Kim Kardashian ka mahnitur me transformimin e fundit teksa ndau disa pamje të mërkurën mbrëma në Instagram. Ylli i “Kepping Up With the Kardashians” u shfaq me flokë ngjyrë të kuqe, por kishte një arsye prapa kësaj. Biznesmenja 43-vjeçare zbuloi se flokët e kuq ishin për një ditë xhirimi për markën e saj të kujdesit të lëkurës dhe kozmetikës, SKKN nga Kim Kardashian.
Author: tirana
Serbia nënshkroi të enjten në mbrëmje me Francën marrëveshje për blerjen e avionëve ushtarakë francez Rafale, në nisje të vizitës dy ditëshe të Presidentit francez Emmanuel Macron në Beograd. Marrëveshja me vlerë prej 3 miliardë eurosh sipas zyrtarëve francez është pjesë e strategjisë më të gjerë për ta afruar Serbinë me Bashkimin Evropian. Presidenti i Francës Emmanuel Macron arriti të enjten në mbrëmje në Beograd, për të forcuar lidhjet me Serbinë dhe për ta afruar atë me Perëndimin, ndërsa vendi ballkanik rrugëton në vijën e ngushte midis përpjekjeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe lidhjeve të ngushta me Rusinë dhe…
Dy anijet e ”Maersk” me mbetje toksike të prodhuara nga kompania ”Kurum” zbarkuan në portet e Singaporit më 18 dhe 24 gusht, dhe tashmë kanë marrë rrugën e kthimit për në Shqipëri. Mediat në Singapor citojnë autoritetet vendase, të cilat zbardhin itenerarin e plotë të anijeve me 102 kontejnerë dhe mbi 800 tonë mbetje toksike nga furrat e çelikut të KURUM dhe që tregtoheshin nga kompania ‘Sokolaj” drejt Tajlandës. Sipas mediave në Singapor, anijet Maersk “Compton” me 41 kontejnerë dhe “Condor” me 61 kontenjerë me mbetje, përdorën portin “Pasir Panjang” për tranzit dhe u ngarkuan në dy anije të tjera,…
Qeveria e Kosovës shprehet e bindur se Ura mbi lumin Ibër do të hapet. Ish-ministri i Brendshëm i Kosovës, Bejtush Gashi thotë se ndryshimi i gjuhës së deklaratave nga kryeministri Albin Kurti, ka ardhur pas takimit me shefin e CIA-s, Burns dhe vizitave të shumta të drejtuesve të lartë të NATO-s në Kosovë”. Hapja e Urës sipas ish zyrtarit të lartë të Kosovës duhet të arrihet me një marrëveshje mes qeverisë së Kosovës dhe misionit të NATO-s, në Kosovë. Analisti politik Fidan Ukaj nënvizon se gjuha e Kurtit nga ofensive ka kaluar në difensive, pas tani flet vetëm për plane.…
Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin nacional Ura e Leklit-Përmet. Dy automjete kanë qenë me turistë të huaj. Pjestarët e një familjeje franceze dhe pjesëtarët e një familje polake kanë mbetur të lënduar si pasojë e këtij aksidenti. Nga rezultatet fillestare të hulumtuara nga policia rrugore, bëhet e ditur se automjeti tip Ford me targa polake ka goditur automjetin tip Volkswagen e marrë me qira nga familja franceze në Tiranë. Më pas, në aksident është përfshirë edhe një automjet tip Benz i drejtuar nga një banor i zonës. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pjesëtarët e familjes franceze,…
Deputeti i PS-së, Erion Braçe i është rikthyer sërish debatit që i krijuar në rrjet pas një alarmi që një gazetar influencer ngriti mbi nivelin e nitratit në frutat e perimet e prodhuara nga bujqit tanë. Braçe thotë se kjo e gjitha ka qenë një fushatë e sponsorizuar. Braçe ka publikuar në Facebook përgjigjet që ka marrë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Instituti i Sigurisë Ushqimore e Veterinare dhe Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes se Tregut. Deputeti thekson se këto institucione theksojnë se nuk kanë certifikuar ndonjë aparat të tillë për përdorim masiv. Institucionet thonë se analiza e produkteve bujqësore e…
Më 12 shtator, Kuvendi do të shqyrtojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes së PS-së, Olta Xhaçka. Deputetja demokrate Dhurata Çupi, thotë se vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk mund të zhbëhen. Ajo tha edhe se deputeti i PS-së Vullnet Sina ka përfituar miliona lekë nga buxheti i shtetit dhe se atij duhet t’i hiqet mandati. “Kuvendi votoi pro për të shqyrtuar mandatin e Xhaçkës në seancën e 12 shtatorit. Në një vend demokratik, nuk mund të zhbëhen vendimet e Kushtetueses. PS nuk ka më asnjë argument mbrojtës ndaj Xhaçkës. Ne në mënyrë të vazhdueshme kemi denoncuar korrupsionin dhe…
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është përgjigjur disa pyetjeve pikante në ”Podcastin e Lirisë”. Pyetjes se kë rival do të zgjidhte për të mbijetuar në një ishull të shkretë, Meta iu përgjigjes se është përballë të gjithëve përfshirë edhe ata që quhen rivalë. Pyetje: Nëse do të duhej të mbijetonit në një ishull të shkretë me një nga rivalët tuaj politikë, kë do të zgjidhnit dhe pse? “Në radhë të parë kjo është e pamundur të ndodhi, e dytë unë jam këtu për të qenë gjithmonë përballë të gjithëve, përfshirë edhe ata që ju i quani rivalë.…
Nga Mero Baze Për të kuptuar se sa i izoluar është vetë Berisha nga Partia Demokratike, shikoni dështimin e tij për të 23-n herë radhazi përballë Bashkisë së Tiranës. Sot ishin 9 vetë. Mund t’i numëroni lehtë në fotografi. Madje mund tu gjeni dhe emrat. Pas kësaj, Flamur Noka u ka dërguar mesazh drejtuesve të PD të vijnë dhe ata në protestë. Kështu mund të bëhen 20. Pastaj nëse mobilizojnë dhe familjarë të tyre mund të bëhen 30. Problemi është se këmbëngulja e Berishës për të mbajtur njerëzit paradite tek Bashkia dhe mbasdite tek rrugica poshtë penxheres së tij, është…
Këtë mbrëmje në Montecarlo është hedhur shorti i Champions League, ku do të aplikohet për herë të parë formati i ri, në të cilin faza e grupeve do të përbëhet nga 36 skuadra. 36 ekipet do të jenë të ndara në 4 grupe me 9 skuadra, në bazë të renditjes së klubeve në UEFA, do të luajnë 8 ndeshje në çdo grup. Nuk ka ndeshje kthimi, por 8 kundërshtarë të drejtpërdrejtë të vendosur nga shorti i ditës së enjte. Pas ndeshjeve në grupe, 8 më të mirat në renditje shkojnë direkt në raundin e 16-shes. Skuadrat nga vendi i 9-të…
Donald Trump ka paralajmëruar se Mark Zuckerberg do ta kalojë pjesën tjetër të jetës së tij në burg nëse Facebook ndikon në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Trump pretendon se shefi i teknologjisë, miliarderi “drejtoi” Facebook kundër tij gjatë fushatës së 2020. Trump pohoi në librin, të titulluar Save America, se Zuckerberg do të vizitonte Zyrën Ovale dhe do të sillte gruan e tij në darka, do të ishte aq i këndshëm sa çdokush mund të ishte”, ndërsa do të përfshihej në një “komplot kundër presidentit. ”Ne po e vëzhgojmë atë nga afër dhe nëse ai bën ndonjë gjë…
Maturantët fitues në universitetet publike dhe private, nga data 30 gusht deri më 13 shtator, nëpërmjet 7 fazave 48-orëshe, do të mund të regjistrohen në fakultetet përkatëse. Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar Arjan Xhelaj, tha se regjistrimet mund të bëhen duke u paraqitur fizikisht në sekretaritë mësimore të fakulteteve, ndërsa me vete fituesit duhet të kenë ID, diplomën e shkollës së mesme, listën e notave dhe 2 fotografi. ”Nga dita e nesërme fillojnë fazat 48 orëshe dhe maturantët të cilët janë fitues, do të bëjnë regjistrimet. Ata maturantë që kanë fituar një degë, por janë në mëdyshje dhe duan të…