Afro 300 qytetarë serbë protestuan këtë të hënë para një objekti që ishte përdorur nga disa institucione paralele serbe në Mitrovicë të Veriut më 2 shtator, kundër pamundësisë për t’u kthyer vendet e punës. Protesta e punonjësve të administratës në komunën paralele, u zhvillua pak ditë pasi autoritetet në Kosovë mbyllën pesë institucione paralele në veri, përfshire edhe atë të Mitrovicës, me pretendimin se po punonin nën udhëheqjen e Serbisë, duke e “cenuar kushtetutshmërinë dhe ligjet e Republikës së Kosovës”. Një numër i shtuar i pjesëtarëve të policisë së Kosovës, u pa para objektit të rrethuar me shirita. E megjithatë…
Author: tirana
Pushimet e verës mbaruan dhe thirrjet për protestë dhe qeveri teknike dëgjohen vetëm mbrëmjeve nga ballkoni i Sali Berishës. Ditën, fokusi i aksionit politik dhe parlamentar i demokratëve do të jetë një tjetër. ”Motoja jonë e aksionit politik dhe parlamentar do të jetë, nuk ka zgjidhje pa zgjedhje të lira dhe të ndershme”,-tha kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi. Garancitë për zgjedhje të lira, për momentin kërkojnë t’i marrin jo me protesta dhe as me bllokim seance, por në tryezën e dialogut me mazhorancën. ”Do duhet të vijojë dialogu për të përmbyllur reformën kuptimplotë zgjedhore. Shëmtinë e zgjedhjeve që…
Pas Euro 2024, trajneri i ekipit kuqezi Sylvinho doli në konferencën për shtyp, për të argumentuar zgjedhjet për Ligën e Kombeve. 24 futbollistë të grumbulluar, një rikthim si ai i Myrto Uzunit dhe dy garanci, rreth Keidi Bares dhe Ernest Muçit, që mbeten pjesë e projektit edhe pse për momentin nuk janë pjesë e Kombëtares. ”Broja është jashtë ekipit, nuk është më në listë. E pritëm deri në fund, por pasi biseduam me stafin e Evertonit, dëmtimi ia bën të pamundur të vijë në Kombëtare. Për këtë arsye rikthyem Uzunin, është momenti i tij. Te ne vjen si anësor sulmi,…
Presidenti Bajram Begaj ka nisur sot një vizitë zyrtare në vendet baltike: Letoni, Estoni dhe Lituani. Kjo vizitë ka për qëllim të forcojë marrëdhëniet bilaterale dhe të promovojë interesat strategjike të Shqipërisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë. Gjatë qëndrimit të tij në këto vende, Presidenti Begaj do të zhvillojë takime të rëndësishme me homologët e tij në Letoni, Estoni dhe Lituani. Kreu i shtetit do të takohet gjithashtu me kryeministrat dhe kryetarët e parlamenteve të këtyre shteteve. Në qendër të bisedimeve do të jenë intensifikimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimi në kuadër të NATO-s, si dhe përpjekjet…
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka folur për mediat pas mbledhjes së grupit. Bardhi tha se nuk është lejuar kurrë një proces i denjë zgjedhor në Shqipëri dhe se s’ka pasur një reformë kuptimplotë zgjedhore. Për të Rama ka bërë përpjekje për të shkallmuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme duke bllokuar ndryshimet dhe reformat zgjedhore të nevojshme. Ai ka theksuar se PD-ja do të vazhdojë të angazhohet për të siguruar që procesi zgjedhor të përmbushë standardet e kërkuara për transparencë dhe ndershmëri, duke përqendruar aksionin politik në këtë drejtim. ”Aksion politik dhe parlamentar, nuk ka zgjidhje…
Ëngjëll Ucaj, sot 78-vjeç, dhe i dënuar me 25 vjet për vrasjen e djalit të tij dhe gruas shtatzënë, i dha dhënë fund jetës, duke u vetëvarë në burgun e Peqinit ku vuante dënimin. Ai u dërgua menjëherë në Spitalin e Peqinit, por mjekët nuk mundën ta shpëtonin. Ëngjëll Ucaj ishte transferuar në burgun e Peqinit më 20 qershor 2023. Ai ishte dënuar me 25 vite burg për vrasjen e djalit të tij 27-vjeçar dhe bashkëshortes shtatzënë të djalit, ngjarje e ndodhur në Elbasan në Janar të vitit 2013. Krimi në atë kohë ndodhi një vit pas djali ishte kthyer…
Kryeministri Edi Rama në këtë fillim shtatori, i është rikthyer sërish sezonit turistik dhe fluksit të pasagjerëve dhe turistëve, që sipas tij kalon çdo pritshmëri. Sipas kreut të qeverisë, vetëm në aeroportin e Rinasit, për periudhën janar-gusht kanë hyrë më shumë se 56% pasagjerë, krahasuar me një vit më parë. ”Ata që komentojnë ç’na duhen turistët, duhet të llogarisin se të gjithë këta miliona njerëz shpenzojnë në Shqipëri para për të fjetur, për të ngrënë, për të udhëtuar, për të blerë dhurata dhe të gjitha këto para nuk u shkojnë disa “oligarkëve”, siç i bien shkurt disa kalorës të vrerosur…
Fredi Beleri la qelinë e burgut të Fierit pas vendimit të gjykatës për lirimin e tij me kusht. Për mediat, Beleri ripohoi se do të vazhdojë betejën ligjore në Strasburg dhe se do të jetojë mes Himarës dhe Athinës. “Çështjen do ta çoj në Strasburg dhe nëse dal i pafajshëm atje, do të rikandidoj”, tha Beleri. Pas shumë kërkesave dhe seancave gjyqësore, thuajse në të gjitha shkallët e gjyqësorit në vend, eurodeputeti Fredi Beleri ka fituar lirinë, duke u liruar me kusht nga burgu. Vendimi u dha rreth mesditës së kësaj të hëne nga Gjykata e Fierit, e cila pranoi…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 11:15 në një qendër tregtare në Tiranë, ku një vajzë e mitur aksidentalisht është rrëzuar në hapësirën midis shkallëve elektrike të katit të 3-të. Sipas policisë, 4-vjeçarja ka mbetur e dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kontrollin e mjekëve. Njoftimi i policisë: Tiranë/Informacion paraprak Më datë 01.09.2024, rreth orës 11:15, në një qendër tregtare në rrugën “Murat Toptani”, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar në hapësirën midis shkallëve elektrike të katit të 3-të, një e mitur 4 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi…
Eksperienca e David Neres te Napoli ka nisur pozitivisht në fushë por jo aq mirë jashtë saj. Braziliani, i cili luajti 21 minuta në sfidën e fituar 2-1 ndaj Parmës, u grabit menjëherë pas përfundimit të ndeshjes. Neres dhe bashkëshortja e tij përjetuan momente tmerri, pasi grabitësit i thyen xhamin e furgonit me të cilin po kthehej në hotel. Më pas ata i drejtuan armën në fytyrë futbollistit duke i vjedhur një orë luksoze. Sipas mediave italiane ishin dy persona që kryen grabitjen e orës me vlerë 100 mijë euro. Pas incidentit Neres denoncoi ngjarjen në polici dhe u kthye…
Një 22-vjeçar është arrestuar këtë të diel në Tiranë, pasi dyshohet se në banesën e tij ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur, pa dëshirën e kësaj të fundit. Në njoftimin e policisë theksohet se ndaj të riu ka qenë vendosur masa e sigurimit “arrest në shtëpi”. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin 22 vjeç, banues në Tiranë, aktualisht me masë sigurimi personal “Arrest në shtëpi”, pasi dyshohet se në banesën e tij, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare, pa dëshirën e saj.“, thuhet në njoftimin e policisë. Tirananews.al/ https://tirananews.al/
Babë e bir janë shpallur në kërkim në Shkodër në Shkodër, pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike. Në kuadër të operacionit “Territor i pastër”, policia ka asgjësuar 3459 bimë kanabis, si dhe ka sekuestruar 8 kilogramë kanabis në formë boçeje. “Shkodër/Vijon intensivisht megaoperacioni policor anticannabis, i koduar “Territor i pastër”. Si rezultat i kontrolleve në terrene shumë të vështira malore, asgjësohen 3459 bimë kanabis dhe sekuestrohet mbi 8 kilogramë kanabis në formë boçeje. Identifikohen dhe shpallen në kërkim babë e bir, pasi në oborr dhe në afërsi të banesës së tyre policia gjeti dhe sekuestroi 8 kilogramë e 256…