Author: tirana

Pritja merr fund. ”Eurovision Song Contest 2025” do të mbahet në Bazel, një qytet zviceran në kufi me Gjermaninë dhe Francën. Finalja e madhe do të mbahet më 17 maj, kurse gjysmëfinalet në datat 13 dhe 15 maj. Bazeli i cili konkurroi me Gjenevën për të pritur konkursin e këngës, aplikoi me moton “Të kapërcejmë kufijtë”. Ai e sheh veten dhe rajonin si shembullin më të mirë se si kufijtë mund të bëhen të parëndësishëm në jetën e përditshme të njerëzve. “Ne do ta bëjmë Eurovision Song Contest nga zona kufitare me tre vende në zonën kufitare me 40 vende”,…

Read More

Ndërtimet e reja do të vijojnë edhe më tej bazuar në shtimin e sipërfaqeve të lejeve të dhëna edhe në 3 mujorin e dytë të vitit. Instituti i Statistikave bën të ditur se për periudhën prill-qershor janë dhënë 354 leje me një sipërfaqe totale 844.137 m2. Janë ndërtesat për banim ato të cilat zënë edhe përqindjen më të lartë të lejeve me 70.7%, pjesën më të madhe të të cilave e zënë ato me më shumë se 3 kate ose ndërtesa për komunitetet. Në ndërtesa jorezidenciale të cilat zënë 18% të totalit përfshijnë lejet për hotelet, ndërtesat tregtare industriale por…

Read More

Arqipeshkvi i Shkodrës, Imzot Angelo Massafra ka reaguar për një problem që qytetarët e kanë ngritur prej kohësh. Për të rruga e Komanit nga Vau i Dejës deri në digën e hidrocentralit është krejtësisht e amortizuar. ”Rruga për Koman është katastrofike dhe është e pasigurtë për jetën e vendasve dhe është shumë e rrezikshme edhe për shëndetin e punëtorëve të hidrocentralit. Mijëra turistë çdo ditë kalojnë atë rrugë për të shkuar në Fierzë, në Valbonë dhe në Lumin Shalës dhe jo vetem turistët por edhe banorët e zonës. Sa vuajtje, sa kohë e humbur, sa makina që prishen, sa probleme…

Read More

Kampionët e Egnatias po shfrytëzojnë gjithçka për të ofruar në ekip lojtarë sa më cilësorë. Presidenti i rrogozhinasve, Agim Demrozi ka prezantuar Serxho Ujkën. 27-vjeçari është një prej futbollistëve më në formë gjatë viteve të fundit me kurbinasit. Ai ishte pranë skuadrës së Partizanit, por në fund ka vendosur të transferohet te kampionët e Egnatias, shkruan A2. “Klub Futboll Egnatia njofton se në “Bordin e avionit të kampionëve” ka firmosur një luftëtar i ri. Serxho Ujka ka firmosur për 3 sezone me klubin tonë. Ishte presidenti Agim Demrozi që plotësoi deri në fund të gjitha detajet e kësaj marrveshje me…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bëri të ditur sot se në vazhdën e teknikave të reja mini-invazive, në QSUT është kryer ndërhyrja MidCABG (bypass aorto-koronar). Koçiu tha se kjo procedurë u realizua në një pacient 73-vjeçar me probleme serioze të veshkave dhe diabet, i cili kishte ngushtim kritik të arteries koronare të majtë. Për shkak të patologjive shoqëruese, operacioni u krye pa përdorimin e qarkullimit ekstrakorporal, duke mbajtur zemrën në punë gjatë gjithë kohës dhe pa hapur kraharorin në pjesën e përparme. “Kjo ndërhyrje, e njohur si MidCABG, u realizua me një incizion alternativ, mini-torakotomi e majtë,…

Read More

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Pragë, për të marrë pjesë në Forumin GLOBSEC, forumi më i madh i sigurisë. kreu i qeverisë ka treguar se është takuar me Ursula von der Leyen, Presidenten e saporizgjedhur të Komisionit Europian, për të cilën shkruan se kanë biseduar për piketat e rrugës sonë të përbashkët europiane. ”Me Ursula von der Leyen, Presidenten e saporizgjedhur të Komisionit Europian, për piketat e rrugës sonë të përbashkët europiane”,-shkruan Rama.

Read More

Ambasadori i ri britanik në Tiranë, Nicholas Abbott i ka dorëzuar letrat kredenciale Presidentit Bajram Begaj. “Nis një kapitull i ri në marrëdhëniet mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë me marrjen e detyrës nga ambasadori britanik, Nick Abbott. Kjo shënon edhe avancimin e marrëdhënies nga miq në partnerë për progres, duke nënkuptuar një partneritet të fortë dhe dinamik”, thuhet në një njoftim të ambasadës britanike. “Ambasadori Abbott do të udhëheqë përpjekjet tona për të thelluar bashkëpunimin, duke u fokusuar në mundësitë dhe sfidat e përbashkëta. Nga rritja ekonomike tek shkëmbimi kulturor, jemi të angazhuar për të krijuar përfitime konkrete për…

Read More

Një tjetër pedofil është vënë në pranga. Pëllumb Lamçe është pedofili 71-vjeçar i cili tentoi të abuzonte me një 9-vjeçare në këndin e lojërave në Maliq. I moshuari ka qenë i martuar, me dy fëmijë, bashkëshortja me fëmijët jetojnë jashtë vendit, ndërsa ai jetonte i vetëm në shtëpi. 71-vjeçari ra në prangat e policisë ndërsa ka nisur edhe hetimi për rastin. Ishte një banore që arriti të ndërhynte në kohë dhe të shpëtonte të miturën nga duart e autorit. Ajo deklaroi në polici se ai e ngacmonte prej ditësh të miturën duke i thënë se do t’i jepte para. “Ishte…

Read More

Një 40-vjeçar nga Vlora është arrestuar nga policia greke nën akuzat ”grabitje dhe dëmtime të rënda në vazhdimësi”. Stiliano Arizi është arrestuar nga efektivë të Stacionit Policor të Vironas në Greqi. Ai ka hyrë në banesën e 86-vjecares greke M.S dhe nën ushtrimin e dhunës i ka marrë sende me vlerë. Më pas ka hyrë në banesën e vajzës së saj, 66-vjeçares A.P, ku duke e kanosur i ka marrë sërish sende me vlerë. Sipas dëshmisë së 86-vjeçares, ajo ka përjetuar momente tmerri. 40-vjeçari shqiptar e ka dhunuar barbarisht duke i shkaktuar të nxira në trup e fytyrë dhe e…

Read More

Përmes një deklarate për shyp nga banesa, Sali Berisha akuzoi ish-ministrin e Brendshëm, Taulant Balla si njeriun që mbron klanet e trafikut të drogës në Shqipëri. ”Të gjithë keni dëgjuar për aferën Toyota Yaris. Keni dëgjuar se këto ditë kjo dosje u dorëzua në gjykatë, por dua ta dini se kjo dosje është dorëzuar e gjymtuar, pasi personazhi më kryesor në Toyota Yaris, pas trafikantëve, vjen ministri kriminel, Taulant Balla. Ai është një vizitor i rregullt i hotelit të Alfred Vladit në Sarandë. Taulant Balla është mburoja politike dhe përfituesi kryesor politik i trafikut të narko-eurove dhe drogës nga klani…

Read More

Plumbat gjakosin sërish Shkodrën. 36-vjeçari Elis Rroshkodoli u qëllua për vdekje teksa ishte duke konsumuar kafen brenda një lokali në lagjen “Zdrale” të Shkodrës. Viktima rezulton person me precedentë penal për veprat penale “vjedhje”, “plagosje” dhe “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”. Në 22 Maj të vitit 2023 për të është lëshuar një urdhër arresti edhe nga Gjykata e Bukureshtit në Rumani si i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “goditjes ose të akteve të tjera të dhunshme”. Mediat në Rumani shkruanin një vit më parë se Elis Rroshkodoli (alias Elis Shkoza) ka goditur me thikë në të pasme…

Read More

Moderatorja Liesa Haxhiasllani zbuloi pak më parë se është në pritje të fëmijës së saj të parë, por deri tani ishte treguar e rezervuar përsa i përket identitetit të partnerit të saj. Liesa përveçse ka publikuar disa foto nga ditëlindja, ka zbuluar gjithashtu për herë të parë portretin e bashkëshortit dhe emrin e tij të duke shuar njëherë e mirë kuriozitetin e ndjekësve. Branko Duka nuk është një emër i njohur për botën e showbiz-it, ndërsa kujtojmë se gjatë intervistave të zhvilluara më herët nga Liesa, ajo ka bërë publik vetëm emrin e tij dhe shenjën e horoskopit, Ujor! View…

Read More