Author: tirana

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula teksa flet për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në 2025 dhe për listat që do të jenë në dorën e kryetarit të partisë, thotë se kolegëve të tij kanë filluar t’i dalin listat në ëndërr. “Garantoj se në ato listat e hapura nuk ka shanse të fitojë askush. I kam bërë unë llogaritë. Sipas zgjedhjeve të vitit 2021, 12 deputetë i bien nga listat e hapura. Unë e përgjysmoj, e çoj te gjashta ose edhe më poshtë. Unë po të jem te lista e hapur, edhe me 30 mijë vota nuk hyj në…

Read More

Një aferë ndërkombëtare dhe njollë për Shqipërinë e quan deputetja demokrate Jorida Tabaku, çështjen e mbetjeve toksike nga Porti i Durrësit. Për të përgjegjësia është e të gjitha instancave shtetërore pjesëmarrëse në këtë procedurë, nga Ministria e Mjedisit te drejtoria e Doganave. ”Kompania prodhon mbetje të tilla, por procesi teknologjik për t’i eliminuar ato ka kosto të lartë dhe kompania zgjedh ta bëjë këtë në rrugë ilegale, duke përdorur portin për t’i nxjerrë nga Shqipëria, korrupsionin me zyrtarë, por edhe qoftë duke falsifikuar dokumente. Unë këtë nuk e di. Por e sigurt është që mbetjet kanë lëvizur ne territorin shqiptar,…

Read More

Një tjetër parti pritet të dalë me më në krye Enkelejd Alibeajn. Për të grupimi i ri politik duhet të mbështesë drejtësinë e re dhe kryesisht SPAK-un. Alibeaj thotë se formacioni i ri politik duhet të konsideroj raportin me partnerët ndërkombëtar siç janë SHBA dhe BE. I pyetur nëse do të jetë Basha pjesë e këtij grupimi, Alibeaj pohoi se Basha nuk e ka përqafuar nismën e tij. Alibeaj nënvizoi po ashtu se janë në përpjekje për të krijuar një grup parlamentar brenda Kuvendit. ”Ia kam kërkuar edhe publikisht kujtdo, jo vetëm Bashës. Kemi bërë betejë që PD mos të…

Read More

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro ka bërë me dije se festimet e Krishtlindjeve në vendin e tij do të nisin që në tetor. “Është shtator dhe që tani ka një atmosferë Krishtlindjesh. Dhe kjo është arsyeja pse këtë vit, në shenjë mirënjohjeje ndaj jush, unë do të dekretoj Krishtlindjet e hershme që nga data 1 tetor”, tha presidenti venezuelian në programin e tij televiziv, pak pasi Prokuroria urdhëroi arrestimin e kandidatit të opozitës, Edmundo González, i akuzuar për krime të lidhura me terrorizmin.

Read More

Edhe këtë të martë banorët e zonës pranë aksit Thumanë-Kashar, kanë dalë sërish në protestë, teksa ende nuk kanë një përgjigje për kërkesën e tyre. Qytetarë të shumtë janë vendosur pranë aksit, ndërsa forcat e policisë nuk kanë arritur t’i ndalojnë nga bllokimi i qarkullimit të mjeteve. Banorët kanë thënë vazhdimisht se ndërtimi i autostradës ka bllokuar aksesin e tyre në rrugën e re dhe ka çuar drejt falimentimit të bizneseve të tyre. Ata duan hyrje-dalje në autostradë për të vijuar aktivitetet e tyre të përditshme.

Read More

Nga data 1 deri më 5 shtator, një delegacion i përbashkët shqiptaro-amerikan i grave në fushën e zbatimit të ligjit është në Çikago me Shoqatën Ndërkombëtare të Grave në Polici 2024. Ambasada e SHBA-së në Tiranë, përmes një postimi në rrjetet sociale, bën të ditur se ato do të përfshihen në seminare dhe trajnime mbi mirëqenien, mentorimin, rekrutimin, udhëheqjen, marrëdhëniet me komunitetin, si dhe diversitetin, barazinë, përfshirjen dhe aksesueshmërinë (DEIA). Postimi i plotë Nga data 1 deri më 5 shtator, një delegacion i përbashkët shqiptaro-amerikan i grave në fushën e zbatimit të ligjit është në Çikago me Shoqatën Ndërkombëtare të…

Read More

Zona e ”Don Boskos” u trondit nga atentati këtë paradite. Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi ishin ulur në lokal duke pirë kafe, kur u qëlluan të paktën 7 herë me armë zjarri. Atentati ndodhi rreth orës 14:15 minuta dhe nga të shtënat të dy personat në fjalë mbetën të plagosur. Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj tha se autoritetet e kishin thuajse të qartë të gjithë dinamikën e ngjarjes. Ai dha pak detaje rreth saj, megjithatë Vocaj zbuloi se 3 kanë qenë personat që morën pjesë në këtë atentat, mes tyre edhe shoferi. Ata udhëtonin me makinë dhe sipas…

Read More

Një furtunë po ndodh në politikën e Ukrainës. Tre ministra kanë dhënë dorëheqjet e tyre në Verkhovna Rada. Ministri i Drejtësisë, Industrive Strategjike dhe Mjedisit të Ukrainës kanë dorëzuar letrat e tyre të dorëheqjes në Parlamentin ukrainas. Kreu i Fondit të Pronës Shtetërore, Vitaliy Koval, njoftoi dorëheqjen e tij. Stefanchuk gjithashtu deklaroi se “letrat e dorëheqjes do të shqyrtohen në një seancë plenare të ardhshme”. Oleksandr Kamyshy, Ministër i Industrive Strategjike, Denis Malyushka, Ministër i Drejtësisë dhe Ruslan Strelets, Ministër i Mbrojtjes së Mjedisit dhe Burimeve Natyrore.

Read More

Fushata e re në Nations League ka nisur me jo pak surpriza sa i përket të përzgjedhurve të tranjerit të ekipit kuqezi, ndërsa FSHF ka menduar t’i japë një tjetër temp kësaj eksperience me fanellat e reja të djemve kuqezi. Në bashkëpunim me sponsorin Macron, qeveria shqiptare e futbollit ka prezantuar modelet e reja, duke treguar se janë ruajtur tre ngjyrat tradicionale, e kuqja, e bardha dhe e zeza për fanellën e tretë.

Read More

Spitali i ri ditor në QSUT, ofron një shërbim të specializuar për rreth 65.000 pacientë, që kanë nevojë për shërbime si dializë, toksikologji, alergologji, dermatologji, reumatologji dhe hematologji. Teksa ka ndarë pamjet, kryeministri Edi Rama shkruan se ky spital ka si risi që të ofrojë trajtime të specializuara pa nevojën e hospitalizimit mbi 24 orë. ”Spitali Ditor në QSUT, Inovacion në Shërbimet Shëndetësore. Ky spital ditor përfaqëson një risi në shërbimin shëndetësor, duke ofruar trajtime të specializuara pa nevojën e hospitalizimit mbi 24 orë. Spitali Ditor kombinon tre shërbime kryesore: Hemodializën, Dializën Peritoneale dhe Transplantin Renal, duke siguruar qasje të…

Read More

Dje (e hënë) pas pushimeve verore, Kuvendi çeli sesionin e 7 të legjislaturës së tij të dhjetë, në një seancë të posaçme që zgjati rreth një orë. Gazetari Mentor Kikia, thotë se palët kanë një qasje për të qenë më bashkëpunuese me njëra tjetrën. ”Nuk duhet të presim që Parlamenti të kthehet në kishë, ku të gjithë të jenë në paqe dhe të luten, Parlamenti është një arenë ku prodhohet politikë dhe ky opozita dhe mazhoranca janë në kontraditë me njëra-tjetrën sepse kjo është demokracia. Ajo që ne na bënë të ndihemi mirë është kur shohim që nuk ka konflikte…

Read More

Presidenti rus Vladimir Putin po viziton Mongolinë, e cila i ka refuzuar thirrjet për ta arrestuar atë pavarësisht se është anëtare e Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Kjo gjykatë, para 18 muajsh, lëshoi një urdhër arresti ndërkombëtar për Presidentin Putin me dyshimin e kryerjes së krimeve të luftës në Ukrainë. Para vizitës, Ukraina dhe Bashkimi Evropian i bënë thirrje Mongolisë t’ia dorëzojë Gjykatës me seli në Hagë udhëheqësin rus. Mongolia kaloi në demokraci në vitet 1990 duke vendosur marrëdhënie edhe me Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, ajo mbetet e varur ekonomikisht nga dy fqinjët e saj shumë më të mëdhenj dhe më të…

Read More