Më shumë se 925 mijë automjete lëvizin çdo ditë në rrugët e Shqipërisë. Pjesa më e madhe e tyre djegin naftë, rreth 17 për qind benzinë dhe pjesa tjetër punojnë me gaz apo energji elektrike. Transporti vlerësohet si kontribuuesi kryesor i ndotjes së ajrit në vend. ”Transporti është përgjegjës për shkarkimin e 3.3 milionë ndotje në ajër çdo vit. Ky është problemi më i madh i ndotjes në vend. Transporti publik zë një pjesë të konsiderueshme në djegien e karburanteve, duke u vlerësuar si kontribuuesi më i madh i CO2 në vend”, thotë për A2 CNN Rodion Gjoka, ekspert për…
Author: tirana
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ftuar në ”Podcastin e Lirisë”, foli edhe për jetën e tij politike. Nga kampingu veror i të rinjve të PL në Jalë, Meta gjithashtu dha edhe mesazhe për rininë. Meta tha se brezi i ri duhet të shkundet për të qenë i ndërgjegjshëm. ”Duhet ndihmuar që të shkundet brezi i ri për të qenë i ndërgjegjshëm. Nëse nuk shkundet tani dhe nëse nuk organizohet tani e humbet vendin njëherë e përgjithmonë”, u shpreh Meta. Meta tregoi edhe historinë si u bë deputet në zgjedhjet e vitit 1992. ”Unë nuk kam dashur të…
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha priti në një takim ambasadoren e Kanadasë në Tiranë, Elissa Goldberg me të cilën bisedoi rreth bashkëpunimit dypalësh, me fokus në çështjet e sigurisë dhe luftës kundër krimit të organizuar. Hoxha kërkoi intensifikim në çështje të bashkëpunimit policor, sidomos sa i përket shkëmbimit të informacionit midis strukturave për luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit. Ai nënvizoi rëndësinë e koordinimit dhe mbështetjes në fushën e sigurisë kibernetike dhe teknologjisë së informacionit, zbatimin e letër-porosive e çështjeve të tjera të zbatimit të ligjit. Ambasadorja shprehu gatishmërinë për mbështetje të Kanadasë ndaj Shqipërisë për çështjet me interes…
Në Shkodër shumë shpejt do të hapë dyert Poliklinika e Specialiteteve e cila do të ofrojë shërbime shëndetësore për 200 mijë banorë në 19 specialitete të ndryshme. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga ambientet e reja të kësaj poliklinike. Rama theksoi se po vijon puna për modernizimin dhe transformimin e strukturave spitalore dhe qendrave shëndetësore në të gjithë vendin. Poliklinika e Specialiteteve në Shkodër do të jetë e pajisur me 19 kabinete për specialitete të ndryshme të sëmundjeve të brendshme si dhe ekzaminime laboratorike e imazherike në: kardiologji, gastrohepatologji, reumatologji, endokrinologji, nefrologji, hematologji, pneumologji, pediatri, kirurgji, ORL, neurologji, onkologji…
Një tjetër futbollist tërhiqet nga kombëtarja shqiptare. Ai është Sokol Cikalleshi dhe vendimi vjen pasi trajneri Sylvinho e lashtë Evropianit të zhvilluar në Gjermani”EURO 2024”, në një kohë kur sulmuesi kishte qenë gjatë gjithë eliminatoreve pjesë e përfaqësueses. Diçka më shumë se 2 muaj nga ai vendim FSHF ka falenderuar futbollistin kavajas për kontributin e tij, duke evidentuar të gjithë statistikat që Cikalleshi shënoi si kuqezi. Vetëm pak ditë më parë Cikalleshi u largua nga kampionati turk ku aktivizohej me Konayspor dhe u transferua në kampionatin Iranian te ekipi i Tractor, që ka një stadium me kapacitet 66 mijë tifozësh.…
Luiz Ejlli ka zbuluar përmes rrjeteve sociale se tashmë ka gati katër këngë. Ai thotë se meqë po vjen shtatori me ndryshimin e kohës do të vijnë edhe baladat. Fituesi i ”Big Brother VIP Albania 2”, ka treguar se po vjen në bashkëpunim me Teuta Selimin. Për këtë, ai ka falënderuar Fifin që i ka shkruar tekstin dhe ka bërë muzikën e këtij projekti. Këngëtari vjen me lëvdata të mëdha për Filloreta Raçin, duke e quajtur super artiste e nënë e devotshme.
Sherret nuk kanë të sosur në vend. Në një nga resortet luksoze në bregdetin e Jonit në jug të vendit në Palasë, gjashtë persona janë përfshirë në një sherr masiv. Policia ka shpallur në kërkim Genti Balecin 49-vjeç dhe Xhoni Spaho, 28-vjeç. Motivet e sherrit masiv thuhet se kanë qenë për shkaqe banale, ”Pse më sheh! Pse më lag me shampanjë”. Në sherrin mes 6 persona nuk kanë munguar as sendet e forta. Disa prej tyre të veshur me bluzë të zeza grushtojnë mbi tavolinë njërin i cili ka veshur një këmishë të bardhë duke e qëlluar në kokë dhe…
Reagime të shumta ka shkaktuar tek qarqet politike greke një artikull i portalit europian ”Politico” që titullohet “Greqia, vendi që i lejon njerëzit t’i shpëtojnë drejtësisë”. Mbulimet e disa skandaleve, hetimet e dështuara dhe ndjenja e përgjithshme e mosndëshkimit kanë bërë kambanat e alarmit të dëgjohen më tepër thotë “Politico” në artikullin e saj për Greqinë duke shtuar se në vendin ku ka lindur Demokracia, ka një ndjenjë të kalbjes së saj. Portali u referohet vendimeve apo procesit të drejtësisë për tre raste të ngjarjeve madhore që tronditën vendin : tragjedia e përplasjes së trenave në Tempi me 57 të…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur tani për takimin që pati javën e kaluar me kreun e Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, i cili ndaloi në Prishtinë pas dy vizitave të befasishme në Bosnje Heercegovinë e Serbi. Kreu i ekzekutiviti Kosovar e përshkroi takimin si mjaft konstruktiv, dhe si dëshmi të përkushtimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj sigurisë në Kosovë. “Takimi shkoi shumë mirë. Natyrisht që ne kemi bashkëpunim me ShBA-të dhe këtë institucion të rëndësishëm të inteligjencës dhe sigurisë përmes Agjencisë tonë të Inteligjencës. Unë e falënderoj shefin e CIA-s që vizitoi vendin…
Në dy ndeshjet e para Milani nuk ka ecur siç pritej me vetëm një pikë nga 6 të mundshme. Zlatan Ibrahimoviç ka përgjegjësitë e tij si këshilltar kryesor i Xherri Kardinales dhe është pikërisht suedezi që vendos veton mbi lëvizjet e klubit. Ndërkohë që jemi në ditët e fundit të merkatos, drejtori kuqezi ka dhënë një intervistë të shkurtër ky shpjegon ambiciet personale dhe të “Djallit” për të ardhmen. I keni arritur të gjitha objektivat që kishit në merkato? Kemi blerë lojtarë me personalitet, kjo është e vërteta. Kemi nënshkruar me lojtarë me karakter, të cilët sjellin edhe diçka ekstra…
Ukraina po vazhdon ofensivën e saj në territorin e Kursk, tha komandanti i lartë ushtarak i Kievit. Gjenerali Oleksandr Syrskyi tha se trupat ukrainase kontrollojnë 1,294 km katrorë të territorit rus dhe 100 vendbanime. Rreth 594 ushtarakë rusë u kapën robër, shtoi ai. Javën e kaluar, presidenti Zelensky tha se Ukraina kontrollonte më shumë se 1250 km katror të territorit rus. Syrskyi tha gjithashtu se një nga objektivat e inkursionit të Ukrainës në Kursk ishte “të shpërqendronte një numër të konsiderueshëm trupash armike nga zona të tjera”, si Pokrovsk dhe Kurakhove në Donbas, dhe kjo gjë u arrit me sukses.…
Në dekadën e fundit, Shqipëria ka përjetuar një transformim të jashtëzakonshëm në sektorin e turizmit, duke u shndërruar në një destinacion të preferuar për vizitorët nga e gjithë bota. Të dhënat më të fundit nga INSTAT konfirmojnë një rritje të ndjeshme në numrin e turistëve që hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Në këtë kontekst, “Scan Intel” ka bërë një analizë të detajuar për të identifikuar cilat shtete kontribuojnë më shumë në fluksin turistik në Shqipëri. Sipas statistikave për muajin korrik të këtij viti, Kosova është në krye të listës, me një përqindje dominuese prej 39.1% të numrit total…