Elsa Kamberi e cila banon në Holandë, mbetet një ndër aktivistet shqiptare në Europë më të angazhuara në sensibilizimin e publikut në luftën ndaj kancerit. Elsa edhe vjet mori pjesë në një maratonë vrapimi, duke vazhduar në traditën e bukur të vrapimit për sport, por edhe si mesazh ndërgjegjsimi të qytetarëve. Ajo nuk ndalon duke punuar, krahas punës së saj të përditshme, për të motivuar njerëzit që të jenë me solidarë kur flitet për jetën, e në këtë rast në betejën mes jetës dhe vdekjes (kancerit). Elsa Kamberi shkruan se “po marr përsipër sfidën e vrapimit të një gjysmë maratonë…
Author: tirana
Për Dritëro Arifin është e habitshme se si Albin Kurti vijon të kundërshtojë i pashqetësuar partnerët ndërkombëtarë të Kosovës, si në rastin e hapjes së urës së Ibrit.“Befasohem me SHBA, kur një superfuqi lejon një vend kaq të vogël që të kundërshtojë politikat gjeopolitike perëndimore, është tepër e çuditshme”, tha Arifi në A2 CNN. “Do të kisha thënë 1 për Kurtin, 0 për CIA-n. Sepse CIA ishte këtu para një jave dhe Kurti i dha një “shuplakë” CIA-s”. Arifi shtoi se këto do të jenë deklarimet e fundit. “Nuk besoj se do të ketë më deklarime se po dalin komik…
Policia e Beratit identifikoi një nga autorët e përfshirë në atentatin fatmirësisht pa pasoja, ndaj Altin Halilit, një të dënuari për vrasje në ’97-ën, të kthyer së fundi në atdhe. Për ngjarjen e 26 gushtit, ku u qëllua me breshëri automatiku ndaj automjetit të 46-vjeçarit në rrugën e fshatit Dushnik, policia arrestoi Iljaz Toskën, 48-vjeç me banim në Divjakë. I arrestuari dyshohet se ka përkrahur autorët e ngjarjes, duke i larguar ata me automjet nga fshati Kozare, ku kishin djegur makinën e përdorur në atentat, megjithëse i arrestuari pretendon se ka qenë rastësisht në vendin, ku u dogj mjeti i…
Godinat e reja në lagjen “5 Maji” në Tiranë kanë përfunduar dhe shumë shpejt do të hidhet shorti për ndarjen e apartamenteve për 400 familje të prekura nga tërmeti i vitit 2019. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj gjatë një inspektimi në godinën 12, tha se ky investim i finalizuar duhet të shërbejë si leksion për partitë politike që të mos pengojnë punën publike. “Dua që kjo t’u kthehet në leksion, që politika të mos e pengojë punën publike. Sot jam unë, nesër është një tjetër. Kush punon për të lënë një investim pas, nuk e bën për veten e tij.…
Ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj tha se partia e re politike ku ai do të jetë pjesë, do të jetë një formacion kundër ortakërisë Rama-Berisha. “Nuk është lëvizja Alibeaj, as partia Alibeaj. Jemi një sërë kolegësh brenda parlamentit, jashtë parlamentit, pa u marrë me politikën deri tani, të cilët ndjejnë nevojën që një pjesë e madhe e publikut shqiptar sot është e papërfaqësuar. Ortakëria Rama-Berisha, e cila ka dalë në pah sidomos këto javët e fundit. U bënë bashkë te goditja e SPAK-ut, grupi i dialogut, te kodi zgjedhor. Me sa duket janë përsëri bashkë tek komisioni Xhafaj, për të…
Kryeministri Edi Rama gjatë panelit të diskutimit me kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen dhe Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb pati një debat që u shoqërua me batuta me gazetarin Ali Aslan, moderator i panelit. Aslan e ndërpreu Ramën teksa kryeministri po fliste për krizën e refugjatëve në Europë dhe se si duhet të reagojë Bashkimi Europian në kushtet kur e ka të domosdoshme popullsinë migratore për shkak të mungesës së krahut të punës. Rama iu drejtua gazetarit Aslan se kur fton njerëz nga Ballkani duhet të zgjasë kohën e diskutimit në panel, pasi të tillë e kërkon tradita. Me humor,…
Një vajzë e re është hedhur nga kati i dytë i pallatit pasi është dhunuar nga bashkëjetuesi i saj në Tiranë. Policia bën të ditur se ka vënë në pranga një 24-vjeçar, i cili akuzohet se ka dhunuar të dashurën e tij. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30. 24-vjeçari dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, e cila si pasojë e dhunës është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës,
Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut do të vendosë në shtator nëse do ta lërë në fuqi apo do ta shfuqizojë Ligjin për Gjuhën. Nëse do të ndodhë kjo e dyta, gjuha shqipe nuk do të jetë gjuhë e dytë zyrtare në Shkup. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski tha se me ligjin për përdorimin e gjuhëve, politika ka krijuar një kaos juridik e që rezultoi me kaos politik, mosbesim dhe dilema. Në pritjet nëse Kushtetuesja do të shfuqizojë apo do ta lë në zbatim ligjin për gjuhët, Kostadinovski thotë se gjykata do të sjellë vendim të argumentuar dhe me…
Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat në Forumin e Sigurisë GLOBSEC 2024 në Pragë. Batuat Rama i bëri gjatë kohës që ishte në të njëjtin panel me kryeministren e Danimarkës Mette Frederiksen dhe Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb. Rama iu drejtua të pranishmëve duke thënë se zakonisht e vendosin në panel me njerëz nga Ballkani, por sot e kanë vendosur me dy nordikë dhe për këtë tha se ndihet krenar. “Para se ti përgjigjem pyetjes tuaj nuk di se cfarë menduat kur më vutë pranë këtyre dy personave, sepse zakonisht më vini në lokomotivën me avull me njerëz…
Policia ka arrestuar një 21-vjeçar, pasi ka vjedhur një makinë në një garazh në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe për vënien përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve që i kryejnë ato, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Garage”. Si rezultat i tij u arrestua shtetasi A.H., 21 banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal”, tha policia. Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas,…
Endri Prifti dhe Ola Burko konfirmuan romancën e tyre, përmes një fotoje në Instagram dhe emoji-ve me zemra. Jo të gjitha komentet ishin pozitive. Një pakicë e komenteve, por ajo pakica që të prish ditën, e bënë Olën që të reagojë me një postim të gjatë në Instagram. Ajo publikoi një prej komenteve dhe u shpreh: “Ky që shikoni këtu është një nga komentet e poshtra që shkruhen lart e poshtë. E kam thënë edhe më parë që në moshën që jam, nuk më intereson shumë se çfarë thonë njerëzit për mua. E di mirë që disa të duan e…
Kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo ka organizuar një takim me të rinj nga i gjithë vendi, të cilët janë pjesmarrës të RinCamp 2024, që është kthyer në një traditë të bukur edukuese me qëllim forcimin e zërit të rinisë dhe angazhimin e të rinjve në jetën komunitare. Tavo shprehet se është kënaqësi e veçantë të diskutosh me të rinj të cilët janë frymëzim për të ardhmen. Postimi i plotë i kryetarit Vangjel Tavo: Kënaqësi e veçantë të diskutoja sot me të rinj nga i gjithë vendi pjesmarrës të RinCamp 2024. Ky kamp i përvitshëm është kthyer në një traditë…