Author: tirana

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali përkujtoi sot në 185-vjetorin e lindjes Abdyl Frashërin. ”Kujtojmë kontributin e vyer politik të njërit prej ideologëve më të denjë të Rilindjes Kombëtare”, u shpreh Spiropali. ”Guxoj të pohoj se ndër vëllezërit Frashëri dhe rilindasit e tjerë, Abdyli ishte i pari që e ktheu ideologjinë rilindase në projektin e parë politik pas epokës së Skënderbeut, duke i dhënë jetë Lidhjes së Prizrenit”, theksoi kryeparlamentarja. Postimi i plotë Sot, në 185-vjetorin e lindjes së Abdyl Frashërit, kujtojmë kontributin e vyer politik të njërit prej ideologëve më të denjë të Rilindjes Kombëtare. Guxoj të pohoj se ndër…

Read More

Pas disa javësh, protesta e sotme e opozitës para Bashkisë së Tiranës ishte një dështim me militantët gjithnjë e më të paktë në numër. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka menjëherë pas përfundimit të protestës i është drejtuar strukturave me një mesazh ku shfaqet i pakënaqur me pjesëmarrjen në protestë. Mesazhi i Flamur Nokës Të dashur miq. Uroj që të keni kaluar mirë pushimet. Stina e vjeshtës për PD dhe opozitën do të kthehet në një stinë protestash dhe revolte, mosbindje civile ndaj narkoregjimit me qëllim krijimin e qeverise teknike si të vetmen rrugë për t’i dhënë vendit zgjedhje…

Read More

Me gjithë zhurmën e madhe për ”pagë mesatare 900 euro”, një orë punë në Shqipëri vlerësohet gjithashtu më pak se në çdo vend tjetër të Ballkanit Perëndimor me përjashtim të Kosovës. Pagesa e një ore pune shkon në raport të drejtë me pagën mesatare. Në kontinentin Europian, Luksemburgu është shteti me pagën mesatare më të lartë, gati 6 mijë e 300 euro. Me të dhënat të përditësuara deri në fund të marsit, Shqipëria rezulton shteti me pakën mesatare më të ulët në Rajon, duke lënë pas vetëm Kosovën. Në pozicion të njëjtë Shqipëria renditet edhe në drejtim të pagës minimale…

Read More

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari ka folur për deklaratën e zv/kryeministres Belinda Balluku, në lidhje me mbetjet toksike. Muçollari shprehur se është koha që SPAK të hetojë çështjen e mbetjeve toksike, ndërsa theksoi se Balluku duhet të dorëhiqet si kusht për hetim transparent. Ndër të tjera tha se deklaratat e Ballukut ishin të rreme, me qëllim mbrojtjen e ish-drejtorit të Portit të Durrësit Pirro Vëngu, aktualisht ministër i Mbrojtjes. ”Është koha që SPAK të hetojë një tjetër aferë toksike, kësaj radhe literalisht të tillë, të Ballukut Kumbaros, Ramës dhe oborrtarëve të lartë të tij. Në përfundim dënojmë me…

Read More

Kryeministri Edi Rama vizitoi Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku u hap spitali ditor brenda kësaj qendre. Kjo do të jetë e para strukturë e këtij lloji në Shqipëri në një sipërfaqe prej 3500 metër katror, që do të ofrojnë shërbimin shëndetësor për 65 mijë pacientë me sëmundje kronike, por edhe të tjerë që do të kenë nevojë për terapi dhe një monitorim të vazhdueshëm nga mjekët. Rama përgëzoi mjekët për punën e tyre. ”Nëse do të na shpikni ndonjë vakinë për virusin e mospërfilljes së pacientëve, do të ishte edhe më mirë. Sepse unë që e njoh sistemin e…

Read More

Qeveria ”Rama 3” do të shtojë investimet në 8 shkolla profesionale dhe 2 qendra të formimit. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja informon se fondet shtesë u siguruan pas rishikimit të buxhetit përmes Aktit Normativ të miratuar një ditë më parë. “Ndërhyrjet do të përfshijnë rikonstruksionin e ndërtesave ekzistuese dhe krijimin e ambienteve shtesë për disa prej tyre, duke siguruar kushte dhe standarde më të larta për arsimin profesional”, tha ai. Falë këtyre investimeve, më shumë se 5000 nxënës do të kenë mundësi të përfitojnë nga infrastruktura e përmirësuar, laboratorët e pajisur me teknologjinë më të fundit dhe…

Read More

Ministri i Europës dhe i Punëve të Jashtme, Igli Hasani është optimist që vjeshta do të sjellë lajme pozitive për integrimin e Shqipërisë. Ministri i Jashtëm është i mendimit se muri grek, që për muaj me radhë ka penguar vendin tonë të kapërcejë në fazën e dytë Bruksel do të rrëzohet. “Në fund shtatori fillim teori do të kemi konferencën e dytë ndërqeveritare. Kemi zhvilluar negociata diskrete me Athinën”, tha ministri. Me vendimin e aleancës për të mbajtur samitin e NATO-s në Tiranë në vitin 2027, qeveria shqiptare ka nisur përgatitjet për organizimin e forumit më të lartë të sigurisë.…

Read More

Ndihmëssekretari i NATO-s, Thomas Guoffus ka nisur takimet në Kosovë, ku temë e nxehtë e diskutimeve do të jetë çështja e hapjes së urës së Ibrit. Takimin e parë Guoffus po e zhvillon në Presidencë me kryetaren e shtetit Vjosa Osmani. Takimi është duke u mbajtur në objektin e Presidencës, ndërsa mediat janë lejuar që të filmojnë vetëm në fillim të takimit. Guoffus pritet të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti, ashtu siç shefi i qeverisë e njoftoi ditën e djeshme në mbledhjen e qeverisë. Vizita e Guoffus në Prishtinë vjen pak ditë pas vizitës Admiralit amerikan Machel.

Read More

Olsi Bibollari, pronar i një restoranti dhe aksioner në një bar kafe në Tiranë, nuk u mjaftua me 50 mijë euro borxh, që ish-shef i urgjencës në QSUT ia dha me kontratë. Disa ditë më parë, 38-vjeçari dhe kardiologu Eqerem Hasani, ishin tek noteri për të firmosur kontratën që njeh borxhin mes tyre. Teksa janë kthyer sërish bashkë me automjetin e Olsi Bibollarit, ish-shefi i urgjencës së sëmundjeve të brendshme në QSUT, ka harruar në automjet çelësin e apartamentit. 38-vjeçari nuk ka humbur kohë dhe sapo është ndarë me doktorin dhe është siguruar që nuk iu drejtua banesës, ka shkuar…

Read More

Shtimi i mjeteve në akset rrugore si pasojë e pushimeve verore, por edhe i turizmit, ka rritur numrin e aksidenteve në vend. Korriku shënon numrin më të lartë në raport me 7 muajt e parë, teksa u regjistruan 146 raste me një rritje 16,8%. Është sjellja e drejtuesit të mjetit që ka ndikuar në rritjen e rasteve të aksidenteve. 191 të vrarë dhe të plagosur janë regjistruar në muajin korrik, ndërsa vdekshmëria arriti në 9,2 për 100 aksidente. Ndonëse në muajin me më shumë aksidente, ishin të rinjtë shkaktarët kryesor. Grupmosha 25-34 vjeç “përgjakën” rrugët e Shqipërisë, pasuar nga nga…

Read More

BULQIZË- Një aksident fatal ka ndodhur në orët e vona të ditës së djeshme në Bulqizë. Mësohet se një 16-vjeçar ka përplasur me motor 82-vjeçaren S.M në fshatin Ostren. Si pasojë e plagëve 82-vjeçarja humbi jetën në vend. Për pasojë i mituri është shoqëruar ditën e sotme në Komisariat ku iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale motomjeti që drejtonte. Njoftimi i Policisë: Bulqizë/informacion paraprak Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në orën 23.40, datë 28.08.2024, kanë marrë informacion se në fshatin Ostren, kishte humbur jetën shtetasja S.M., 82 vjeçe. Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se 82-vjeçarja, ishte aksidentuar nga…

Read More

Javën e ardhshme Këshilli i Rregullores do të mblidhet për të diskutuar mandatin e deputetit socialist Vullnet Sina. Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka thirrur mbledhjen e Këshillit në 4 shtator dhe në këtë mbledhje do të shqyrtohet kërkesa e PD-së për heqjen e mandatit për Vullnet Sinën. Partia demokratike pretendon se socialisti Vullnet Sina ka përfituar tendera publike për kompanitë e tij private edhe pse kushtetuta e ndalon deputetin të përfitojë nga paratë publike. Për këtë arsye opozita kërkon që parlamenti të votojë pro dërgimit në Gjykatën Kushtetuese të deputetit Vullnet Sina dhe gjykata të vendosë nëse ai e…

Read More