Author: tirana

Tayna dhe Loredana po vijnë me një super-bashkëpunim. Projekti i dy artistëve, pritet të lansohet këtë javë, siç edhe paralajmëroi Tayna gjatë ditës së djeshme përmes një postimi në Instagram. “Kemi një befasi për juve këtë javë”, shkroi reperja në një postim duke publikuar edhe një fotografi nga xhirimet e klipit. Tayna publikoi një sekuencë të shkurtër të klipit nga kënga e re, derisa i parashtroi Loredanës një pyetje: “Kur po e qesim?”. Të njëjtin postim Loredana e ripostoi në llogarinë e saj në Instagram.

Read More

Dy persona mbetën të plagosur në një atentat me armë zjarri në zonën e ”Don Boskos” në Tiranë. Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj për mediat tha se në territorin e komisariatit Nr.5 është gjetur e djegur një makinë që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes. ”Jemi duke kontrolluar në të gjithë zonën për kamerat e sigurisë në biznese dhe ato publike. Në territorin e Komisariatit Nr. 5 është gjetur një automjet i djegur, që ka përputhshmëri me atë të përdorur nga autorët, janë identifikuar targat që nuk janë të vjedhura, por numri i shasisë nuk përputhet…

Read More

Lufta e Vlorës nisi më 5 qershor 1920 dhe u zhvillua në mënyrë frontale. Përballë ushtrisë italiane, u vunë forcat shqiptare, të grumbulluara mbi baza vullnetare. Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha shkruan për këtë 104-vjet, ku shpreh mirënjohjen për dëshmorët dhe heronjtë. ”3 Shtator 1920-3 Shtator 2024, 104- vjet nga Lufta e Vlorës. Sot, më datë 3 shtator, mbushen 104 vjet nga fitorja e Luftës së Vlorës në vitin 1920. Lufta e Vlorës ishte një seri betejash, e filluar nga Kuvendi i Bacallasë së Dukatit më 29 maj 1920, ku u mor vendimi për t’iu përgjigjur me luftë të armatosur…

Read More

Akademia politike e Partisë Socialiste ka nxjerrë në terren studentët që sapo përfunduan me përkushtim e sukses kurset e edicionit të parë. Kryeministri Edi Rama ka ndarë momente me të rinjtë që ndoqën Akademinë Politike të PS-së. Partia Socialiste hapi më 9 prill aplikimet për regjistrime në Akademinë Politike. Pjesëmarrja në këtë akademi konsiderohet një eksperiencë të re për të rinjtë e të rejat që duan më tepër njohuri mbi zhvillimet e lëvizjeve të partive progresiste dhe sigurisht të PS-së. Përmes pjesëmarrjes në këtë akademi të rinjtë fitojnë një eksperiencë të re duke mësuar më shumë mbi historinë, idetë, zhvillimet…

Read More

Dje nisi punën Kuvendi dhe kreu i ri grupit parlamentar të PS-së, Niko Peleshi në një intervistë për ”TCH”, tregon detaje te reja për iniciativën e qeverisë ku përfshihet parlamenti për shtimin e transparencës dhe komunikimit me qytetarët. I thatë parlamentit dje se qeveria shqiptare po punon për të formuluar një ambicie të re sa i përket transparencës. Për çfarë bëhet fjalë? Niko Peleshi: Me Kryesinë e grupit, kemi marrë pjesë në një takim të zgjeruar që bëri të dielën qeveria shqiptare, ku ndër të tjera, kryeministri Rama shprehu vullnetin dhe ambicien për të ngritur në një nivel tjetër transparencën…

Read More

Papa Françesku mbërriti në kryeqytetin indonezian Xhakara. Ai pritet të adresojë shqetësimet ambientaliste dhe rëndësinë e dialogut ndërfetar gjatë vizitës 12 ditore ku do të ndalojë edhe në Papua Guniea e Re, Singapor dhe Timor-Leste, i vetmi nga 4 vendet që dominohet nga katolikët. Ky është një udhëtim veçanërisht sfidues për një njeri që mbush 88 vjeç në dhjetor, dhe që është përballur me një sërë problemesh shëndetësore. Azi Paqësori është një prej të paktave vende në botë ku Kisha Katolike porritet në aspektin e besimtarëve të pagëzuar dhe vokacioneve fetare. Që prej zgjedhjes së tij në 2013, Françesku i…

Read More

BinBin, operatori i parë i mikromobilitetit në Tiranë, ka filluar zyrtarisht operacionet, duke ofruar një zgjidhje inovative dhe të qëndrueshme për lëvizshmërinë urbane. Kompania turke, me selinë në Stamboll, synon të transformojë mënyrën se si qytetarët lëvizin në qytet, duke sjellë një alternativë të re dhe miqësore me mjedisin ndaj metodave tradicionale të transportit. BinBin është një kompani private që operon në pesë shtete dhe 17 qytete, duke ofruar skuterë elektrikë për të ndihmuar në reduktimin e trafikut dhe ndotjes së mjedisit. Kompania bashkëpunon me autoritetet lokale për të siguruar që shërbimet e saj përputhen me rregulloret e qytetit dhe…

Read More

Krimi gjodet sërish në Tiranë. Një plagosje me armë është shënuar në zonën e “Don Boskos”. Kanë mbërritur të plagosur Kastriot Elezaj 45-vjeçari dhe Renaldo Metushi 22-vjeçari. Metushi ka plumb në këmbë, ndërsa Elezaj ka plumb në gjoks. Policia ka rrethuar zonën dhe po kryen veprimet e para hetimore. ”Më datë 03.09.2024, në Don Bosko, në afërsi të OSHEE, janë plagosur me armë zjarri shtetasit K. E., 45 vjeç, dhe R. M., 22 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen…

Read More

Pagat minimale dhe maksimale për punonjësit e pushtetit vendor do të rriten nga 40% deri në 120%. Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku thotë se reforma e pagave është shumë e rëndësishme për pushtetin vendor. ”Reforma njëson klasifikimin e pozicionin e punës me administratën qendrore, duke i rritur pagat në mënyrë domethënëse”, tha Mazniku. Për më tepër, ministri theksoi se profesionistët do të paguhen njësoj pavarësisht madhësisë së bashkisë ku punojnë. ”Do të riorganizohet struktura e bashkive duke sjellë më shumë cilësi shërbimesh për qytetarët. Stafet e bashkive do të rikonstruktohen në mënyrë që të kenë shërbime më…

Read More

Melisa Trëndafili, 31-vjeçe, u dogj me benzinë nga bashkëshorti në proces divorci, ndodhet në spitalin e djegie-plastikës në QSUT, prej 31 gushtit kur ndodhi ngjarja e rëndë në Korçë. Ajo është në gjendje të mirë shëndetësore, koshiente dhe duke u rikuperuar nga djegiet, një proces që gjithsesi do të kërkojë kohë, pasi Melisa ka plagë të thella në gjymtyrë. Bashkëshorti i saj Bledar Trëndafili është ende në arrati. Për motive xhelozie, 45-vjeçari i kërkoi gruas të dalë nga banesa ku jeton me qira me dy fëmijët, i hodhi benzinë në trup dhe i vuri flakën. Ndihmën e parë, gruas së…

Read More

Dhuna në familje, kryesisht ndaj grave që shkuan deri në tentativa të paimagjinueshme të djegies, kanë rikthyer problematikën e funksionimit të mekanizmave mbrojtëse që parashikohen në ligjin shqiptar. Për mjeken psikiatre këto raste më shumë se sa probleme të shëndetit mendor, janë pjesë e formimit të individëve dhe zbehjes deri në injorim të rolit të familjes. Ndërsa nënvizon se mekanizmat mbrojtëse të institucioneve ligjzbatuese nuk funksionojnë dhe nuk garantojnë mbrojtje. ”Familja po degradon në ngjarje të tilla dhune, në marrëdhëniet e ngushta familjare, edhe për arsye krejt banale, ku vëmendjen do ta tërhiqja në organet ligjore. Atje ku kërkohet ndihma,…

Read More