”Nuk kam konflikte me askënd”, tha Kastriot Elezi që dyshohet se ishte shënjestra e atentatit të një ditë më parë në zonën e ”Don Boskos”, të martën. ”Po pija kafe poshtë shtëpisë me Ronaldon, sikurse bëj pothuajse çdo ditë. Nuk kam asnjë angazhim në ditën time, sepse jam i papunë. Autorët nuk i pashë, nuk di të them kush më ka qëlluar, sepse unë nuk kam konflikte me askënd dhe nuk ruhem. Dal çdo ditë në kafe dhe në rrugë”, është shprehur ai. 45-vjeçari rezulton me precedent të mëparshëm penal. Tre persona dyshohet se ishin të përfshirë në atentatin në…
Author: tirana
45-vjeçari Bledar Trëndafili, i cili i hodhi benzinë dhe më pas i vuri zjarrin bashkëshortes së tij Melisa Trëndafilit 31-vjeçare, vijon që të jetë në kërkim nga Policia e Shtetit. E gjithë ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkaqe xhelozie, ndërsa çifti prej rreth katër muajsh jetonin të ndarë. 45-vjeçari për dëshmitarët njihej si një person i cili konsumonte shpesh alkool dhe manifestonte sjellje agresive. Ndërsa ditën e ngjarjes, pasi i ka vënë flakën bashkëshortes është larguar i qetë në drejtim të padiur. Çifti nuk ka regjistruar pranë Gjykatës së Korçës, çështjen për shkurorëzim, edhe pse prej 4 muajsh që…
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka vizituar sot Melisa Trëndafilin, 31-vjeçaren nga Korçë e cila po merr shërbim të specializuar shëndetësor në repartin e Shërbimit të Djegie-Plastikës në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” pasi dy ditë më parë bashkëshorti i saj tentoi ta digjte me benzinë. Ministrja Koçiu bën me dije se gjendja shëndetësore e Melisës është jashtë rrezikut për jetën, me parametra normale, por që do të vazhdojë të jetë në ndjekje dhe monitorim nga stafit i mjekëve në QSUNT deri në stabilizimin e plotë të saj. Në një postim në rrjetet sociale, ministrja Koçiu ka…
Një zjarr i përmasave të mëdha është shfaqur në zonën industriale të Bradasheshit, pranë ish-Metalurgjikut në Elbasan. Bëhet fjalë për një punishte të përpunimit të plastikës. Autoritetet kanë shkuar në vendngjarje, dhe nuk raportohet të ketë persona të lënduar. Ekipet zjarrfikëse kanë nisur punën për lokalizimin dhe shuarjen e vatrës së zjarrit, i cili me sa duket favorizohet nga materiale lehtësisht të djegshme. Elbasan/Informacion paraprak Rreth orës 15:00, në ish-kombinatin metalurgjik, në një fabrikë plastike, ka rënë zjarr, dyshohet prej një shkëndije elektrike. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve,…
4 shtatori është një datë shumë e rëndësishme në historinë e futbollit shqiptar. 20 vjet më parë, Kombëtarja shqiptare fitoi me rezultatin2-1 përballë Greqisë, që paraqitej në stadiumin e atëhershëm “Qemal Stafa” si kampione e Europës në fuqi. Një fitore madhështore në të gjitha drejtimet, që ndezi në mënyrë të jashtëzakonshme ndjenjën kombëtare. Lojtarët festuan në mënyrë të papërmbajtur në fushë pas ndeshjes, ndërsa tifozët i vunë flakën Tiranës me flakadanë dhe brohoritje. Festa zgjati deri në orët e para të mëngjesit, ndërsa nga Greqia vinin lajme të kobshme.
Presidenti Bajram Begaj, në ditën e dytë të qëndrimit në Letoni, zhvilloi një vizitë në komandën e Grupit të Betejës në Kamp Adazi. Begaj u prit me një paradë ushtarake në prani të Ministrit letonez të Mbrojtjes, Andris Spruds, dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Gjenerallejtënant Leonids Kalnins. Kreu i Shtetit zhvilloi një takim me drejtuesit e Kamp Adazi, ku janë të dislokuar Divizioni Shumëkombësh i NATO-s për Veriun, që drejtohet nga Danimarka, si dhe Grupi i Betejës së NATO-s, në kuadër të prezencës së përparuar që drejtohet nga Kanadaja. Presidenti Begaj vlerësoi përkushtimin e kontingjentit të Forcave të Armatosura…
BRUKSEL- Komisioni Evropian ka konfirmuar se nga 10 nëntori 2024 në shtetet e zonës Shengen do hyjë në fuqi edhe kontrolli elektronik i pasaportave për hyrje-daljet e pasagjerëve, që nuk janë shtetas të Bashkimit Evropian. Mësohet se sistemi i hyrjes/daljes (EES) do të jetë një sistem i automatizuar për regjistrimin e udhëtarëve nga vendet e treta, sa herë që kalojnë një kufi të jashtëm të BE-së. Sistemi do të regjistrojë emrin e personit, llojin e dokumentit të udhëtimit, të dhënat biometrike, përfshirë këtu gjurmët e gishtërinjve dhe fotografimin e fytyrës. “Ne po ndërtojmë një sistem të ri mbi ndërveprimin me bazat e të dhënave…
Njoftimi i Policisë: Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh finalizoi operacionin policor të koduar “Operacionalja 16”. Kapet në Kavajë, një 26-vjeçar Viktor Tafa i akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale në Itali, për trafikim të lëndëve narkotike.Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera me partnerët në Itali, në kuadër të planit operacional policor të koduar “Para drejtësisë”, mbi vendndodhjen e një shtetasi shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 16”, kapi në Kavajë…
Pogradec/Informacion paraprak Rreth orës 11:40, në aksin rrugor “Qafë Thanë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Lin, shtetasi A. Xh., 68 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Hyundai”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Shtetasi A. Xh. dhe pasagjerja në automjet, shtetasja K. Xh., po marrin mjekim, në spital, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook artikullin e revistës “Business Traveller”, lidhur me Shqipërinë, e cila e krahason vendin tonë me “Maldivet e Europës”. Shqipëria ka parë një rritje të lartë të numrit të turistëve që zgjodhën të pushojnë dhe vizitojnë vendin, dhe kjo është vënë re edhe nga statistikat e publikuara së fundmi. Megjithatë në artikullin e saj prestigjiozja “Busines Traveller”, shkruan se arsyet për ta vizituar janë të shumta: së pari, bregdeti mahnitës i Adriatikut dhe Jonit, i njohur si Riviera Shqiptare, e cila shtrihet nga qyteti i vrullshëm i Vlorës, përmes qyteteve më të vogla, më…
Është shtyrë mbledhja e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve, ku u diskutua heqja e mandatit të deputetit të PS-së Vullnet Sinaj. Shtyrja e mbledhjes është bërë me kërkesë të Sinajt, i cili kërkon kohë për shqyrtuar informacionet. “Me gjithë këto informacione që keni, duan kohën e vetë që të shqyrtohen nga avokatët. Kërkojmë kohë që të lexojmë një për një faqet. Të kërkojmë prova dhe kam nevojë të marrë kohë, për të sjellë të dhënat e mia për akuzat e kolegut”, tha Sinaj. Ndërsa mbledhja e radhës për mandatitn e deputetit socialist do të bëhet brenda jo më larg se…
Janë zbardhur detaje të reja lidhur me atentatin e ndodhur pasditen e djeshme në zonën e “Don Bosko” në Tiranë, ku mbetën të plagosur dy persona. Si pasojë e të shtënave me armë mbetën të plagosur 22-vjeçari Ronaldo Metushi dhe 45-vjeçari Kastriot Elezi. Ata ishin duke pirë kafe në një lokal kur ndaj tyre u qëllua me breshëri nga një automjet, që më pas u gjet i djegur nga policia. Në pamjet e mëposhtme shihet automjeti tip Golf 5, me të cilën autorët e dyshuar kanë kryer atentatin dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Nga dëshmitë e…