Author: tirana

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, në 24 orët e fundit janë raportuar 27 vatra zjarri. Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e 22 vatrave, ndërsa 5 vatra janë aktive. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se po vijon puna për shuarjen e zjarreve në: fshatin Shëngjin, bashkia Mirditë, ku flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me pishë dhe shkurre. Terreni shumë i vështirë dhe era e fortë favorizojnë flakët që po kalojnë në drejtim të fshatit Lajthizë,…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një shqiptar ka goditur me thikë nusen e djalit. Mediat italiane shkruajnë se 70-vjeçari Luan Xaxhi, përfshirë në një debat të ashpër me nusen e djalit, ka marrë thikën në kuzhinë dhe e ka goditur disa herë me thikë, duke i shkaktuar lëndime në kokë dhe pjesë të tjera të trupit. Ishin fqinjët të cilët kanë njoftuar policinë, pasi kanë dëgjuar të bërtiturat e 28-vjeçares. Sapo kanë mbërritur, efektivët italianë kanë vënë në pranga të moshuarin, të cilit në xhep iu gjet dhe bileta që kishte prerë për t’u kthyer në Shqipëri.…

Read More

Zjarr në një banesë në fshatin Shtyllë të njësisë administrative Vithkuq. Mësohet se zjarri është shkaktuar nga një bombol gazi, e cila ka shpërthyer në katin e dytë të një godine. Sipas të dhënave nga shërbimi zjarrfikës, zjarri ka djegur totalisht orenditë e një dhome, ndërsa ka rrezikuar të përhapej edhe në ambientet e tjera të shtëpisë si edhe godinat ngjitur saj. Ndërhyrja në kohë e zjarrfikëses bëri të mundur vënien në kontroll të flakëve. Nga ngjarja nuk raportohen të lënduar.

Read More

Një ditë pas ngjarjes së rëndë në qytetin e Korçës, ku Bledar Trëndafili tentoi të digjte bashkëshorten e tij, kanë dalë në dritë detaje të reja. U raportua se Bledar Trëndafili i ka telefonuar bashkëshortes së tij duke i kërkuar të dalë nga banesa për të sqaruar diçka, madje shumë metra poshtë banesës që Melisa Trëndafili kishte marrë me qera dhe jetonte me fëmijët e saj, janë ulur në shkallët e një banese private ku ndodhi dhe ngjarja. Krejt papritur Bledar Trëndafili e ka spërkatur bashkëshorten e tij me benzinë dhe po aq shpejt i ka vënë dhe flakën. Duke…

Read More

Gjykata e Korçës ka lënë në burg shtetasin Pëllumb Lamçe i cili 3 ditë më parë tentoi të abuzonte seksualisht me një të mitur. Gazetarja Lorena Kodra raporton për Balkanweb se 71-vjeçari doli përpara togave të zeza rreth orës 11:00 për tu njohur me masën e sigurisë. Sipas asaj që mësohet nga seanca e sotme prokuroria ka kërkuar masën “arrest me burg” për veprën penale “marrëdhënie seksuale me të mitur, mbetur në tentativë” dhe gjykata e ka pranuar. Gjatë pyetjeve nga prokuroria dhe gjykata, 71-vjeçari ka shfaqur probleme në të folur. Fillimisht ka mohuar akuzat dhe më pas ka devijuar…

Read More

Ministria ruse e Mbrojtjes, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS, tha se 158 dronë janë shkatërruar nga sistemi i mbrojtjes ajrore. Kjo ministri shkroi në Telegram se numri më i madh i dronëve, 122 gjithsej, u rrëzuan mbi rajonet e Kurskut, Brianskut, Voronezhit dhe Belgorodit, që gjenden në kufi me Ukrainën. Këto pretendime të Rusisë nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur, ndërkaq Ukraina nuk ka komentuar për këtë çështje. Kjo breshëri sulmesh me dronë vjen disa ditë pasi infrastruktura e energjisë së Ukrainës u shënjestrua me mbi 200 dronë rusë dhe raketa, në një prej sulmeve më të…

Read More

Një person u vra dhe katër të tjerë u plagosën në bombardimet ruse gjatë natës në rajonin Sumy të Ukrainës në kufirin midis dy vendeve ndërluftuese, tha të dielën administrata lokale ukrainase. “Gjatë natës dhe mëngjesit, rusët kryen 18 granatime të territoreve kufitare dhe vendbanimeve të rajonit Sumy. Janë regjistruar 47 shpërthime, ku 9 rrethe ishin nën sulm”, tha administrata në Telegram. Prokurorët vendas sqaruan më vonë të dielën se Rusia kishte nisur një sulm me raketa në një kolonë kamionësh me grurë në rrugën Sumy-Kharkiv në rrethin Sumy dhe një shofer kamioni 23-vjeçar u vra, ndërsa 20 të tjerë…

Read More

Policia në Elbasan njofton se ka arrestuar një 51-vjeçar, që ishte shpallur në kërkim për veprën penale të korrupsionit. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Deceit”, u kap dhe u ndalua shtetasi Gentian Bako, pasi në muajin prill 2024, ka bashkëpunuar me dy punonjës të IMT Elbasan, për marrje ryshfeti, në lidhje me një objekt të ndërtuar pa leje. “Në zbatim të masave të përcaktuara në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit” u finalizua operacioni policor i koduar “Deceit “. Ndalohet një 51-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.…

Read More

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kosovë, ku rreth orës 19:45 në Suharekë, një vajzë ka humbur jetën aksidentalisht. Edhe pse e mitura u dërgua menjëherë në emergjencë, por fatkeqësisht, mjeku kujdestar konstatoi se ajo kishte ndërruar jetë. Pas konsultimit me prokurorin, trupi i pajetë u dorëzua familjarëve të saj. “Viktima femër kosovare fëmijë, ka humbur jetën aksidentalisht. Viktima është dërguar në emergjencë, por mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë u dorëzohet familjarëve”, ka njoftuar policia.

Read More

Adelina Tahiri është emri më i komentuar  në media rozë dhe jo vetëm. Së fundmi ka publikuar një instastory me bikini të zeza dhe poshtë videos ka shkruar: “Pa filtër dhe pa fotoshop” Ajo po shijon pushime nga ku edhe po publikon imazhe të ndryshme.

Read More

Mëngjesin e sotëm është shfaqur një vatër e madhe zjarri në pikën e grumbullimit të mbetjeve urbane në Kolsh. Vatra ka çliruar një shtëllungë të madhe tymi në ajër. Ndërsa dy mjete të shërbimit të zjarrfikses së qytetit të Kukësit po luftonin për shuarjen e zjarrit, smogu ka përfshirë fshatrat dhe një pjesë të qytetit që janë në afërsi me pikën e grumbullimit. Kjo pikë e mbetjeve është përfshirë disa herë nga zjarri brenda pak muajsh duke shkaktuar një ndotje masive tek banorët. Ajo është e pozicionuar në kahun perendimor të qytetit dhe ka një largësi vetëm 1 km nga…

Read More

Tre persona janë ekstraduar nga vendi ynë gjatë 24-orëve të fundit, pasi akuzohen në Turqi dhe Itali për vepra të ndryshme penale. Konkretisht, u ekstradua në Turqi, shtetasi turk Koray Anic, 36 vjeç, pasi Gjykata e Stambollit, në vitin 2024, e ka dënuar me 4 vjet, 6 muaj e 5 ditë burgim, për rrëmbim, posedim të armëve të zjarrit dhe armëve shpërthyese dhe për kanosje. Ndërsa një 27-vjeçar nga Dibra u ekstradua në Itali, pasi Gjykata e Torinos, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për grabitje me armë, me pasojë. Policia bën me dije…

Read More