Në aksin Pogradec-Qafë Thanë pranë fshatit Udënisht, një motor që drejtohej nga dy turistë gjermanë ka goditur në pjesën e pasme një mjet me targa shqiptare. Ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, turist gjerman i cili është transportuar drejt spitalit të Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën. 2 javë më parë dy turistë anglezë mbetën të plagosur në një aksident po në këtë aks rrugor.
Author: tirana
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron në krah të homologut serb, Aleksandar Vuçiç tha se Franca është mikja më besnike e Serbisë. Macron lavdëroi Beogradin, ecurinë ekonomike dhe të ardhmen evropiane, duke mos pasur asnjë ekuivok nga e kaluara historike midis Parisit dhe Beogradit. Në përfundim të vizitës dy ditore në Serbi, shefi i Elysee e etiketoi veten e tij si mik personal i Serbisë. “Faleminderit për këtë vizitë, Franca është mike e Serbisë dhe unë personalisht jam mik i Serbisë. Kemi bisedime në nivel strategjik në të gjithë sektorët, ekonomik dhe kulturor. Mendoj se kemi mundur të përmirësojmë marrëdhëniet mes…
Në intervistën e saj të parë të rëndësishme të fushatës presidenciale të enjten, Nënpresidentja Kamala Harris mbrojti qëndrimet e saj të reja, duke hequr dorë nga pikëpamjet liberale në raport me disa çështje. Por ajo këmbënguli se “parimet e saj nuk kanë ndryshuar”. Zonja Harris u intervistua nga rrjeti televiziv CNN së bashku me guvernatorin e Minesotës, Tim Walz, i cili kandidon krah saj për postin e nënpresidentit. Nënpresidetja u pyet në mënyrë specifike lidhur me ndryshimin e qëndrimeve të saj në raport me ndalimin e shpimeve për nxjerrjen e naftës si dhe dekriminalizimit e kalimit të paligjshëm të kufirit,…
Pas një koordinimi të institucioneve të Kosovës, këtë të premte janë mbyllur institucionet paralele ilegale të vetëqeverisjes lokale, të cilat kanë funksionuar nën direktiva të Serbisë duke cenuar kushtetutshmërinë dhe ligjet e Kosovës. Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, informon se janë mbyllur komuna paralele e Qarkut të Mitrovicës së Kosovës, komuna paralele e Mitrovicës, ajo e Zveçanit, komuna paralele e Zubin Potokut dhe komuna paralele e Leposaviqit. ”Këto pesë sot i bashkohen shtatë komunave të tjera paralele të cilat u mbyllën në Prizren, Pejë, Suharekë, Istog, Klinë, Rahovec dhe Dragash. Institucionet e Republikës së Kosovës ofrojnë shërbime…
Në forumin e sigurisë ”GLOBSEC 2024” që po mbahet në Pragë, kryeministri Edi Rama foli dhe për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria, rajoni dhe objektivat e Ballkanit Perëndimor. Rama përsëriti edhe njëherë qëndrimin e tij se termi europian nuk mund të vendoset në Bruksel. ”Ne jemi në anën e dialogut. Nuk duhet ta shohim të ardhmen me sytë e së shkuarës. Kur nis prej këtej shumë gjëra bëhen të qarta, shumë pengesa bëhen më pak problematike. Ne kemi promovuar paqen, dialogun me të gjithë. Unë ndërmora të shkoja në Serbi, gjë që nuk kishte ndodhur prej 68 vitesh. Sot…
Kryeministri Edi Rama nga Praga ka komentuar marrëveshjen me Italinë për refugjatët do të strehohen në Gjadër dhe Shëngjin. Rama tha se shqipërisë i takon që të jetë e dobishme për miqtë, ndërsa një koment e pati edhe për debatet e krijuara të BE-së mbi këtë marrëveshje. Kryeministri shtoi se debatet tregojnë se Europa nuk është gati të veprojë si një e vetme. “Mua më takon të jem i dobishëm për miqtë dhe për Shqipërinë që ajo të jetë e dobishme për miqtë. Nëse miqtë kërkojnë diçka, duhet të jesh pranë tyre, jo doemos duhet të biesh dakord 100%. Ne…
Në Pragë të Çekisë po mbahet forumi i sigurisë ”GLOBSEC 2024”. Kryeministri Edi Rama mori pjesë në një bisedë me temë ”Rajoni nën rrethim: Brishtësia e Ballkanit Perëndimor”. Gjatë fjalës, Rama theksoi se u desh lufta në Ukrainë që BE-ja të kuptonte rëndësinë e rajonit tonë. “Duhet të përgëzoj Putinin pasi falë tij, BE e kuptoi se sa e rëndësishme ishte ta mbante më pranë Ballkanin Perëndimor dhe sa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor për BE. Është diçka fatkeqe që na duhej Vladimiri për ta bërë të qartë këtë në mënyrën më të vështirë e më kriminale”, tha Rama. Nga…
Komandanti i lartë i ushtrisë së Ukrainës, ka bërë me dije se forcat e Kievit kanë avancuar deri në dy kilometra në rajonin perëndimor të Kurskut gjatë 24 orëve të fundit. Oleksandr Syrskyi informoi presidentin Volodymyr Zelenskiy dhe tha se forcat ukrainase kishin marrë kontrollin e pesë kilometrave katrorë të territorit rus. “Operacioni sulmues në drejtimin e Kurskut vazhdon. Forcat tona kanë avancuar deri në dy kilometra ditën e kaluar, kanë marrë nën kontroll pesë kilometra katrorë territor”, tha ai.
Bebe Rexha feston sot datëlindjen. Në këtë përvjetor të 35-të artistja ka zgjedhur një më mënyrë paksa më ndryshe për të fikur qiriun e ditëlindjes. Bebe ka vendosur një qiri në gishtin e mesit, të cilin e ndez në një nga qirinjtë e vendosur në tortë. Përveç tjerash, ajo i bashkëngjiti postimit edhe një përshkrim. “Një vit tjetër rreth diellit, ka qenë një udhëtim i ashpër. Mirënjohëse për çdo befasi, kthesë dhe mësim që mora. Por, mbi të gjitha, unë jam mirënjohëse për dashurinë dhe mbështetjen që më përcolli. Kjo shkon për rritjen, qëndrueshmërinë dhe gjithçka që do të vijë…
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu ishte sot në një vizitë zyrtare në Kosovë të parën që pas marrjes së postit ministror, ku u prit edhe nga kryeministri Albin Kurti. Kreu i qeverisë së Kosovës, shkruan se me Vëngun u fol për raportet e veçanta vëllazërore dhe forcimin e urave të bashkëpunimit. ”Me Ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, folëm për raportet tona të veçanta e vëllazërore e forcimin e urave të bashkëpunimit. Duke qenë kryesuese e Kartës së Adriatikut (A-5), mbështetja e Shqipërisë është tejet e rëndësishme, patur parasysh aspiratat tona për anëtarësim, për çka e shohim si një…
Armando Broja po kalon orë vendimtare për të ardhmen e tij. Sa i përket të ardhmes së tij, ajo po kthehet në një “telenovelë”. Broja ishte shumë pranë kalimit te Ipswich, por çdo gjë u prish pasi sulmuesi shqiptar nuk i kaloi dot testet mjekësore. Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano thotë se interesi i klubit që sapo u ngjit në Premier League është rikthyer për sulmuesin 22-vjeçar. Ai tregon se Ipswich do t’i paraqesë një ofertë të re Chelsea-t, sërish në formën e huazimit dhe do të mund ta transferojë nëse mbijeton, por jo për 30 milionë paund, duke shpresuar…
Nisma e qeverisë së Kosovës për të rihapur urën e Ibrit ka shkaktuar reagime diplomatike. Sot disa media në Kosovë kanë shkruajtur se Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti nuk komunikojnë me krerët e shtetit shqiptar, si Presidenti Bajram Begaj dhe kryeministri Edi Rama. E pyetur në lidhje këtë, Zyra e Shtypit tha se Presidenti Begaj ka raporte të ngushta në çdo situatë me Osmanin dhe Kurtin. ”Kreu i shtetit ka mbajtur që prej ditës së parë të marrjes së detyrës, kontakte të ngushta, të vazhdueshme dhe konstruktive me drejtuesit e Republikës së Kosovës, në çdo situatë, në çdo…