Author: tirana

Dashi Parashikohet një ditë mjaft interesante nga pikëpamja sentimentale, ku nuk do të mungojnë takimet e reja. Përfshirja në eksperienca të reja profesionale, do të jetë mjaft e rëndësishme për të rigjetur sigurinë në vete dhe kapacitetet tuaja. Demi Do t’iu duhet të përshtateni me ndryshime të ndjeshme në rutinën tuaj, të cilat do të rezultojnë më të frytshme nga sa mendoni, sidomos nëse jeni duke nisur projekte të reja. Kjo e mërkurë do të sjellë rezultate të mëdha. Rikthimi i pasionit është mjaft i mundshëm. Binjakët Takime dhe angazhime të ndryshme janë mjaft të favorshme dhe kjo gjë do…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje sesi të rinjtë që vizitojnë zonën e Roshnikut në Berat, aty mësojnë edhe gatimet tradiconale siç është lakrori me lakra të egra dhe rosnicat, dhe kjo nga zonja Lumturije. ”Vajza dhe djem të rinj, çifte, familje që vizitojnë Beratin zgjedhin të mësojnë sekretet e recetave tradicionale, për t’i marrë me vete së bashku me shijen e udhëtimit. Lumturija, zonja që prej vitesh gatuan në restorantin e saj në Roshnik, është një nga zonjat që u mëson turistëve edhe ato receta që quhen sfiduese, si lakrorin me lakra të egra apo rosnicat”,-shkruan Rama.

Read More

Këtë sezon Top Channel vjen me ndryshime të forta. Sezoni i ri në ekranin më të dashur të shqiptarëve nis plot surpriza dhe të papritura. Moderimi i emisionin investigativ “Fiks Fare” këtë sezon i është besuar dy figurave shumë të dashura të publikut shqiptar, Julian Deda dhe Xhemi Shehu. Julian Deda, finalist i Big Brother VIP 3 rikthehet pas disa vitesh në ekranin që e bëri të famshëm përmes spektaklit më të madh të humorit në Shqipëri “Portokalli”. Xhemi Shehu rikthehet pas shumë vitesh në emisionin ku nisi karrierën e saj disa vjeçare në televizion. Moderatorja ka qenë një ndër…

Read More

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato zhvilloi sot një takim me ministrin e ri të Brendshëm, Ervin Hoxha. Gjatë takimit Gonzato dhe Hoxha ranë dakord se sundimi i ligjit është themelor për procesin e anëtarësimit në BE. Ata folën për partneritetin e ngushtë për çështje me rëndësi si roli i policisë, ripërdorimi i aseteve të konfiskuara, migracioni dhe përafrimi i vizave. ”Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar për të ofruar mbështetje të vazhdueshme për agjencitë e zbatimit të ligjit”, tha ambasadori Gonzato në një postim në rrjetet sociale.

Read More

Përpos suksesit global në muzikë, Dua Lipa po përgatitet të lansojë gamën e saj të akulloreve, ndërsa aplikon për një licencë për të mbrojtur emrin e saj si markë për marketingun e një sërë ëmbëlsirash të ngrira. Aplikimi i saj mbulon shitjen e akulloreve jo të qumështit, akulloreve në kon, akulloreve me qumësht, ëmbëlsirave me akullore, tortave me akullore dhe pijeve me akullore, së bashku me milkshake dhe kos. Dua Lipa ka zbuluar më parë se nuk ndjek turmën kur bëhet fjalë për akulloren dhe ka shijen dhe përbërësit e saj unike.

Read More

Nga Andi Bushati Ajo që po shitet si një krizë e stërgjatur institucionale mes një Gjykate Kushtetuese që e urdhëron parlamentin të votojë për t’i sjellë për shqyrtim çështjen e imunitetit të Olta Xhaçkës dhe shumicës parlamentare që pretendon se deputetët e zgjedhur nga sovrani nuk mund t’i urdhërojë askush se si të votojnë, është në fakt, një farsë për t’i hedhur hi syve publikut. Ajo do thjeshtë të ruajë faqen e fëlliqur në shërbimet ndaj qeverisë të trupës më të rëndësishme të dalë nga reforma në drejtësi. Problemi nuk është fare në pikën për të cilën po diskutohet sot;…

Read More

Çështja e eksportit të një sasie mbetjesh industriale nga porti i Durrësit, që dyshohet se përmbajnë lëndë të dëmshme helmuese, është kthyer në një histori dyshimesh të shumta, me shumë të panjohura. Një hetim i dyfishtë është duke u kryer nga prokuroria e Durrësit në Shqipëri dhe nga zyra e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve, OLAF, në Bruksel, mbi 100 kontejnerë të bllokuar së fundmi në Singapor, me origjinë nga porti i Durrësit. Organizata jo qeveritare amerikane ‘Rrjeti i Aksionit të Bazelit’ i tha Zërit të Amerikës, se ajo është e bindur se porti i Durrësit, jo vetëm në këtë rast,…

Read More

7.2 tonë drogë janë konfiskuar nga Marina e Meksikës në dy bastisje të veçanta në Oqeanin Paqësor, gjatë javës që lamë pas. Pamjet e mundësuara nga një helikopter i forcave detare tregojnë një ndjekje me shpejtësi të lartë në mes të detit në jugperëndim të qytetit të Manzanillo. Zyrtarët thanë se zbuluan 5.6 tonë lëndë, me sa duket kokainë, në tre motobarka të ndryshme dhe arrestuan 15 persona në kapjen më të madhe të drogës. Në një operacion të dytë, marina kapi 1.6 tonë drogë pranë qytetit bregdetar të Lazaro Cardenas në shtetin Michoacan.

Read More

Presidenti francez Emmanuel Macron më 29 dhe 30 gusht do të jetë në Serbi. Vizita e Macron në Beograd do të realizohet më pak se pesë muaj pasi ai priti në Paris homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiç. Kjo vizitë realizohet saktësisht një javë, pas vizitës së shefit të CIA-së në Serbi, William Burns. A do të jetë dhe kjo vizitë e përmbushur me mesazhe për ruajtjen e sigurisë në Rajonin e Ballkanit? Politologia Magbule Shkodra thotë se “vizita të jetë vazhdimësi e mesazhit të shefit të CIA-së, për ruajtjen e sigurisë në Ballkan”. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë dhe…

Read More

Kreu i bashkisë së Matit, Agron Malaj ka ndarë në Facebook foto nga nisja e punës për ngritjen e Qendrës Rinore në Mat që është në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Rinisë, për të cilën shkruan se do të jetë multifunksionale, rekreative dhe një inovacion për të rinjtë e zonës. ”Bashkia Mat dhe Agjencia Kombëtare e Rinisë AKR, ka nisur ngritjen e Qendrës Rinore në Mat. Ngritja e kësaj qendre ishte pjesë e kërkesave të vazhdueshme nga Këshilli Rinor Vendor Mat. Këto ambjente do të shërbejnë edhe si Qendër Rinore multifunksionale, rekreative dhe inovacioni.Rinovart do të jetë hapësira ideale për…

Read More

Analisti Kreshnik Spahiu, duke komentuar deklaratat e Tanja Fajon në Tiranë dhe aktualitetin në BE, shprehu mendimin e tij se mund të vijë një moment që Bashkimi Europian të mbyll zonën Shëngen për vendet jo anëtare, përfshi dhe Shqipërinë. Kjo sipas tij mund të ndodh me një konflikt të përshkallzuar me Rusinë. ”Shqipëria duhet të punojë shumë për të qenë pjesë e BE. BE dhe planeti nuk rrotullohen në Tiranë. BE mund të jetë në prag të futjes në luftë më thellë me Rusinë. Dhe në rast se lufta përfshin BE, shtetet e BE-së janë të detyruar te mbyllin zonën…

Read More

Dashi: E diel, 1 shtator. Pasi të kuptoni pasojat e një ideje të re, i vetmi kufi për ju është qielli. Shtatori është një muaj veçanërisht i favorshëm për të përmirësuar financat tuaja duke rritur të ardhurat tuaja në mënyra kreative. Demi: E diel, 1 shtator. Tani ju jepet një shans i dytë për t’u çliruar, në jetën tuaj personale ose profesionale. Për sa kohë që jeni gati për të marrë vendimet e nevojshme dhe të rëndësishme. Ndaloni ëndrrat me sy të hapur dhe të dilni jashtë, të filloni të jetoni. Binjakët: E martë, 17 shtator. Më në fund, e…

Read More