Që nga viti 2020, aziatiko-amerikanët kanë qenë grupi i votuesve me rritjen më të shpejtë në Shtetet e Bashkuara, sipas Qendrës Kërkimore Pew. Në vitin 2022, Kalifornia kishte numrin më të madh të aziatiko-amerikanëve me të drejtë vote në Shtetet e Bashkuara, e pasuar nga Nju Jorku dhe Teksasi. votuesit aziatiko-amerikanë kanë potencial të madh, por ata gjithashtu ndeshen me një sërë sfidash. Në Hjuston të Teksasit ka një larmi ushqimesh dhe kulturash aziatike. Një numër i madh aziatiko-amerikanësh jeton në zonën e gjerë të Hjustonit, përfshirë qarkun Fort Bend, ku ata përbëjnë më shumë se 21 për qind të…
Author: tirana
Këngëtari grek Konstandinos Argjiros ishte i ftuar një natë më parë për një koncert në një lokal në Palasë të Vlorës, por pas përfundimit të performacës së tij, ambienti u kthye në “arenë boksi”. Disa persona janë përfshirë në një sherr të rëndë fizik, si pasojë e të cilit ka mbetur i plagosur një 42-vjeçar, i identifikuar si Artur Koçeku. Ai është dhunuar nga dy persona të shpallur tashmë në kërkim, Xhoni Spaho dhe Genti Balec. Spaho ka qenë më herët i përfshirë në politikë, kur kandidonte për deputet në zgjedhjet e vitit 2021, nga radhët e Partisë “Aleanca për…
Shkodra synon të futet në listën e ”Qytetit Europian të Sportit”. Kryeqendra e veriut ka aplikuar zyrtarisht për t’u bërë qyteti europian i sportit për vitin 2025. Në konferencën për shtyp, drejtues të Bashkisë Shkodër dhe Komitetit Olimpik Shqiptar treguan detaje rreth aplikimit, që erdhi si iniciativë e kryebashkiakut Benet Beci. Me synimin që projekti të shpallet fitues, dosja voluminoze është përgatitur nga specialistët e sportit në Bashkinë Shkodër. Në dhjetor të këtij viti, dosja e Shkodrës do të shqyrtohet nga një komision i posaçëm në Komisionin Europian, ku do të shpallet edhe fituesi për qytetin e sportit 2025.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja zhvilloi një takim pune me të deleguarën e Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn. Ministria e Drejtësisë në një njoftim për mediet ka ndarë detaje nga takimi i zhvilluar. Ministri e uroi VanHorn për detyrën e saj të re dhe diskutoi në mënyrë të hapur mbi ecurinë e reformës në drejtësi, përfshirë arritjet dhe sfidat e ardhshme. Të dyja palët ndanë qëndrimin e përbashkët për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë në reformat kyçe dhe të pakthyeshme në fushën e drejtësisë. Manja e informoi VanHorn mbi punën e shkëlqyer që po kryhet nga stafet teknike të të…
Familja e krimit Casamonica që vepron në Romë dhe rreth saj, është fajësuar për një arkivol të zi që u la para shtëpisë së një aktivisteje. Tiziana Ronzio është presidente e grupit anti-mafia Toripiubella, e quajtur sipas lagjes ”Tor Bella Monaca” ku ishin vendosur vilat kryesore familjare të Casamonica derisa u shkatërruan nga qyteti në 2018 dhe 2019. Arkivoli u gjet të dielën jashtë banesës së Ronzios në Romë në lagjen ”Tor Bella Monaca”. Ronzio tha se ajo e kishte parë arkivolin dhe se njerëzit i kishin dërguar asaj fotot, por ajo nuk e kuptoi se ishte menduar si një…
“Mirëdita! Pasaportat, ju lutem! Duhet t’ju marrim edhe gjurmë të së paku katër gishtërinjve. Edhe fotografi. Faleminderit dhe ju uroj qëndrim të këndshëm!”. Kështu do të duhej të dukej nga 10 nëntori i këtij viti hyrja në Bashkimin Evropian dhe në Zvicër, Norvegji, Islandë e Lihtenshtajn, vende anëtare të zonës së lëvizjes së lirë Schengen, për qytetarët e rreth 60 vendeve, përfshirë edhe ata të Ballkanit Perëndimor. Në atë kohë do të fillojë të funksionojë sistemi i ri i hyrje-daljeve (Entry/Exit System – EES), i cili është krijuar në nëntor të vitit 2017, por se zbatimi i tij është shtyrë…
Ujërat Termale të Bënjës, janë shndërruar në një destinacion mjaft të preferuar turistik në vendin tonë. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Ujërat Termale të Bënjës, ku shkruan se janë monument natyre dhe destinacion që frekuentohet nga qindra vizitorë çdo ditë. Ujërat termale të Bënjës ndodhen rreth 13 km larg qytetit të Përmetit. Të njohura që në antikitet këto burime sulfurore, që dalin nga një çarje e thellë tektonike, janë të ndryshme e burojnë në të dyja anët e kanionit të Langaricës. Çdo burim zotëron veti terapeutike të ndryshme për kurimin e sëmundjeve të lëkurës, stomakut, veshkave, reumatizmës etj.
Donald Trump thotë se ofensiva e Ukrainës në Rusi mund të nisë “Luftën e Tretë Botërore”, në atë që gazeta britanike Metro e ka vlerësuar si përpjekjen më të fundit të republikanit për të ndalur rritjen e mbështetjes për Kamala Harris. Gjatë fjalimeve në një konferencë të Shoqatës së Gardës Kombëtare në Detroit, Trump dukej se kundërshtoi shtytjen e fundit të Ukrainës në Rusinë perëndimore, sipas të njëjtës media. “Shikoni se çfarë po ndodh në Ukrainë. Ata po hyjnë në Rusi. Do të keni Luftën e Tretë Botërore”, tha ish-presidenti i SHBA-së. Kandidati republikan fajësoi gjithashtu administratën Biden-Harris për vazhdimin…
Darmend Keli i cili vrau me thikë Amarildo Hoxhallarin, se i ngacmoi të fejuarën nuk e ngriti asnjëherë kokën përsa kohë qëndroi në seancën. Keli i cili mbuloi fytyrën me duar, u shfaq i penduar për vrasjen, edhe pse nuk shpjegon saktë, pse kishte thikën me vete. “Nuk doja ta vrisja, jam i penduar, as nuk e thërrita për të kryer një veprim të tillë, e pyeta se çfarë bënte, pasi ngacmoi gruan time. Më foli në gjuhë banale, dhe më qëlloi më grusht. E sulmova i tronditur, disa herë në krah dhe u largova në shtëpi”, u shpreh ai.…
Ndërsa fushata për zgjedhjet presidenciale në SHBA tashmë po u drejtohet dy muajve të fundit, debatet mes dy kandidatëve për President, Kamala Harris dhe Donald Trump janë përqendruar në çështjet më të rëndësishme që shqetësojnë politikën amerikane dhe atë globale. Çështjet e politikës së brendshme, politikës së jashtme, marrëdhëniet me Evropën dhe NATO, lufta në Ukrainë dhe situata në Lindjen e Mesme janë në vëmendje të të dy kandidatëve. Por në qendër të vëmendjes janë çështjet ekonomike të Amerikës që lidhen drejtpërdrejtë me interesin e popullit amerikan aq sa sipas analistëve të këtyre zgjedhjeve: “Çështjet ekonomike mbeten një forcë lëvizëse…
Enti Shtetëror i Farave dhe Fidanëve së bashku me prodhuesit e fidanëve perimorë, kanë rritur sasinë e materialit mbjellës shumëzues bimor të certifikuar. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur se gjatë periudhës janar-korrik 20234 Enti i Farave dhe Fidanëve ka certifikuar 23 569 100 fidanë. “35% më shumë fidanë të certikuar gjatë janar-korrik 2024 krahasuar me një vit më parë”, tha Denaj. Ministrja theksoi se, certifikimi i farave dhe fidanëve është me rëndësi në zinxhirin e sigurisë ushqimore, duke garantuar produkt final me cilësi të lartë, për shëndetin e konsumatorëve. “Nëpërmjet certifikimit, sigurojmë fermerët për…
Zbardhet edhe emri i shqiptarit të ekzekutuar në lagjen Machelen, në periferi të Brukselit në Belgjikë. Ai është Shpëtim Ayvazi, 43-vjeç dhe baba i tre fëmijëve. Autor i krimi është italiani i dyshuar Renato F., 61 vjeç, fqinj i viktimës, kurse motiv i ngjarjes raportohet nga hetimet e deritanishme dhe dinamika e krimit, se është sherri i vazhdueshëm për një vend parkimi të furgonit të viktimës para godinës së banimit. Teksa ka vrarë Ayvazin, italiani ka qëlluar edhe ndaj kushëririt të këtij të fundit, duke e plagosur rëndë 19-vjeçarin dhe jo vetëm. Ai lëshoi plumba edhe ndaj gruas së viktimës…