punës i ngritur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka gati 20 aktet nënligjore, të cilat pritet ti dërgohen për miratim shume shpejt Komisionit Rregullator. 10 shtatori përcaktohet si afati…
Ukraina përballet me perspektiva jashtëzakonisht të ndryshme nën një presidencë të mundshme të kandidatëve Donald Trump apo Kamala Harris. Ndërsa fushata e zgjedhjeve presidenciale po i afrohet fundit, asnjëri nga kandidatët nuk ka përcaktuar saktësisht se si planifikojnë të merren me luftën e Rusisë kundër Ukrainës. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anita Powell, ekspertët thonë se në të njëjtën periudhë, vetë beteja në Ukrainë ka ndryshuar rrënjësisht, duke i dhënë më shumë pushtet Ukrainës në përcaktimin e fatit të saj. Analistët kanë qëndrime të ndryshme për të ardhmen e Ukrainës nëse kandidati republikan për President Donald Trump fiton…
Që pas mbarimit të ”Big Brother Albania Vip 3”, Heidi Baci u shfaq rrallë e më rrallë në ekran. Ajo u tha se u nda nga Romeo Veshaj, pasi nuk bëri asnjë urim në përvjetorin e tij të lindjes, ndonëse muajt e fundit i kanë kaluar vazhdimisht bashkë. Ajo duket se ndodhet në Shqipëri dhe se do të nisë një jetë të re atje. Kryefjala së fundmi ka siguruar një fotografi të biondes, gjersa u pa në ambientet e Top Channel. Ajo do të bëjë audicionet për të qenë një nga moderatoret e programit “Portokalli”. Pritet të shihet nëse kjo…
Në ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shërbeu drekën për njerëzit në nevojë, në qendrën Komunitare që mban emrin “Gonxhe Bojaxhi”. Në fjalën e tij, Veliaj falenderoi të gjithë ata që zgjedhin të shërbejnë edhe në ditë pushimi. “Ne u shërbejmë atyre që kanë nevojë, jo vetëm një vakt, por edhe dashuri, vëmendje, një krah për t’u mbështetur, një vesh për t’u dëgjuar. Dua të falenderoj të gjithë punonjëset tona sociale, që bëjnë një punë të jashtëzakonshme. Dua të falenderoj të gjithë psikologët, mjekët, ndihmësit në qendrat tona sociale dhe të gjithë njerëzit…
8 muaj para zgjedhjeve parlamentare të 2025, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardh i cili do të jetë edhe drejtues politik në qarkun e Fierit, ka folur rreth rrugës që do të ndjekë PD për të fituar. Ai thotë se strategjia do të ketë dy drejtime; e para aksioni politik për të imponuar garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe nga ana tjetër dhe organizimin e partisë për zgjedhjet e ardhshme. ”Së pari, sjellja në parlament diktohet nga sjellja e mazhorancës në raport me çështje të interesit publik apo me të drejtat e opozitës. Padyshim që…
Presidenti Bajram Begaj, ndodhet në Estoni në vijim të vizitave shtetërore që ka ndërmarrë në Republikat Baltike. Ai u prit me një ceremoni shtetërore në pallatin presidencial Kadriorg në Talin nga homologu estonez, Alar Karis, me të cilin zhvilloi takimin kokë më kokë dhe më pas atë me praninë e delegacioneve përkatëse. Forcimi i marrëdhënieve dypalëshe, finalizimi i procesit për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, zgjerimi i Unionit në Ballkanin Perëndimor, bashkëpunimi për sigurinë kibernetike, Ukraina dhe reagimi kundër agresionit rus, ishin në fokus të bisedës në takimin kokë më kokë mes Presidentëve të dy shteteve. Begaj shprehu besimin se…
Nga Skënder Minxhozi Nëse rotacioni i pushtetit në një vend me elitë politike të bllokuar do të vinte nga spostimi i disa emrave nga një qark në tjetrin, Partia Demokratike do t’i kishte fituar zgjedhjet kohë më parë. Në eksperimentet e tij “të kastruara” partiake, Lulzim Basha ka provuar në të shkuarën të bëjë thuajse çdo lëvizje të imagjinueshme në listën e drejtuesve politikë të qarqeve. Të gjitha figurat kryesore të PD, me fare pak përjashtime, kanë provuar tashmë shijen e spostimit nga një anë e vendit në tjetrën, por sërish i vetmi variabël i palëvizshëm ka qenë që Rama…
Kasaforta me 75 mijë euro, është shkaku që çoi në krimin më monstruoz në Shën Vlash të Durrësit. Enver dhe Esmerald Balla u përfshinë në një sherr që degradoi deri në vrasjen e 62-vjeçarit nga dora e të birit, i cili më pas inskenoi edhe zhdukjen e tij. Në pranga ka rënë edhe shoku i Esmerald Ballës, i cili e ndihmoi të hedhë trupin e viktimës në pus. Paratë familja kishte kursyer ndër vite nga puna kryesisht në blegtori dhe prej vitesh shisnin edhe qumësht në lagjet e Durrësit. Djali Esmerald Balla po ndërtonte një shtëpi të re pranë asaj…
Kanë 11 vite në opozitë, dhe tashmë 8 muaj përpara zgjedhjeve parlamentare të 2025, kryesia e Partisë Demokratike ka caktuar drejtuesit politik të saj në 12 qarqet e vendit. Fushata elektorale do të drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka dhe kreu i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka. Qarku më i madh në vend, ai i Tiranës i është besuar Belind Këlliçit, i cili ishte edhe kandidati përballë Erion Veliajt në garën për bashkinë e Tiranës. Gazment Bardhi, i cili mban edhe detyrën e kreut të grupit parlamentar të demokratëve, do të drejtojë qarkun e Fierit. Oerd Bylykbashi do jetë në…
Në Qendrën Kombëtare të Monitorimit të Trafikut po kryhen punimet e fundit për instalimin e sistemeve kompjuterike, përmes së cilave do të kryhet monitorimi 24 orë në 7 ditë të javës i disa prej akseve rrugore kryesore të vendit. Do të nisë fillimisht monitorimi i 200 kilometrave të para ku përfshihet aksi rrugor Tiranë-Elbasan, i gjithë aksi nga Tirana deri në Vlorë, si dhe segmenti Vorë – aeroporti i “Nënë Tereza”, për të vijuar më tej edhe me segmentet e tjera rrugore. Kjo Qendër do të ketë pjesë të saj punonjës nga ARRSH, DPSHTRR, Policia e Shtetit, Ministria e Mbrojtjes,…
Banorët e prekur nga tërmeti në Kombinat dhe lagjen “5 Maji” do të futen në shtëpitë e reja brenda vitit. Në inspektimin e punimeve për pallatet e reja në Kombinat, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se tashmë puna është afër fundit. “Po punohet dhe jemi afër fundit. Për ato që kanë mbaruar më përpara, do të hedhim shortin, i cili do të organizohet njësoj si me shtëpitë te “5 Maji”. Pra, fëmijët e familjeve zgjedhin me short apartamentin ku do të banojë. Të ketë kismetin dhe sipas riskut që i takon. Ne do të sigurohemi që këtë…