Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Belgjikë/ Pas sherrit për vendin e parkimit, shqiptari vritet nga fqinji i tij

10:28 / August 27, 20241 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
parkim
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbrëmjen e 25 gushtit, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Belgjikë, ku një konflikt për një vend parkimi, është kthyer në tragjedi.

Sipas mediave belge, raportohet se një emigrant shqiptar, baba i tre fëmijëve, u qëllua për vdekje me armë nga një person me të cilin po debatonte ashpër.

Emri i viktimës ende nuk është publikuar nga autoritetet dhe as dinamika e ngjarjes, apo nëse ka pasur motive të tjera të ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes së diel (25 Gusht), në rrugën “Blijde Inkomststraat”, në Machelen, një komunë periferike e Brukselit.

Policia belge e identifikoi autorin e dyshuar si një banor të zonës, i cili ishte fqinj i shqiptarit.

Pas krimit, ai është arrestuar dhe po i nënshtrohet hetimeve.

Dy personat ishin në konflikt për një kohë të gjatë mes tyre, për një vend parkimi, referuar dëshmive paraprake të banorëve vendas dhe të njohurve të viktimës dhe autorit.

Policia është ende duke hetuar dhe priten të zbardhen identitetet dhe dinamika e ngjarjes.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ekstradohet nga Italia në Kosovë personi i kërkuar nga Interpoli, ja për çfarë akuzohet

22:41 / October 6, 2026

Kreu i PDK-së refuzon propozimin e Kurtit për zgjedhjen e kreut të shtetit, Hamza: Nuk ka president pa marrëveshje

22:01 / October 6, 2026

Franca në revoltë, mbi 450 mijë studentë në protesta

20:39 / October 6, 2026

Studentët në Francë protestë kombëtare! Mbi 190 të plagosur, përleshje në Lion dhe Strasburg

15:10 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.