”Big Brother Vip Kosova 3” po afron, edhe pse banorët e edicionit të dytë vijojnë që të jenë aktivë në syrin e publikut. Në media po qarkullojnë edhe emrat që do të marrin pjesë në këtë edicion. Edona James, finaliste në BBVK2, thotë se dy konkurrentë tashmë janë 100 për qind të konfirmuar dhe kanë nënshkruar kontratën për të qenë pjesë e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova. Këta dy emra janë ish-konkurrenti i programit të njohur “Përputhen,” Bashkim Sahiti, dhe influencuesja dhe prezantuesja Zojë Nushi. Bashkim Sahiti i cili u bë i njohur për pjesëmarrjen e tij…
Author: tirana
Kompania turke “Kurum International” që operon në ish-kombinatin Metalurgjik të Elbasanit që prej 1998 rezuton të jetë prodhuesja kryesore në Shqipëri e mijëra ton mbetjeve në vit. Investigimet mediatike nxorrën në dritë se “Kurum” fshihet pas mbetjeve të eksportuara nga porti i Durrësit, për të cilat kompania gënjeu fillimisht, duke mohuar që të kishte lidhje me eksportin. Mbetje të cilat në vend që t’i asgjesonte sipas parametrave të sigurisë, rezultoi se ia kishte shitur kompanisë “Sokolaj”. E ndërkohë që Kurum vijoi të gënjejë, kësaj here nuk u dëgjua zëri i opozitës, e cila zakonisht nuk lë kompani shqiptare apo të…
37-vjeçari Shpëtim Kraja është ekstraduar nga Parisi, ndërsa ndaj tij ishte caktuar masa e arrestit me burg, pasi në vitin 2022 ka qëlluar me armë zjarri ndaj policisë. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2022, Gjykata e Kurbinit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, si dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.…
E ngarkuara me Punë në ambasadën e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn zhvilloi një takim me drejtuesin e SPAK-ut, Altin Dumani dhe kreun e Seksionit Kundër Korrupsionit në këtë institucion, Klodjan Braho. VanHorn shprehu admirimin e SHBA për përpjekjet e palodhura të SPAK-ut në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe i nxiti drejtuesit e institucioneve të drejtësisë të vazhdojnë punën e tyre të guximshme Ajo theksoi se SPAK dhe institucionet e pavarura të Shqipërisë kanë mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara në misionin e tyre për të shtruar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. “E Ngarkuara…
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali priti në takime të veçanta Vasilika Hysin, përfaqësuese e vendit tonë në misionin e OKB-së në Gjenevë dhe po ashtu me Besiana Kadare, ambasadore e Shqipërisë në UNESCO. Spiropali u shpreh se në fokus është përmirësimi i raportimeve të Shqipërisë në strukturat e OKB. Postimi i plotë Me përfaqësuesit tanë diplomatikë në organizatat më të rëndësishme ndërkombëtare, për të forcuar bashkëpunimin e bashkëveprimin. E nderuar të shkëmbeja mendime me mikeshat e mira: Vasilika Hysin, përfaqësuese e vendit tonë në misionin e OKB-së në Gjenevë dhe po ashtu me Besiana Kadare, ambasadore e Shqipërisë në UNESCO.…
Sali Berisha e quan provokacion të ulët anti-kombëtar dhe ndërkombëtar, hartën e publikuar nga qeveria për projektin e zgjerimit të superstradës Tiranë-Durrës. Berisha thotë se dyshja e argatëve të Beogradit Rama-Balluku fshinë nga harta Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, duke i bërë këto të fundit pjesë të ish-Jugosllavisë. Në hartën e publikuar nga qeveria dhe Ministria e Infrastrukturës për projektin rrugor Tiranë-Durrës, tregohet se Shqipëria kufizohet vetëm nga dy shtet, Greqia dhe Jugosllavia dhe dy dette, Jon e Adriatik, ndërsa Kosova e pavarur dhe Maqedonia e Veriut sipas qeverisë Rama janë ende pjesë përbërëse e Juogsllavisë.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, Rinas ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për pasagjerët, të cilëve iu bën thirrje që të shkojnë në aeroport të paktën 3 orë përpara fluturimit dhe kjo për shkak të fluksit të madh të pasagjerëve gjatë sezonit turistik. “Për të shmangur nxitimin e minutave të fundit dhe për t’u siguruar që keni kohë të mjaftueshme për check-in dhe kontrollin e sigurisë, ju rekomandojmë të mbërrini në aeroport të paktën 3 (tre) orë përpara orarit tuaj të fluturimit”, thuhet në një postim të TIA. TIA po ashtu iu kërkon pasagjerëve të printojnë biletën e tyre, pasi…
Një shqiptar është goditur me thikë në burgun grek të Domokos, pas një konflikti me disa të dënuar të tjerë. 41-vjeçari shqiptar është konfliktuar me një 32 vjeçar sirian dhe një algjerian të moshës 30 vjeçare, të cilët kanë nxjerrë disa mjete të mprehta të improvizuara, në formë thike, duke ia ngulur një prej tyre në kokë. Për pasojë i riu shqiptar është plagosur rëndë dhe është dërguar menjëherë për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm të Lamisë, teksa identiteti i tij nuk bëhet me dije. Oficerët e burgut më pas kanë ushtruar kontrolle të imtësishme…
Qeveria miratoi sot rishikimin e buxhetit duke alokuar financime shtesë edhe për fermerët dhe sektorin e bujqësisë. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denja deklaroi se “përmes aktit normativ, miratuam sot në Këshillin e Ministrave ndryshimet buxhetore për më shumë mbështetje për fermerët, blegtorët dhe peshkatarët për rritjen e sasisë dhe cilësisë së prodhimeve “Made in Albania”. Denaj bëri të ditur se ndryshimet sigurojnë më shumë mbështetje në sektorin e bujqësisë, infrastrukturës bujqësore, blegtorisë dhe akuakulturës. “Qeveria Shqiptare dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural mbeten të angazhuar për të mbështetur dhe fuqizuar sektorin bujqësor për vizionin “Bujqësia 2030”…
Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për sigurimin e jetës së personelit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, që dërgohet me misione ushtarake dhe stërvitje jashtë vendit. Vendimi i zbardhur jep detaje për sigurimin e jetës së personelit të Forcave të Armatosura për vitet 2024, 2025 dhe 2026. -Sigurimi i jetës bëhet sipas kontratës që lidhet me shoqërinë e sigurimit, të përzgjedhur sipas rregullave të përcaktuara në legjislacionin në fuqi për prokurimin publik. Ky sigurim mbulon ngjarjet në rastet e: a) humbjes së jetës për shkak të detyrës apo si rezultat i aksidenteve gjatë ushtrimit të saj; b) zhdukjes; c)…
Qeveria e Albin Kurtit ka marrë vendim që paga minimale të jetë 350 euro bruto në muaj për punë me orar të plotë, lajm që është dhënë edhe nga ai përmes një postimi në rrjete sociale. Kurti tha se ky vendim vjen pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Pagën Minimale, i cili ishte proceduar në prill 2022.Kurti shtoi se propozimi i atëhershëm ishte 264 euro bruto në muaj, përderisa më parë ishte 130 euro bruto në muaj për të punësuarit mbi 35-vjeç dhe 170 euro për ata mbi 35.
Argjira Spanca është bërë e njohur për rolin e saj në programin e njohur “E diell”, në ekranin e Top Channel, ku ka kontribuar si moderatore dhe autore në rubrika të ndryshme. Në vitet e fundit, Argjira ka qenë e pranishme në shumë emisione dhe aktivitete televizive, duke ndihmuar në rritjen e popullaritetit të programeve që ka moderuar. Ajo ka fituar një numër të madh fansash dhe ka qenë e angazhuar në projekte të ndryshme që kanë pasur ndikim të konsiderueshëm në median shqiptare. Ajo nuk do të jetë pjesë e sezonit të ri të “E diell”. Ditën e sotme…