“Mirëdita! Pasaportat, ju lutem! Duhet t’ju marrim edhe gjurmë të së paku katër gishtërinjve. Edhe fotografi. Faleminderit dhe ju uroj qëndrim të këndshëm!”. Kështu do të duhej të dukej nga 10 nëntori i këtij viti hyrja në Bashkimin Evropian dhe në Zvicër, Norvegji, Islandë e Lihtenshtajn – vende anëtare të zonës së lëvizjes së lirë Schengen – për qytetarët e rreth 60 vendeve, përfshirë edhe ata të Ballkanit Perëndimor. Në atë kohë do të fillojë të funksionojë sistemi i ri i hyrje-daljeve (Entry/Exit System – EES), i cili është krijuar në nëntor të vitit 2017, por se zbatimi i tij…
Author: tirana
Nga Fatos Çoçoli Në tre muajt e fundit qershor-gusht 2024, shteti ynë arrin të fitojë tre gjyqe të rëndësishme në arbitrazhin ndërkombëtar, duke i kursyer vendit mbi 150 milionë euro në gjoba dhe dëmshpërblime.Shteti ynë ndodhet po ashtu në pritje të marrë rreth 58 milionë euro, që i takojnë si 50 përqind, gjysma e fitimit të një kompanie të huaj prodhimi dhe tregtimi nafte, e cila zhvillon aktivitet tek ne, fitim ky i fshehur, përmes shpenzimeve të fryra qëllimisht nga ana e kompanisë, për të deklaruar humbje financiare çdo vit.Më shumë se sa shmangja e gjobave dhe të ardhurat e…
Një baba në Lushnjë ka bërë denoncimin në polici, se prej një jave ai ka humbur kontaktet me djalin e tij. Sipas babait, djali 24-vjeç jetonte mes kufirit Gjermani dhe Zvicër. Pas marrjes së denoncimit, policia po bashkëpunon me partnerët, për gjetjen e 24-vjeçarit. “Më datë 25.08.2024, në Komisariatin e Policisë Lushnjë është paraqitur shtetasi L. Ç., 50 vjeç, banues në Lushnjë, i cili kallëzon se prej një jave, ka humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin K. Ç., 24 vjeç, i cili prej 2 muajsh jetonte në një zonë kufitare midis Gjermanisë dhe Zvicrës. Po bashkëpunohet me partnerët, për…
Partia Socialiste e Partia Demokratike bien dakord të çojnë në Gjykatën Kushtetuese çështjen e mandatit të deputetes socialiste Olta Xhacka. Në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit të dy palët kanë gjetur konsensus që çështja e Xhaçkës të votohet në parlament në seancën më të parë që i bie në datën 12 shtator. Socialistja Klotilda Bushka deklaroi se vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk vihen në diskutim dhe ato zbatohen, ndaj Këshilli duhet ti sugjerojë kryetares së Kuvendit të fusë në rendin e ditës në parlament çështjen e deputetes Xhaçka. Pas këtij vendimi të Këshillit të Legjislacionit, pritet që parlamenti të votojë…
Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar për grafitet antishqiptare që janë shfaqur së fundmi në Bujanoc. Përmes një letre të gjatë dërguar në ambasadën e SHBA-ve, Misionin e OSBE-së dhe ambasadën Britanike, Kamberi shkruan se me grafitet antishqiptare po nxitet dhuna ndaj shqiptarëve dhe se një shqetësim madhor mbetet pasivizimi i adresave të shqiptarëve. Letra e dërguar në Ambasadën e SHBA, Misionin e OSBE, Ambasadën Britanike: Ju drejtohem në cilësinë e deputetit në Parlamentin e Serbisë, i shqetësuar për rritjen alarmante të ksenofobisë dhe gjuhës së urrejtjes ndaj komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës, veçanërisht në Bujanoc. Kjo…
Darment Keli, i cili dyshohet si autor i vrasjes së Amarlido Hoxhallarit, përballet sot me Gjykatën, për vlerësimin e masës së sigurisë. I riu ka mbuluar fytyrën me duar para trupës gjykuese. Amarildo Hoxhallari 34 vjeç humbi jetën në spitalin e Traumës pas 4 plagëve me thikë, dy në gjoks dhe dy në këmbë që mori nga 25-vjeçari Darment Keli. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Astirit në Tiranë pasditen e të shtunës (24 gusht). Shkak për vrasjen dyshohet se është bërë viktima i cili i kishte ngacmuar partneren të riut. Sipas dëshmitarëve mësohet se viktima po udhëtonte me…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Kryeministria, ku ka pritur Mario Tobias, shefin e Qendrës së Panaireve të Berlinit si edhe Deborah Rothe, drejtuesja e ITB. Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se në takim është diskutuar në lidhje me hapat e bashkëpunimit në funksion të edicionit të vitit të ardhshëm të panairit të turizmit ku Shqipëria, thekson kryeministri, ka marrë ftesën për të qenë Vendi i Nderit. “Me Mario Tobias, bosin e Qendrës së Panaireve të Berlinit, ku mbahet edhe panairi më i madh në botë i turizmit “ITB Berlin”, si edhe me Deborah Rothe, drejtuesja…
Një vrasës i dënuar shqiptar po shkel ligjin duke shpërndarë video dhe duke postuar në rrjetet sociale nga qelia e tij në burgun e Mançesterit, pavarësisht se rojet e burgut i konfiskuan telefonat inteligjentë. Eugert Merizaj ka postuar imazhe dhe video në llogaritë e tij në Instagram dhe TikTok që kur u burgos me 32 vjet në maj për vrasjen e një tregtari droge. Pavarësisht se stafi i burgut ka sekuestruar të paktën tre pajisje në katër muajt e fundit, ai ende duket se ka akses të rregullt në një smartphone. Posedimi ose përdorimi i celularit në burg pa autorizim…
Policia ka marrë në pyetje Altin Halilin, 46 vjeçari i cili pasditen e djeshme i shpëtoi mrekullisht një atentati të organizuar ndaj tij në fshatin Dushnik në Berat. “Dyshoj hakmarrje për vrasjen që bëra në 1997, s’kam konflikt tjetër” mësohet të ketë thënë ai para grupit hetimor Pasditen e 26 gushtit Altin Halili ka qenë duke lëvizur me mjet pranë një shkolle private, kur 3 persona kanë qëlluar ndaj tij me breshëri plumbash. “Pashë që më kishte zënë pritë një makinë dhe brenda ishin njerëz të maskuar “ ka deklaruar ai. 46-vjeçari rezulton se ishte me precedentë të mëparshëm penalë.…
Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun Luiz Ejlli, përmes rrjeteve sociale ka zbuluar se tashmë ka gati katër këngë. Ai thotë se meqë po vjen shtatori me ndryshimin e kohës, do të vijnë edhe baladat. Fituesi i “Big Brother VIP Albania 2”, thotë se po vjen edhe një bashkëpunim me Teuta Selimin. Për këtë, ai ka falenderuar Fifin që i ka shkruar tekstin dhe ka bërë muzikën e këtij projekti. “Me ardhjen e shtatorit, vijnë edhe shirat. Po në të njëjtën kohë vijnë edhe baladat, unë i kam të mbaruara mbi katër këngë”, u shpreh ai, duke…
Mbrëmjen e 25 gushtit, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Belgjikë, ku një konflikt për një vend parkimi, është kthyer në tragjedi. Sipas mediave belge, raportohet se një emigrant shqiptar, baba i tre fëmijëve, u qëllua për vdekje me armë nga një person me të cilin po debatonte ashpër. Emri i viktimës ende nuk është publikuar nga autoritetet dhe as dinamika e ngjarjes, apo nëse ka pasur motive të tjera të ngjarjes. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes së diel (25 Gusht), në rrugën “Blijde Inkomststraat”, në Machelen, një komunë periferike e Brukselit. Policia belge e identifikoi…
Një shtetas italian, i cili tentoi të fuste në Shqipëri 24 070 euro pa i deklaruar është vënë nën hetim. Në pikën e kalimit kufitar Port, Durrës shërbimet e Policisë Kufitare, në hyrje të Shqipërisë, kaluan në vijë të dytë, për kontroll të detajuar, automjetin tip “Porsche Cayenne”, me drejtues shtetasin italian M. A. Nga verifikimet rezultoi se automjeti që drejtonte ky shtetas, ishte në kërkim nga Interpol Bern, Zvicër, ndërsa nga kontrolli në automjet, u gjetën të fshehura 24 070 euro, të cilat shtetasi M. A. synonte t’i kalonte pa i deklaruar konform ligjit në fuqi. Për 54-vjeçarin italian nisi…