Mbi 35,000 nxënës të klasave të I, II dhe III do të përfshihen këtë vit në kurrikulën e re të kodimit. Modeli i laboratorëve Smart është prezantuar së fundi në shkollën “Qazim Turdiu”, ndërsa Ministria e Arsimit dhe Sportit parashikon zgjerimin e këtij projekti në periudhën 2025-2026 Kryeministri Edi Rama ka ndarë momente nga prezantimi i modelit të laboratorëve Smart, duke theksuar se janë instaluar 216 SmartLab-e në shkolla. Rama bëri të ditur se synohet instalimi edhe i mbi 600 laboratorë te rinj në shkollat 9-vjeçare dhe në gjimnaze, duke u krijuar kushtet e duhura nxënësve për t’u pajisur me…
Author: tirana
Nga Eduard Zaloshnja Statisticieni Nate Silver u bë i famshëm më 2008 në Amerikë, sepse parashikoi saktë fituesin në 49 nga 50 shtetet në garën presidenciale. Më 2012 ai e parashikoi saktë fituesin në 46 nga 50 shtetet. Ndërsa më 2016 ai gaboi milimetrikisht në tre shtetet kyçe që dërguan Trumpin në Shtëpinë e Bardhë: Pennsylvania, Michigan dhe Wisconsin. Katër vjet më vonë, Nati Silver e korrigjoi shënjestrën statistikore! Aktualisht Nate Silver publikon një buletin ditor (i quajtur Silver Bulletin), ku bën përmbledhjen statistikore të të gjitha sondazheve që zhvillohen në 50 shtetet e SHBA-së në lidhje me garën presidenciale.…
Modelja shqiptare, Trejsi Sejdini ka pozuar për revistën prestigjioze ”Vogue” Turqi, ku ka rrëfyer detaje rreth jetës dhe karrierës së saj si modele. Bukuroshja duket në formë të mrekullueshme dhe ka marrë vëmendje të madhe me paraqitjen. ”Jam shumë e lumtur të ndaj me ju këtë projekt të mrekullueshëm për të cilin kam punuar muajin e kaluar. Jam jashtëzakonisht mirënjohëse dhe e lumtur! Faleminderit Vogue Turkiye për këtë mundësi të mrekullueshme. Ndihem e bekuar”,-shkruan Sejdini.
Në përfundim të sezonit veror turistik, Autoriteti Rrugor Shqiptar do të nisë punimet për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës. Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli së bashku me inxhinierë të ARRSH-së, përfaqësues të bashkisë Tiranë, të Policisë Rrugore përfaqësues të kontraktorëve dhe të supervizorëve të kontratës “Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës”, zhvilluan një takim ku diskutuan nga afër planin e devijimit dhe menaxhimit të trafikut. “Tashmë pas rënies së fluksit turistik në vend, do të merren të gjitha masat që të fillojnë menjëherë punimet për zgjerimin e këtij aksi të rëndësishëm”, bën të ditur ARRSH. Puna për zgjerimin e…
Qyteti i Antakias, kryeqyteti i provincës Hatay, ishte një nga më të goditurit në Turqi, me pothuajse 80% të ndërtesave janë dëmtuar plotësisht. Ishte një shkatërrim përtej imagjinatës, sipas Nicola Scaranaro i Foster + Partners, firma arkitekturore që muajin e kaluar publikoi masterplanin e saj jo vetëm për të rindërtuar dhe rigjallëruar qytetin, por për ta bërë atë një vend të sigurt ndaj tërmeteve, përmbytjeve dhe fatkeqësive të tjera natyrore. Qyteti është i ngritur pranë malit Habib Neccar në luginën e lumit Asi dhe afërsia e tij me lumin do të thotë se ndikimi shkatërrues i tërmeteve përkeqësohet nga një…
Romelu Lukaku është rikthyer në Itali, kësaj radhe për një aventurë të re me Napolin. Mes klubit “axurr” dhe Chelseat është gjetur më në fund gjuha e përbashkët, teksa shtatlarti belg ka zbarkuar në qytetin italian për të kryer testet mjekësore dhe për t’u bashkuar më pas me ekipin e Contes. Pas Interit dhe Romës, Napoli është skuadra e tretë italiane për Lukakun, i cili është pritur si hero nga tifozët e tij të rinj.
Alban Kukaviqi, 60-vjeçari i cili në muajin korrik u plagos nga helika e një gomoneje, në gjirin e Shën Janit në gadishullin e Karaburunit, ka ndërruar jetë në Turqi. 60-vjeçari i cili kishte shkuar në pushime me familjen, pasi u plagos nga gomonia në këmbë, u nis drejt Turqisë për të marrë mjekim më të specializuar, por nuk i mbijetoi aksidentit të rëndë. Alban Kukaviqi një ish-basketbollist ka humbur jetën gjatë operacionit të tretë që po bënte për këmbën. Ai do vinte një protezë, por për shkak të dobësimit nga dy operacionet e para, ai nuk arriti të mbante narkozën.…
Deputetja Partisë Demokratike Jorida Tabaku, e cila është Kryetare e Komisionit të Çështjeve Europiane dhe anëtare e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, pritet të dorëzojë një iniciativë të rëndësishme ligjore. Kjo nismë, sipas Tabakut, ka për qëllim mbrojtjen e kredimarrësve nga praktikat grabitqare të huadhënies dhe përafrimin e legjislacionit shqiptar me standardet më të mira të Bashkimit Europian. “Koha ka ardhur që të veprojmë ndryshe! Qytetarët tanë meritojnë mbrojtje nga abuzimet financiare dhe nga sjelljet që më së shumti të kujtojnë personazhet e romanit të Balzakut,”, shkroi në faqen e saj në Facebook, Tabaku, teksa theksoi se kjo nismë ligjore…
Shqipëria ka njohur një interes në rritje vitet e fundit për investimet në energjinë e rinovueshme. Por ngërçi kryesor mbetet gjetja e pronës ku mund të kryhen këto investime. Për të shmangur këtë problematikë, një nisëm e deputetes socialiste Edona Bilali ka për qëllim që të lejojë të ndërhyhet në “Fondin kullosor” të vendit. Nisma e depozituar në kuvend, argumenton se ka kërkesa të shtuara për investime në energjinë nga dielli dhe era, ndaj dhe në këto sipërfaqe toke do të jepen në përdorim, për të zhvilluar veprimtari ekonomike dhe jo vetëm nga subjektet private. Në relacion thuhet se aktivitetet…
Socialistët kanë vendosur të dërgojnë në gjykatën kushtetuese çështjen e mandatit të ish-ministres së jashtme Olta Xhaçka. Në një lëvizje të papritur, deputetët socialistë në këshillin e legjislacionit deklaruan se vendimi i gjykatës duhet zbatuar e parlamenti në mbledhjen më të afërt duhet të votojë pro dërgimit në kushtetuese të mandatit të koleges së tyre Xhaçka. Por kjo lëvizje sipas zv.kryeministres Belinda Balluku nuk është ndryshim i qëndrimeve të PS, teksa shtoi se mazhoranca po merret me procedurat dhe jo me emrat e përveçëm. “Me zbardhjen e vendimit të Kushtetueses është kërkar nga grupi i PD të thirrjej një seancë…
Zëvendës/kryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, në një reagim për mediat, tha se transporti i mbetjeve të rrezikshme të Kurum u procesua nga koncesionarët evropianë që operojnë në Portin e Durrësit. “I bëj thirrje mediave të tregohen të kujdesshme teksa analizojnë këtë çështje, që përveç delikate, është shumë e komplikuar nga ana juridike dhe proceduriale. Analizat që kam dëgjuar afektojnë imazhin e Shqipërisë. Duhet të presim vendimet sa i përket kësaj çështjeje të rëndësishme mjedisore. Çështja ka marrë emrin: Porti i Durrësit. Porti dhe mbetjet janë dy gjëra të ndryshme. Kam parë që përfshihet Autoriteti Portual dhe disa ministri.…
Mesfushori luftarak, Klaus Gjasula ka vendosur të tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare. Federata Shqiptare e Futbollit e falënderon dhe i shpreh mirënjohjen mesfushorit për kontributin e dhënë në fushën e lojës me fanellën kuqezi në gjithë këto vite, ku ka spikatur gjithmonë për grintën, profesionalizmin dhe përkushtimin e tij të pakursyer në çdo sfidë. “Klaus Gjasula, pas ‘Euro2024’, ka vendosur të tërhiqet nga Kombëtarja dhe FSHF e falënderon pafundësisht mesfushorin për kontributin e dhënë në fushë dhe jashtë saj. Klausi gjithmonë ka qenë një shembull në Kombëtare me angazhimin dhe sjelljen e tij. Faleminderit luftëtar!”, shkruan në njoftimin e FSHF-së. Gjasula,…