S’ka fitues sfida mes Laçit dhe Bylisit, e vlefshme për javën e tretë të Superligës. Takimi u mbyll në një barazim pa gola, me dy ekipet që krijuan shumë pak për të gjetur golin. Ishte një ndeshje e qetë, me Laçin dhe Bylisin, që më shumë u kujdesën të mos pësojnë. Kurbinasit vazhdojnë të mos njohin ende fitore, teksa pas tre javëve numërojnë dy barazime dhe një humbje. Në krahun tjetër, ky është barazimi i parë për Bylisin, që më parë kishte marrë një fitore ndaj Dinamos dhe një humbje ndaj Teutës.
Author: tirana
Pesë persona janë vënë në pranga dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht, pasi dyshohet se kërcënuan me SMS, për shkak të detyrës presidentin e FSHF-së, Armand Duka. Një prej të arrestuarve është Nazmi Selmani, president i klubit të futbollit, “Iliria”. Nazmi Selmani i ka kërkuar Dukës, që të marrë në Kombëtaren Shqiptare një prej djemve të tij dhe ai nuk ka pranuar. Si pasojë, 7 personat janë drejtuar drejt banesës së tij. Ata e kanë kërcënuar me mesazhe presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, dhe më pas i kanë shkuar në banesë. Në pranga janë vënë edhe Redian Loci,…
E hëna e 2 shtatorit shënon nisjen e sesionit të ri parlamentar me hapjen e dyerve te Kuvendit pas pushimeve verore. Fusha e “shahut” politik në sallën e seancave plenare pritet të ketë një konfigurim të ri, pasi deputetë të cilët identifikohen si “anti-Berishistë” do tentojnë të krijojnë një grup të ri parlamentar të djathtë. “Ideja fillestare të krijojmë një grup parlamentar. Nëse deklarohemi politikisht një grup deputetësh nga 7 deri 10 ka filluar të gjenerohet një qendër e re politike rreth se cilës do agregohen dhe parti të tjera që janë jashtë Parlamentit që unë i ftoj”, është shprehur…
Forca të shtuara të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë u panë të shtunën në urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, një ditë pasi autoritetet e Kosovës mbyllën komunat paralele serbe në veri, në një operacion që u kritikua menjëherë nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian dhe ka të ngjarë të rrisë tensionet me Serbinë fqinje. Forcat paqeruajtëse nuk e komentuan praninë e shtuar në urë dhe nëse kjo ka të bëjë drejtpërdrejtë me situatën e re në veri. Policia e Kosovës, tha se operacioni në katër komunat në veri të vendit u zhvillua për të ndërprerë veprimtaritë…
Sali Berisha e quan transformimin e pamjes së Skëndërbeut në bustin që u inaguarua te Komuniteti Arbëresh, në Itali si një akt poshtërues anti-kombëtar. Sipas Berishës, zëvendësimi i fytyrës së heroit kombëtar me atë të narko-trafikantit, Edi Rama është një përdhosje e figurës së Skenderbeut, historisë dhe kombit shqiptar. Postimi i plotë Një akt poshtërues anti-kombëtar! Transformimi i pamjes së Skënderbeut, zëvendësimi i fytyrës së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu me surratin e narko-trafikantit Edi Rama është një përdhosje e figurës së Skenderbeut, historisë tonë dhe mbarë kombit shqiptar. Kjo do të ishte njëlloj sikur të zëvendësosh fytyrën e…
Përkeqësohet gjendja e Melisa Trëndafilit, e cila u lye me benzinë nga bashkëshorti i saj Bledar Trëndafili, i cili më pas i vuri edhe flakën. 31-vjeçarja është nisur drejt Spitalit Universitar “Nënë Tereza”. Policia ka ngritur pika kontrolli për autorin e dyshuar. Një fqinj që i ka dhënë ndihmën e parë, deklaroi jashtë kamerave tha se pothuajse gjithë trupi ishte me plagë të shumta. “Kam parë një burrë i cili në mes të rrugës fare pranë shtëpisë sime ka spërkatur me benzinë një grua e me pas i ka vënë flakën. Gruaja e tmerruar ka trokitur në portën e shtëpisë…
Presidenti i FSHF-së Armand Duka është kërcënuar. Policia thotë se ka arrestuar 5 persona, dhe ka vënë në hetim dy të tjerë, të gjithë nga Kruja. Policia ka vënë në pranga shtetasit Redian Haxhi, Petrit Selmani, Brajan Selmani, Santiago Selmani dhe Nazmi Selmani. I arrestuari Nazmi Selmani, është biznesmeni dhe presidenti i klubit “Iliria” të Fushë Krujës, i cili është konfliktuar me Dukën për një vendimmarrje të tij. Të arrestuarit e proceduarit e tjerë janë djemtë dhe të afërm të Selmanit. ”R.L. 30 vjeç, P.S, 26 vjeç, B.S, 20 vjeç, S.S, 22 vjeç, dhe N.S, 57 vjeç, të gjithë banues…
Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi diskutoi me të rinjtë e kampit rinor Rin Camp. Gjatë fjalës së saj, Ministrja Muzhaqi vlerësoi angazhimin gjithnjë e më të madh të rinjëve në diskutimin dhe avancimin e ideve dhe projekteve të tyre. Në këtë frymë dhe punimet e kampit rinor “Rincamp”, u përqëndruan tek diskutimi mbi politikat rinore dhe nismat konkrete në funksion të tyre. Ky takim është në vijim të qindra aktiviteve tona të përbashkëta të organizuara me Agjencinë Kombëtare të Rinisë, që kanë përfshirë rininë në vendimmarrje, i kanë aftësuar në fusha nga më të ndryshmet, dhe i kanë…
Bledar Trëndafili 45-vjeç ka tentuar që të djegë me benzinë gruan e tij Melisa Trëndafili, me të cilën ishin të proces divorci. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës pak pas mesditës. 45-vjeçari ka shkuar në banesën ku jeton bashkëshortja e tij dhe ka kryer aktin e rëndë duke spërkatur me benzinë 31-vjeçaren dhe më pas i ka vënë flakën. Ajo ka pësuar djegie në trup dhe është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Pasi ka kryer aktin e rëndë është larguar me shpejtësi, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij. ‘Rreth orës 16:30, në lagjen…
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) ka zyrtarizuar një marrëveshje të re sponsorizimi me kompaninë GRUPPO IDA SRL, e cila do të mbështesë KOKSH për katër vitet e ardhshme. Negociatat për këtë bashkëpunim u iniciuan më herët nga Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli, dhe sipërmarrësi Ylli Ujka, duke u finalizuar me nënshkrimin e marrëveshjes. Ylli Ujka, i cili drejton GRUPPO IDA SRL dhe është njëherazi presidenti i ekipit të basketbollit “Besëlidhja”, kampioni aktual i Shqipërisë, u shpreh entuziast për sukseset e Team Albania, duke vlerësuar sidomos arritjen e dy medaljeve në Paris. Ai theksoi se biznesi ka një detyrim moral ndaj…
Bundesliga gjermane e futbollit vijoi këtë të shtunë me ndeshjet e raundit të dytë, aty ku nuk munguan surprizat. Borussia Dortmund e Nuri Sahin u ndal në barazimin 0-0 në udhëtim me Bremen, duke mos mbajtur dot ritmin pas fitores në javën e parë të sezonit të ri. Fitore shënuan Gladbach që në udhëtim mposhti 0-2 Bochum me golat e Kleindienst dhe Honorat në pjesën e dytë. Tri pikë për Frankfurt, që në shtëpi mundi 3-1 Hoffenheimin, për suksesin e parë sezonal. Ekitike, Larsson dhe Marmoush vendosën ndeshjen. “Ujqit” e Uolfsburg mundën 0-2 Kiel, ndërsa Stuttgart dhe Mainz barazuan 3-3,…
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Korçë. Një grua është paraqitur në spitalin e Korçës ku ka kërkuar ndihmën e mjekëve pasi kishte djegie të shumta në trup. Policia e Korçës ka dyshime se ka qenë bashkëshorti i saj ai e ka lyer me lëndë djegëse dhe me pas i ka vënë flakën bashkëshortes, kjo referuar edhe deklaratës së saj paraprake para tyre. Burime policore bëjnë me dije se çifti ishte në proces divorci ndërkohë që blutë e Korçës janë vënë në kërkim të autorit të dyshuar pasi pas ngjarjes ai është larguar nga banesa. Gruaja ka gradë të…