Author: tirana

Të rinjtë kanë ende drojë t’i drejtohen farmacive për të blerë prezervativë. Farmacistja Kleida Blliku thotë se grupmosha që ka më shumë interes për këto produkte është 18-35 vjeç. “Kemi edhe persona të cilët akoma kanë droje për marrjen e të tilla produkteve duke qenë pak më të ndrojtur duke thënë akoma që më duhet për një shok apo shoqen”. OBSH ngre alarmin për një rrezik më të shtuar të përhapjes së SST për shkak të uljes së përdorimit të prezervativëve, situatë e cila duket e njëjtë edhe në Shqipëri. Mjeku infeksionist Arjan Harxhi thotë se vihet re një trend…

Read More

Një ditë pas ngjarjes, ku mbeti i vrarë Elis Rroshkodoli, policia ka disa pista hetimi. Në momentin kur është qëlluar 36-vjeçari, 4 persona kanë qenë në lokal, pronari, viktima dhe dy klientë. Personat e marrë në pyetje për ngjarjen kanë deklaruar se një mjet tip “Benz” gri është ndaluar para lokalit dhe më pas një person ka qëlluar ndaj 36-vjeçarit. Lokali ku ndodhi vrasja mësohet se nuk ka kamera sigurie gjë, e cila e vështirëson më shumë punën për policinë. Efektivët kanë mbledhur kamera të tjera për të gjetur lëvizjet e automjetit por makina me të cilën u krye vrasja…

Read More

Një gjykatë në Teksas ka lënë të lirë Benjamin Spencer, i cili kaloi më shumë se 34 vite në burg për një vrasje që ai nuk e kishte kryer. 59-vjeçari Spencer shprehu emocionet e tij dhe deklaroi se do të mundohet të ecë përpara. Një gjykatës i Dallasit miratoi një mocion nga zyra e prokurorit të qarkut për të hedhur poshtë një akuzë kundër Spencer, për grabitje të rëndë. Ai u dënua fillimisht për vrasjen e Jeffrey Young në vitin 1987, gjatë grabitjes së makinës së tij. Dëshmitarët e prokurorisë, përfshirë një informator që ndodhej në burg e që po…

Read More

Tre raste të reja janë konfirmuar me virusin Ethet e Nilit, duke e çuar në pesë numrin e të prekurve në qarkun e Elbasanit. Tre rastet e fundit janë konfirmuar konkretisht: -Në Cerrik, një 84-vjeçar -Në Paper një-73-vjeçar -Në Tregan një 60-vjeçar Te prekurit po ndiqen nga specialistë të ISHP, ku deri tani gjendja e tyre shëndetësore paraqitet stabël, pa rrezik për jetën. Dy rastet e para në Elbasan u konfirmuan në fshatrat Gjergjan dhe Jagodinë. Aktualisht të dy të shëruar. Institucionet e shëndetit publik dhe ato vendore kanë marrë masa për dezinfektimet e zonave të prekura.

Read More

Ikona e filimit, Angelina Jolie përjetoi një moment prekës në Festivalin e Filmit në Venecia. Teksa po promovonte filmin e saj biografik “Maria”, aktorja vuri re një person të sëmurë në një karrige me rrota. Aktorja e “Girl, Interrupted”, 49 vjeç, u gjunjëzua dhe takoi personin i cili vuan nga skleroza laterale amiotrofike (ALS)*. Para se të hynte në Sala Grande, në premierën e filmit ku ajo luan rolin e Maria Callas, aktorja vendosi butë dorën mbi shpatullin e personit, duke biseduar paksa me të.

Read More

Nesër më 1 shtator, kryeministri Edi Rama do të mbledhë qeverinë në Dajt. Kjo do të jetë mbledhja e parë në nisje të sezonit të ri politik dhe pas pauzës së pushimeve të verës. Në fokus të këtij takimi, do të jetë shqyrtimi i punës së deritanishme dhe për të vendosur objektivat për muajt në vazhdim. Me pjesëmarrjen e ministrave, drejtuesve të organeve të varësisë dhe të kryebashkiakëve, takimi në Dajt do të shërbejë për analizën e progresit dhe përgatitjet për sesionin parlamentar. Mbledhja do të nisë nga ora 10:00 deri në orën 18:00. 2 shtatori do t’i rikthejë ligjvënësit…

Read More

Nedim Bajrami nuk do të jetë më pjesë e Sassuolos në Serie B. Mesfushori i Kombëtares shqiptare do të transferohet te Rangers në Skoci. Lajmin e bën të ditur eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, i cili thekson se marrëveshja mes dy klubeve është arritur dhe italianët do të përfitojnë rreth 4 milionë euro për këtë lëvizje. Kjo është një mundësi mjaft e mirë për Bajramin, i cili edhe pse në Serie B nuk ishte një prej të preferuarve të trajnerit. Tashmë, në kampionatin skocez ai do të ketë mundësinë për më shumë minuta.

Read More

Brigjet piktoreske të fshatit Kaludh në bashkinë e Përmetit, tashmë lidhen me urën e re të ndërtuar sipas standardeve bashkëkohore. Investimet e ndërmarra vitet e fundit në infrastrukturë, kanë zgjeruar përfshirjen e zonave rurale në hartën turistike të vendit. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka postuar momente nga ky investim, teksa informoi se, ndërtimi i urës mbi lumin Vjosë, në Kaludh të Përmetit, është financuar nga qeveria shqiptare. Ura lidh disa fshatra të bukur të kësaj zone me njëri-tjetrin, duke mundësuar jo vetëm përfshirjen e këtyre fshatrave në hartën e Përmetit turistik, por edhe në lehtësimin e jetës së vetë banorëve.

Read More

Kortizoli është hormoni i stresit i cili prodhohet nga adrenalina. Një nivel i lartë i kortizolit mund të ketë efekte negative të mëdha në shëndetin mendor dhe fizik, pasi mund të shkaktojnë ankth, depresion, shtim në peshë, probleme me gjumin, dhe madje edhe sëmundje të rënda si diabeti dhe sëmundjet e zemrës. Ka disa mënyra të thjeshta për të ulur nivelet e kortizolit dhe për të ndihmuar në mbajtjen e trupit dhe mendjes në gjendje të shëndetshme. Mendimet pozitive Stresi shpesh vjen nga mendimet negative dhe fiksimet. Praktikoni teknika relaksuese, për praktikimin e mendimeve pozitive në ditën tuaj në mënyrë…

Read More

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht i kthjellët ndërsa nga orët e mesditës priten shtim të vranësirave mesatare deri të dendura të cilat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët kryesisht në relievet malore të vendit. Lokalisht në veri dhe në lindje të vendit shtrëngata të izoluara afatshkurtra me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në orët e pasdites vonë reshjet do të kenë ndërprerje në të gjithë territorin.

Read More

Dashi-Ju pret një ditë e mbushur me tensione të akumuluara gjatë ditëve të fundit. Ekziston mundësia që të përfshiheni nga një sërë polemikash si në fushën profesionale edhe në atë të ndjenjave. Demi-Do të përjetoni një ditë plotë pakënaqësi në çdo raport. Gjatë kësaj të shtune gjërat nuk do të rrjedhin lirisht, as në sferën profesionale dhe as në atë të ndjenjave. Binjakët-Mund të arrini një sërë suksesesh gjatë kësaj dite, si në sferën e ndjenjave edhe në atë profesionale. Megjithatë do ju duhet të merrni masa për të zgjidhur disa çështje të lëna pezull prej kohësh. Gaforrja-Më në fund…

Read More