Author: tirana

NORVEGJI- Një arkeologe amerikane ka vdekur pasi kopja e varkës me të cilën po lundronte u përmbys në det të trazuar gjatë një ekspedite nga Ishujt Faroe në Norvegji. Gjashtë persona ishin në bordin e Naddoddur të martën në mbrëmje – ditën e katërt të udhëtimit dhe u dërgua një sinjal shqetësimi. Vetëm pesë persona arritën të futeshin në një gomone. Ata u transportuan më vonë në një vend të sigurt me helikopter. Trupi i një gruaje u gjet përfundimisht të mërkurën në mëngjes afër vendit ku anija u mbyt. Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmoi vdekjen e një qytetari amerikan “në…

Read More

TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka deklaruar se demokratët nuk do të tërhiqen nga kauza e tyre e dërgimit para përgjegjësisë të abuzuesve të inceneratorit të Tiranës. Nga protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë, Këlliçi tha se enjten që vjen opozita do të protestojë sërish. “Njësitë administrative në Tiranë, fshatrat dhe kryeqyteti është i tejmbushur nga plehrat. Në këtë vend nuk ka drejtësi. Përherë kam qenë nga më të moderuarit për të folur për SPAK-un. Por duhet të themi disa të vërteta. Altin Dumani u shpreh se disa krime janë krime intelektuale. Në mars të 20170ës Veliaj i hapi rrugë…

Read More

Një 38 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës për vjedhje. Sipas policisë, Olsi Bibollari nga Tirana ka vjedhur një shumë prej 15 mijë eurosh në një banesë në Komunën e Parisit. Ngjarja ka ndodhur me 25 Gusht. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash të dyshuara të vjedhura, një automjet, dhe veshje të cilat autori i ka përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes.

Read More

Policia ka asgjesuar 2449 bimë kanabisi në qarkun e Shkodrës në kuadër të operacionit “Territori i pastër”. Më konkretisht, u gjetën territorin e njësive administrative Pult, Shalë dhe Postribë 606 bimë cannabisi; Në territorin e njësisë administrative Shkrel u gjetën dhe asgjësuan 531 bimë cannabisi. Policia e Vaut të Dejës gjeti në territorin e njësisë administrative Shllak 1312 bimë cannabisi. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.

Read More

TIRANË- Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka deklaruar se prioriteti i politikës së jashtme shqiptare është Kosova. Duke folur para mediave, Hasani është shprehur se për hapjen e urës së Ibrit se Kosova duhet që ta diskutojë këtë vendim së bashku me vendet partnere. “Kemi qenë të qartë në atë që kemi thënë. Për ne prioriteti i politikës së jashtme është Kosova dhe gjithmonë u kemi thënë motrave dhe vëllezërve në Prishtinë që hapat që merren duhen diskutuar me ata që i duan shumë dhe i kanë përzemër. Para se të ndërmerren hapat, duhet të diskutohet dhe të dilet në konkluzione…

Read More

GRAMSH- Një 23-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Gramshit ditën e sotme. Bëhet me dije se P.K 23 vjeç shantazhonte një 17-vjeçare në rrjetet sociale. Kjo e fundit mësohet se për shkak të gjendjes së rënduar ka konsumuar një sasi medikamentesh mjekësore. Vijon puna për kapjen e të riut. Njoftimi i Plotë: Komisariati i Policisë Gramsh referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin P. K., 23 vjeç, banues në Gramsh, pasi dyshohet se ka shantazhuar në rrjete sociale, një 17-vjeçare, e cila për këtë shkak ka konsumuar një sasi medikamentesh mjekësore. Vijon puna për kapjen e shtetasit…

Read More

POLIÇAN- Një sherr mes dy të moshuarëve ka ndodhur në qendrën Polivalente të Poliçanit. Sherri ka degraduar në nxjerrjen e biçakut nga ana e një 84-vjeçari, i cili ka kërcënuar një të moshuar tjetër. Shkaku i sherrit ka qenë zhurma e shkaktuar nga 82-vjeçari në kohën e pushimit. Njoftimi i Policisë: Stacioni i Policisë Poliçan referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. B., 84 vjeç, banues në Qendrën Polivalente Poliçan. Dyshohet se shtetasi I.B është konfliktuar dhe e ka kanosur me mjet prerës (biçak), shtetasin N. N., 82 vjeç, banues në të njëjtën qëndër për arsye…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga punimet e task forcës për certifikimin e vendosjes së impiateve për trajtimin e ujërave të ndotur. Ai ka zbuluar dhe zonat, ku po bëhet ky proces, duke e theksuar që përmirëson cilësinë e turizmit në vendin tonë. “Në Dhërmi, Borsh, Ksamil, Llaman, Karpen, Golem, Spille, Hamallaj, Pogradec, Lezhë, vijon punën task forca për të monitoruar dhe certifikuar vendosjen e impianteve për trajtimin e ujërave të ndotur nga subjektet që operojnë pranë ujërave larës. Një proces që rrit e përmirëson cilësinë e turizmit në Shqipëri”, ka shkruar Rama krahas pamjeve.

Read More

Në zemër të natyrës përrallore të Kukësit ka hapur dyert “Stani i Hoxhës”, një oaz i qetësisë dhe i shijes së mirë që mirëpret turistë vendas e të huaj për të shijuar kulinarinë tradicionale dhe natyrën e mrekullueshme të veriut. Kryeministri Edi Rama ka postuar foto nga “Stani i Hoxhës” në Kukës. Kreu i qeverisë shkruan se falë klimës së begatë, i zoti i stanit Gëzimi mbarështon edhe bletë, dhe e prodhon vetë mjaltin për nevojat e agroturizmit. ”Në zemër të natyrës përrallore të Kukësit ka hapur dyert “Stani i Hoxhës”, një oaz i qetësisë dhe i shijes së mirë…

Read More

Debati në sallën e Parlamentit vijon të jetë në shërbim të interesave politike dhe jo të qytetarëve. Këtë evidenton raporti i Institutit për Studimet Politike mbi efikasitetin e deputetëve në sesionin e shkuar. Instituti për Studimet Politike vlerëson se pasi opozita la pas kaosin, pati progres relativ në kuptimin e funksionimit të parlamentit. Këshilli i Ministrave vijoi të ishte burimi kryesor i nismave ligjore. Ndonëse duket se ka rritje të numrit të nismave ligjore nga deputetët (mbi 23-25%) një pjesë e tyre janë nisma de facto të qeverisë, të paraqitura indirekt si nisma të deputetëve të mazhorancës dhe pjesa më…

Read More

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë është regjistruar pasditen e së mërkurës në jug të Kretës, pranë Gavdos. Sipas zgjidhjes së rishikuar të Institutit Gjeodinamik lëkundjet u regjistruan në një thellësi fokale të vlerësuar në 11.6 km, me epiqendër 15 km. në lindje-verilindje të ishullit Gavdos. Tërmeti ndodhi 71 kilometra në jug të Rethymnos duke krijuar shqetësim tek banorët. Intensiteti i tërmetit ka qenë i fortë, dhe sipas informacioneve nga ishulli I Kretës është ndjerë shumë edhe në qytetin e Iraklios. Deri tani nuk ka informacione për dëme në njerëz apo në materiale. Specialistët po ndjekin me vëmendje fenomenin.

Read More