Author: tirana

Dhimbjet në familjen Balla nuk kanë të sosur. Një plagë e madhe është hapur. Enver Balla u vra nga djali i tij Esmerald Balla, i cili pas aktit të rëndë trupin ia hodhi në pus. Viktima kishte katër fëmijë, tre djem dhe një vajzë, ndërsa bashkëshortja i kishte ndërruar jetë para 3 vitesh. Vajza e të ndjerit, njëkohësisht motra e autorit ka reaguar pas ngjarjes së rëndë përmes një postimi në Facebook. ”Më zgjo nga kjo ëndërr e zezë o Zot, unë akoma s’e kam kaluar humbjen e mamit dhe tani ike edhe ti o bush. O babi të lutem,…

Read More

4 persona raportohen të vdekur si pasojë e një sulmi me armë në një shkollë të mesme në Georgia të SHBA-së, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur. Një person është arrestuar, ka thënë në një deklaratë Zyra e Sherifit të Qarkut Barrow. Autori i masakrës është një 14-vjeçar, por nuk dihet ende nëse ishte apo jo nxënës në shkollë. Policia nuk ka dhënë asnjë detaj për autorin e këtij sulmi. Një person u transportua me një helikopter mjekësor që kishte zbritur në shkollë.

Read More

Shqiptari i Bayer Leverkusen, Granit Xhaka është në listën e 30 futbollistëve më të mirë të vitit 2024 dhe ka mundësi për të fituar “Topin e Artë”, trofeun më prestigjoz individual për sportistët në botë. Ceremonia e ndarjes së Topit të Artë do mbahet më 28 tetor në Paris, ku do mblidhen personalitete të njohura nga bota e futbollit për të nderuar më të mirët e vitit.

Read More

Partia Demokratike nën drejtimin e sekretarit të Përgjithshëm, Flamur Noka ka mbledhur Kryesinë e Partisë si dhe janë bërë me dije se kush do të jenë drejtuesit politikë në 12 qarqet e vendit, në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 2025. Politikani Edvin Kulluri tha se ekipi është i njëjtë, dhe rezultati nuk pritet që të jetë ndryshe nga zgjedhjet e kaluara. ”Është i njëjti ekip pune, të njëjtët njerëz, pse duhet që të ndryshojë rezultati këtë herë. Nëse dikush pret që Rama të qeverisë më mirë nuk mund të qeverisë më mirë se kaq. Ata thonë ky ishte më i…

Read More

Këngëtari shkodran Luiz Ejlli dhe fenomeni i ”Big Brother Albania Vip 2” ka emocionuar ndjekësit e tij me një moment të veçantë familjar. Ai ka ndarë në Instagram një video ku shihet duke shijuar kohën e lirë me partneren e tij, Kiara Tito, dhe vajzën e tyre, Lunën. Në këtë video të ëmbël, Luiz shihet duke luajtur me vajzën e tij në një pishinë, ndërsa vogëlushja Luna është e ulur mbi një komardare. View this post on Instagram A post shared by Luiz Ejlli (@itsluizejlli)

Read More

Sali Berisha u ka prerë shpresat deputetëve demokratë për vende të sigurta në listat e PD në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025. Teksa ndodhet në izolim në banesë që prej 30 dhjetorit 2023, deputetët do të zgjidhen me primare nga anëtarësia. ”Asnjë demokrat nuk duhet të imagjinojë se një parti e lirive dhe të drejtave të qytetarëve do mund t’i lejonte vetes t’i bëhej shkak që ajo e drejtë themelore kushetuese t’ju mohohej qytetarëve shqiptarë në kohën që ajo e kishte shpallur publikisht atë që nga viti 2012 e në vazhdim”,-tha Berisha.

Read More

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku thotë se procesi i legalizimeve të objekteve të banimit do të kryhet edhe me ndihmën e bashkive. Për të njësitë vendore do të caktojnë zonat prioritare dhe do t’i ndihmojnë qytetarët me plotësimin e dokumenteve. ”Bashkitë do të luajnë rol të rëndësishëm në procesin e legalizimeve të objekteve të banimit”, shkruan Mazniku, teksa shton se bashkia do të caktojë zonat prioritare për procesin e legalizimeve. Ministri nënvizoi se bashkia do të ndihmojë qytetarët për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm. Gjithashtu, bashkia do të lehtësojë komunikimin mes qytetarëve dhe Agjencisë Shtetërore të Kadastrës…

Read More

Presidenti izraelit Isaac Herzog, do të vizitojë Serbinë dhe Shqipërinë më 11 shtator. Herzog pritet të takohet me homologët e tij Aleksandar Vuçiç dhe Bajram Begaj. Kreu i shtetit hebre do të zhvillojë edhe një takim me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Drejtori i CIA-s William Burns ishte në Serbi dhe Kosovë, muajin e kaluar dhe u takua me homologun e tij serb. Të dy diskutuan, ndër të tjera, për situatën e sigurisë në Izrael

Read More

Flamur Noka do të jetë në krye të fushatës së Partisë Demokratike në gjithë Shqipërinë për zgjedhjet e përgjithshme në 2025. Ai do të ndihmohet nga Albana Vokshi si kryetare e Lidhjes së Gruas dhe Besar Xhaferri, kryetar i Forumit Rinor. Partia Demokratike u mblodh pasditen e së mërkurës në selinë blu nën drejtimin e Sekretarit të Përgjithshëm Flamur Noka dhe me adresimin e Sali Berishës nga shtëpia e tij, ku po qëndron i izoluar me vendim të Gjykatës së Posaçme që prej 30 dhjetorit. Aksioni opozitar dhe bashkimi i demokratëve janë në fokus të mbledhjes, në nisje të sezonit…

Read More

Fqinja e familjes Balla në Shënavlash të Durrësit, ku djali i vogël i shtëpisë, Esmerald Balla vrau babanë e tij, Enver Balla dhe e më pas e hodhi në pus, ka treguar se kurrë nuk kishte dëgjuar për ndonjë konflikt në këtë familje. Sipas saj viktima së shpejti do të martohej, pasi gruaja e parë i kishte vdekur. ”Asnjëherë nuk kam dëgjuar ndonjë konflikt në atë familje, fëmijët u martuan dhe vetë Enveri do të martohej, pasi gruaja e parë i kishte vdekur. Më tha që do të gjente një grua për shtëpi. Mund të ketë më shumë se dy…

Read More

Aktori i njohur turk, Erkan Petekkaya, një nga figurat më të rëndësishme të ekranit, ka zgjedhur që të takojë disa ditë pushime në Shqipëri. Petekkaya ka vizituar bregdetin e Vlorës si dhe Tiranën dhe mesa duket është mahnitur edhe nga mikëpritja e njerëzve. Ai ka publikuar në video në Instagram nga Tirana, ku shkuan se qyteti është i mrekullueshëm po aq sa edhe njerëzit. Ndër të tjera ai shkruan se gjatë pushimeve në Shqipëri është ndjerë si në shtëpinë e tij. View this post on Instagram A post shared by Erkan Petekkaya (@erkanpetekkaya)

Read More

Partia Demokratike nën drejtimin e sekretarit të Përgjithshëm, Flamur Noka ka mbledhur Kryesinë e Partisë si dhe janë bërë me dije se kush do të jenë drejtuesit politikë në 12 qarqet e vendit, në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 2025. Duke iu drejtuar anëtarëve të Kryesisë përmes një lidhje në Skype nga banesa ku është në izolim që prej 30 dhjetorit, kryetari Sali Berisha bëri një rezyme të sfidave që PD ka kaluar në vitet e fundit dhe vlerësoi faktin që palët janë bashkuar. ”Mblidhemi në një moment vendimtar të historisë së PD. Mblidhemi në një moment kur kjo Kryesi…

Read More