Qeveria ”Rama 3” ka miratuar pagesat për orët shtesë të punonjësve të policisë dhe kompensimin financiar ushqimor të tyre. Në Aktin e miratuar, parashikohet të mbulohet efekti financiar i orëve shtesë të punonjësve të policisë të angazhuar në shërbim gjatë sezonit turistik. Me këto shtesa në Aktin Normativ, do të mbulohet edhe efekti financiar i kompensimit në lekë për ushqimin, për punonjësit e policisë për gjithë vitin buxhetor 2024. Në një prononcim pas mbledhjes së qeverisë, Ministri i Financave Petrit Malaj u shpreh se është rritur financimin për Ministrinë e Brendshme në vlerën rreth 1.3 miliard lekë për kompensimin ushqimor…
Author: tirana
Raporti i Institutit për Studimet Politike, ka bërë një renditje të deputetëve më pak efikasë për kohën janar-gusht 2024. Në listë kryesojnë pothuajse të njëjtit deputetë si edhe në sesionet e kaluara parlamentare. Agron Çela i PS-së. Gledis Çeliku i PSD, Gertjan Deda i PSD, Niko Kuri PS/MEGA, Shkelqim Bullari i PS dhe Tatiana Piro e PS janë 6 deputetët më pak efikasë. ”Nga të dhënat monitoruese janë gjashtë deputetësh që nuk kanë arritur të lënë “gjurmë parlamentare” në sesionin e fundit parlamentar, duke mos pasur asnjë angazhim personal në komisionet e Kuvendit dhe as në seancat plenare. Nuk është…
Ukraina ka testuar raketën e saj të parë balistike të prodhimit ukrainas, tha presidenti Volodymyyr Zelensky. Kievi u ka kërkuar prej muajsh mbështetësve të tij perëndimorë që ta lejojnë atë të përdorë sisteme raketore të prodhuara nga jashtë për të goditur objektivat thellë brenda Rusisë. Udhëheqësi ukrainas e bëri njoftimin në një konferencë për shtyp të martën. “Çfarë zhvillimesh të tjera ka në Ukrainë? Mendova se ishte shumë herët për të folur për këtë, por… pati një test pozitiv të raketës së parë balistike ukrainase. Unë e përgëzoj kompleksin tonë të prodhimit ushtarak për këtë”, tha ai. Zelensky nuk pranoi…
Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë mirëpritën shpëtimin e një pengu izraelit të mbajtur nga Hamasi, të martën. Ata gjithashtu thanë se po punonin për të arritur një marrëveshje për armëpushimin në Gazë. Megjithatë, edhe nëse arrihet një marrëveshje, administrata e ardhshme e Shteteve të Bashkuara do të trashëgojë problemin e tensioneve të vazhdueshme në Lindjen e Mesme. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Patsy Widakuswara, njofton mbi politikën e mundshme të Uashingtonit nën Presidenten Kamala Harris nëse ajo fiton zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Izraeli kreu një tjetër sulm vdekjeprurës në një kamp refugjatësh në Gazë, ndërsa negociatorët përpiqen të arrijnë një…
Studentët e Mjekësisë do të ndjekin këtë vit studimet universitare pa kontratën detyruese për të punuar në Shqipëri në përfundim të studimeve. Rektori i sapoemëruar në krye të Universitetit të Mjekësisë, Xheladin Draçini, në një intervistë për ”Tv Klan” tha se mësimdhënia do të zbatohet brenda ligjeve aktuale akademike, kjo pasi ndryshimet ligjore të rekomanduara nga Gjykata Kushtetuese nuk janë miratuar ende. “Ne mbështesim mundësitë e karrierës për studentët, mësimdhënia zbatohet brenda ligjeve akademike dhe administrative dhe që nuk ka ndryshim të kohëve të fundit”. Janë 1624 maturantë që kanë rezultuar fitues në Universitetin e Mjekësisë. Nga viti 2019 kuotat…
Bregdeti i Shëngjinit është shndërruar në pikë referimi për turistët vendas dhe të huaj gjatë sezonit veror. Kryeministri Edi Rama ka postuar pamje nga plazhi i Shëngjinit i mbushur plot me turistë. Ndërthurja e turizmit bregdetar me atë historik e natyror dhe kulinaria e pasur e bëjnë Lezhën një destinacion për turizëm gjithëvjetor. Plazhi i Shëngjinit shtrihet në perëndim të qytetit të Lezhës, nga Velipoja në veri dhe deri në anën e djathtë të grykëderdhjes së Drinit të Lezhës, në jug të ishullit Kune. Plazhi ka një gjatësi prej 9 km dhe gjerësi deri 30-70 m. Pjesa më rekreative e…
Mirlind Daku nuk do kontribuojë në ndeshjen e parë në shtator për Shqipërinë për shkak të dënimit nga UEFA. Numri një i pankinës së Rubin Kazan, Rakhimov kërkon që Daku mos të ftohet as në sfidën e dytë të kombëtares. “Daku ka një dëmtim jo të lehtë, nuk e lejon të luajë me kapacitet të plotë. Ai po luan gjithmonë me injeksione, është gabim të rrezikosh sulmuesin, duhet t’i japim pak kohë pushim. Nuk është fare e drejtë që ta nxjerrësh një lojtarë në fushë gjithmonë me qetësues. Me shumë gjasa tani Dakun e thërret Shqipëria, ne do të përpiqemi…
Pas ndryshime qeveritare, tashmë radha për të përjetuar ankthin e vendimeve të kryesocialistit Edi Rama ka kaluar tek anëtarët e kupolës drejtues të partisë. PS do të nisë punën për zgjedhjet parlamentare të 2025, ndaj përzgjedhja e njerëzve që do të marrin përsipër drejtimin e fushatave në terren, bashkë me përpilimin e ekipeve dhe kandidatëve, merr më shumë rëndësi në kontekstin e përballjes me kundërshtarin politik. Para se Rama të japë verdiktin për bashkëpunëtorët e tij të ngushtë në selinë rozë, Kryeministri do të zhvillojë më parë analizën e kabinetit qeveritar për çdo dikaster të dielën e 1 shtatorit në…
Enio Civici është liruar nga detyra si zv.ministër i Bujqësisë. Vendimi është firmosur nga zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe futet menjëherë në fuqi. Civici ishte emëruar si zv.ministër i Bujqësisë në tetor 2021. Ndërkohë, nga detyra është liruar edhe Blend Çobani, inspektor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit. Në vend të tij, në këtë detyrë është emëruar Rafail Milo.
Nga Kreshnik Spahiu Në media është bërë virale sulmi i komedianit “kosovar” Osman Azemi, ku ka thënë se shqiptarët e Shqipërisë janë xhelozë për kosovarët. Ai është shprehur se shqiptarët janë xhelozë për kosovarët se nuk kanë emra si Rita Ora, Dua Lipa, Majlinda Kelmendi, Xherdan Shaqiri e të tjerë. Madje ai e çoi edhe më tej deklaratën e tij, duke thënë se inate të tilla mund të bëjnë atë që në ardhmen ta kalojë kufirin nga Rozhaja në Mal të Zi dhe jo nga Morina. E gjithë ky diskutim del herë pas here dhe duket se vjen si një…
Pas një serie atentatesh të gjitha me motiv kryesor hakmarrjen dhe me 5 viktima të lëna pas policia arrestoi Andrea Kalemin, një emër shumë i njohur për drejtësinë shqiptare. I biri i Shyqyri Kalemit që mbeti i vrarë në masakrën e Memaliajt së bashku me kamarierin e lokalit dhe një klient. Andrea u arrestua pak javë më pas ndërsa në shtëpinë e tij policia gjeti arsenal armësh dhe një shumë prej 40 mijë eurosh. Për këtë hetuesit kanë ngritur dyshime se ai po përgatitej për hakmarrje. Bashkë me Andrean specialët e RENEA-s arrestuan dhe Andrew Bode, i dyshuar kryesor për…
Zv/kryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku thotë se transporti i mbetjeve të rrezikshme të Kurum u procesua nga koncesionarët evropianë që operojnë në Portin e Durrësit. ”I bëj thirrje mediave të tregohen të kujdesshme teksa analizojnë këtë çështje, që përveç delikate, është shumë e komplikuar nga ana juridike dhe proceduriale. Analizat që kam dëgjuar afektojnë imazhin e Shqipërisë. Duhet të presim vendimet sa i përket kësaj çështjeje të rëndësishme mjedisore. Çështja ka marrë emrin: Porti i Durrësit”. Duke pohuar se qeveria shqiptare ka pasur vazhdimisht konflikte me Kurum, ministrja Balluku tha se kompania është e detyruar të japë sqarime…