Author: tirana

KORÇË- Një i paraburgosur në IEVP Korçë ka ndërruar jetë ditën e sotme. Bëhet fjalë për Aurrel Sabriun, i cili ishte arrestuar më 22.05.2024 për dhunë në familje. Mësohet se pas takimit me të atin, Sabriu humbi ndjenjat në dhomën e tij dhe u transferua në Reanimacionin Qendror në QSUT për shkak të problemeve kardiake ku për pasojë humbi edhe jetën. Njoftimi i policisë: I paraburgosuri Aurrel Sabriu ka ndërruar jetë sot, më datë 04.09.2024, rreth orës 10:30, në Reanimacionin Qendror të QSUT-së. Shtetasi i paraburgosur ishte shoqëruar në Spitalin Rajonal Korçë, pasi humbi ndjenjat në dhomën e tij pas takimit…

Read More

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi rezulton se drejtonte makinën nën efektin e drogës. Policia bën me dije se i riu me iniciale D.D., u ndalua pasi u kap pa rrip sigurimi dhe më pas rezultoi se manifestonte sjellje të dyshimta. “Shkon në 125 numri i drejtuesve të mjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan. Drejtuesi i automjetit me iniciale D.D. 28 vjeç, është konstatuar pa vendosur rripin e sigurisë. Ky shtetas ka manifestuar sjellje të dyshimta gjatë drejtimit të automjetit si dhe në raport me kërkesat ligjore të punonjësve të…

Read More

Një ditë pasi mbetën të plagosur rëndë, pas një atentati në zonën e Don Boskon në Tiranë, detaje të reja janë zbuluar nga dëshmia për policinë e Ronaldo Metushi dhe Kastriot Elezit. U raportua se në dëshminë e tij 22-vjeçari ka treguar se në momentin e të shtënëve ka qenë duke pirë kafe me Kastriot Elezin, pasi ai më parë ai ka punuar si kamarier në lokalin që u krye atentati. Ndërsa më tej ai ka deklarua se nuk ka mundur të shohë autorët dhe se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt. Të plagosurit kanë dëshmuar para policisë duke thënë se…

Read More

Qindra familje në qytetin bregdetar Rancho Palos Verdes, Kaliforni janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre për shkak të rrezikut nga rrëshqitjet e dheut, një fenomen që ka prekur shtetin prej vitesh, por që është përkeqësuar këtë vit nga një stuhi e fortë në shkurt. Sipas The Guardian, ngjarja ekstreme e motit 7 muaj më parë ka rezultuar në lëvizje të përshpejtuara të tokës që mund të arrijnë deri në 30 cm në javë. Si pasojë, banorët e Rancho Palos Verdes tani po përballen me shembje ndërtesash, probleme në rrugë dhe ndërprerje të energjisë elektrike./Tirananews.al California city in 'slow-motion landslide'…

Read More

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri. Pas ndërhyrjes së strukturave të Mbrojtjes Civile në nivel vendor dhe qendror janë shuar 23 vatra zjarri. Vatër problematike ka qenë në fshatin Shishtavec, bashkia Kukës, e cila është izoluar plotësisht, falë ndërhyrjes së koordinuar të efektivëve të Forcave të Armatosura dhe Helikopterit Cougar. Në përditësimin e fundit Ministria e Mbrojtjes njofton se vijojnë të mbeten aktive, por pa rrezik për jetën dhe pronën e qytetarëve, vatrat e zjarrit në:• në fshatin Mazhar,, bashkia Selenicë,• në fshatin Tuç, bashkia Fushë-Arrëz, Në operacionet e shuarjes së zjarreve janë angazhuar 336 forca…

Read More

Partia Demokratike ka shpërndarë një video të rreme, ku kryeministri Edi Rama duket sikur po konsumon lëndë narkotike. Për videon ka reaguar vetë platforma e META, Facebook. Rrjeti ka sinjalizuar përdoruesit që e kanë shpërndarë videon se verifikuesit e pavarur raportojnë që kjo është një video e prodhuar me teknologjinë ”deep fake”. Shpërndarja e kësaj videoje sipas Facebook mund të çojë në keqinformimin dhe çorientimin e qytetarëve. Top Channel përmes një aplikacioni në internet ka bërë verifikimin e videos dhe rezulton se ajo në 81% të minutazhit të saj është e fabrikuar përmes Inteligjencës Artificiale. Video është shpërndarë nga deputeti…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim Presidentin e Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Haluk Gorgun. Kurti shprehu falënderimin për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, veçanërisht sa i përket ngritjes së kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Përmes, një komunikate për media bëhet e ditur se Kurti ka thënë se Republika e Kosovës do të vazhdojë blerjen e pajisjeve ushtarake nga Turqia, e cila mbetet një prej partnerëve kryesor të Kosovës.

Read More

Me punët e Partisë Demokratike po merret Flamur Noka, pasi Sali Berisha nga banesa nuk mund ta bëjë që të dalë në terren. Në selinë blu po përfliten emrat e drejtuesve politik të cilët do të udhëheqin listat për deputet. Qarku i Tiranës është ende i hapur, por ujërat pritet ti trazojë Fieri, ku do të caktohet Gazment Bardhi duke spostuar Luan Baçin. “Unë vijoj të jam drejtues politik prej tre vitesh tashmë dhe mendoj se e kam drejtuar vërtet mirë qarkun e Fierit. Do respektoj vetëm vendimin e kryetarit te partisë ndërsa vendimet e këtyre që flasin në emër…

Read More

Moti është i çuditshëm në Shqipëri. Gramshi është përfshirë këtë mbrëmje nga stuhi shiu dhe breshëri. Breshëri i fuqishëm ra në qytet, sikurse duket edhe nga pamjet, ndërkohë që ende nuk dihen dëmet që ka shkaktuar në bujqësi. Breshëri që ka rënë edhe pak javë më parë në Elbasan dhe Gramsh, shkaktoi dëme të shumta te pemët dhe kulturat bujqësore.

Read More

Safet Gjici i kërkon Gjykatës së Lartë që ta shpallë të pafajshëm. Ish-kreu i Bashkisë së Kukësit, pretendon se ka rënë më kurthin e kundërshtarëve politikë dhe se afera seksuale e kryer me Alma Kaçin nuk është as shpërdorim detyre dhe as korrupsion. Safet Gjici i thotë Gjykatës se kreu marrëdhënie me Kacin me dëshirën e saj dhe se video regjistrimi i bërë publik nuk ka cenuar asnjë marrëdhënie juridike përpos asaj morale dhe etike që Gjici kujton se është ndëshkuar tashmë. AI u shpall fajtor nga Gjykata Antikorrupsion e Shkallës së Parë për akuzën e shpërdorimit të detyrës referuar…

Read More

Këmbëngulja e Bashkimit Evropian mund të çojë në një rund të ri të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, por analistët e çështjeve politike, Arton Demhasaj dhe Dushan Janjiq, dyshojnë se ai do të sillte ndonjë rezultat pozitiv. Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, la të kuptohet se këtë javë mund të vizitojë Prishtinën për, siç tha, përgatitjen e rundit të ri të bisedimeve në nivel kryenegociatorësh. Radio Evropa e Lirë pyeti Qeverinë e Kosovës rreth këtij paralajmërimi dhe marrjes së ndonjë ftese nga BE-ja për ndonjë takim…

Read More

823 klinika dhe spitale private ku janë të dy punësuar shumica e bluzave të bardha, është situata në vend. Ndryshimet ligjore për Urdhrin e Mjekut u miratuan me akt normativ nga qeveria dhe brenda pak ditësh Ministria e Shëndetësisë pritet të nxjerrë aktet nënligjore me afatet kohore që do të kenë bluzat e bardha për të përcaktuar raportet mes punës në privat dhe asaj në shtet. Në ligjin për Urdhrin e Mjekut, thuhet qartë se Ministria e Shëndetësisë ka 30 ditë kohë për të nxjerrë udhëzimin në lidhje me dy punësimet në sektorin shëndetësor. Burime pranë ministrisë bëjnë me dije…

Read More