Sulmuesi shqiptar Xhuliano Skuka është gati për përvojën e re dhe është bashkuar me skuadrën e FC Panafiel, ekip që luan në kategorinë e dytë portugeze. Skuka vjen te ky ekip, teksa më herët është aktivizuar në radhët e Metz në Francë dhe Maribor në Slloveni. Me interes të madh pritet të shihen paraqitjet e 26-vjeçarit te Panafiel, me pritshmëritë që janë të mëdha.
Author: tirana
Amerika ka sekuestruar avionin e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro pasi përcaktuan se blerja e tij ishte në kundërshtim me sanksionet. Avioni i sekuestruar është dërguar në Florida këtë të hënën. Sekuestrimi i tij në Republikën Domenikane shënon një përshkallëzim të marrëdhënieve, pasi SHBA vazhdon të hetojë ato që i konsiderojnë si praktika korruptive nga qeveria e Venezuelës. Avioni është përshkruar nga zyrtarët si ekuivalenti i Venezuelës me Air Force One dhe është fotografuar në vizitat e mëparshme shtetërore të Maduro në mbarë botën. ”Kapja e avionit të kreut të shtetit të huaj është e padëgjuar për çështje penale. Ne…
Agim Ibraimi, drejtori i Tiranës analizoi bardheblutë në mbyllje të merkatos. ”Si çdo nisje ka problematikat e veta. Gjatë rrugës kemi krijuar një identitet të ri në të cilën duhet të jemi të kënaqur me atë që kemi treguar në fushë. Por, klubet e mëdha si Tirana nuk kënaqen me kaq. Na duhen pikë, jo vetëm loja e mirë. Na janë ofruar shumë lojtarë, por me analizat e bëra duhet të merreshin vendime më të rrepta në kuadër të lojtarëve që kemi. Ata që na janë ofruar nuk ishin në lartësinë e Tiranës. Gjumsi dhe Prengaj? Ne mundohemi t’u implementojmë…
Të zgjedhurit e popullit iu rikthyen jetës Parlamentare, pas relaksit me pushime verore. Opozita dhe shumica socialiste e kanë nisur mbarë duke vazhduar gjetjen e dakortësisë sikurse e bënë në muajt e fundit të sesionit të shkuar parlamentar. Kjo nisje e mbarë u reflektua në mbledhjen e konferencës së kryetarëve për të cilën kryetarja e re e kuvendit Elisa Spiropali tha se “Konsensusi i arritur në këtë mbledhje të parë le të jetë një ogur i mirë për fillimin e sesionit të ri parlamentar”. Megjithatë nisja e fjalës e saj përshëndetëse në seancë plenare u zhurmua për pak momente nga…
Saimir Kodra dhe Gent Zenelaj e nisin sezonin e ri të emisionit “Stop” me çadra plazhi me vete, të cilat nuk kanë se ku t’i ngulin. Kjo pasi të gjitha hapësirat publike janë pushtuar nga bizneset private të çadrave dhe shezlonëve. Ilir Meta është shfaqur shumë aktiv këtë verë, duke merituar titullin “turisti i vitit”, apo edhe një medalje në lojërat olimpike të kësaj vere. “Stop” sjell një kolazh me situatat më komike të ish-presidentit, që nga zhytjet në lumenj e mënyrat e tjera të ushtrimit të tij. Në fund Ilir Meta zbardh edhe sekretin e energjisë së tij, që…
Presidentja e rizgjedhur e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka deklaruar se ajo përkrah propozimin e Austrisë për zgjerimin gradual të BE-se me shtetet ballkanike. ”Ne kemi arritur përparim në pajtimin dhe zgjidhjen e konflikteve në Ballkanin Perëndimor. Gjithsesi Rusia po përpiqet që të destabilizojë këtë rajon. Shumica e njerëzve që jetojnë në këtë rajon po kërkojnë integrimin në BE. Në mandatin tim të parë e vendosa zgjerimin në krye të agjendës. Ne duhet që të rimendojmë politikat tona ndaj këtij rajoni me interes kritik për integrimin e plotë të këtyre vendeve. Zgjerimi është një investim në politikën tonë…
Ish-kryebashkiaku i zgjedhur i qytetit bregdetar të Himarës dhe eurodeputet grek, Fredi Beleri pas 15 muajve burg, mbajti një fjalim në Himarë. 10 minutat e fjalimit të Belerit, të ndara 4 në shqip e 6 në greqisht, ishin të mbushura me vlerësime për rezistencën e himarjotëve që nga dita e arrestimit të tij më 12 Maj, 2023. “Të dashur himarjotë. Nga Vranishti në Borsh dua t’ju falënderoj nga zemra për mbështetjen këto 15 muaj. Janë nder i madh për mua zgjedhjet e Himarës. Më burgosën me të padrejtë, më fajësuan me pa të drejtë dhe me pa të drejtë erdhën…
Eurodeputeti grek, Fredi Beleri i cili ishte burgosur në Shqipëri për korrupsion zgjedhor, u prit me fishekzjarrë e përqafime nga banorët e Himarës, të cilët organizuan një festë pas lirimit me kusht nga qelia, ku po vuante dënimin e dhënë nga Gjykata e Apelit. Beleri ka qëndruar fillimisht në Vlorë, ku ka pasur një takim me Vangjel Dulen dhe strukturat e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut në qytetin bregdetar. Në Himarë ishte e pranishme edhe ambasadorja greke në Shqipëri, Konstantina Kamitsi, e cila qëndroi në lokalin në pronësi të familjes Beleri në qytet, pikërisht në vendin ku ndodhi…
Në Shqipëri disa ndryshime në “Ligjin për urdhrin e mjekëve”, kanë nxitur një debat të gjerë në radhët e personelit shëndetësor në vend. Ato u ndërmorën nga autoritetet zyrtare, pas hetimeve të prokurorisë, mbi një skemë abuzimi me pacientët, ku ishin përfshirë dhe disa mjekë të spitalit onkologjik në Tiranë, që mendohet se orientonin pacientët drejt klinikave private. Akti normativ i qeverisë synon të krijojë disa balanca të reja, që lidhen kryesisht me dypunësimin e mjekëve në sistemin publik dhe jo publik, duke iu kufizuar atyre orët e punës në strukturat private. Përfaqësues të komunitetit të mjekëve, si dhe të…
Të relaksuar nga pushimet verore, deputetët janë kthyer në punë. 2 shtatori shënoi nisjen e sesionit të ri parlamentar. Ligjvënësit nuk i shpëtuan syrit të fotografëve. Në fotot e shkrepura nga LSA, vihen re fustanet shumëngjyrëshe të deputeteve gra, lejla, rozë apo jeshile. Ndërkohë, që deputetët janë besnikë të kostumeve serioze.
Nisja e sesionit të ri parlamentar nis me ndryshime. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka ndryshuar edhe vendet e deputetëve në parlament. Bardhi ka spostuar Lulzim Bashën nga vendi që ai mbante në sesionin e kaluar. Basha në sesionin e kaluar ishte ulur shumë pranë Bardhit, ndërsa tashmë është pranë Oriola Pampurit e Flutura Açkës.
Në seancën e parë të këtij sesioni parlamentar, kreu i grupit të PS, Niko Peleshi i shtriu dorën e bashkëpunimit opozitës, duke i përmendur edhe arritjet që sipas tij u realizuan në kuadër të kësaj fryme si aministia penale, ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe vota e Diasporës. Peleshi njoftoi edhe nismën e re të mazhorancës për të ngritur transparencën në një nivel tjetër dhe për këtë kërkoi bashkëpunimin e opozitës, së cilës i kërkoi që të bazohet te faktet. Ai solli në vëmendje rastin e mbetjeve toksike dhe tha se kultura e dezinformimit duhet lënë pas. Sipas Peleshit ka disa…