Author: tirana

Një sherr ka ndodhur në fshatin Palasë në një lokal nate në bregdet. Siç shihet edhe nga pamjet e sherrit masiv një prej të dhunuarve ka përfunduar në tokë, ndërsa të tjerë persona i shkojnë në ndihmë. Policia thotë se ka shpallur në kërkim 2 persona. Konkretisht janë shpallur në kërkim Xhoni Spaho, 28-vjeç, banues në Tiranë si dhe Genti Baleci, 49-vjeç, banues në Durrës. Sipas policisë gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin L. K., 42 vjeç.

Read More

Më shumë se 238 mijë nxënës të arsimit bazë dhe të mesëm do të marrin libra falas me nisjen e vitit të ri shkollor. Kryeministri Edi Rama shkruan përmes një postimi në facebook se kjo është një mbështetje e drejtpërdrejtë për familjet në prag të vitit të ri shkollor. “Mirëmëngjes dhe me fillimin e shpërndarjes së librave shkollorë FALAS për më shumë se 238 mijë nxënës të arsimit bazë dhe atij të mesëm, një mbështetje e drejtpërdrejtë për familjet në prag të vitit të ri shkollor, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar kryeministri Rama.

Read More

Mandati i deputetes socialiste Olta Xhaçka rikthen deputetët në punë, jashtë sesionit parlamentar. Sot, në orën 11:00 do të mblidhet Këeshilli i Legjislacionit, ku do të shqyrtohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhaçka, pasi sipas gjykatës vendimi i saj i parë nuk është zbatuar nga Kuvendi. Ka qenë kërkesa e opozitës ajo që çoi në caktimin e datës 27 si ditë për mbledhjen e Këshillit, ku do të shqyrtohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese që e urdhëroi Kuvendin, t’i dërgojë kësaj gjykate mandatin e Olta Xhaçkës për të vendosur nëse është në konflikt interesi apo jo.

Read More

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në Metaj të Fierit. Një 20-vjeçar është përplasur me motomjetin që drejtohej nga një 34-vjeçar. Sipas njoftimit zyrtar, të dy shoferët janë transportuar në spital për ndihmë mjeksore. “Rreth orës 21:30, në fshatin Metaj, Fier, motomjeti që drejtohej nga shtetasi F. Gj., 20 vjeç, është përplasur me motomjetin që drejtohej nga shtetasi K. P., 34 vjeç. Nga përplasja e motomjeteve janë dëmtuar të dy drejtuesit të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjeksore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”,thuhet në njoftim.

Read More

Vendi ynë pritet të jetë kryesisht në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat do të vijnë në zhvillim në orët e mesditë. Në mesditë dhe pasdite kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit reshje shiu me intensitet të ulët, lokalisht shtrëngata afatshkutra. Përsa i përket fushës termike pritet të kemi një rënie graduale të temperaturave deri ditën e enjte, ndërsa ditën e premte pritet të kemi përsëri një rritje të lehtë të temperaturave në vlerat e mesditës. Era kryesisht do të jetë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpjetësi…

Read More

Pas temperaturave super të larta në të gjithë vendin, këtë pasdite moti ka marrë “kthesë” të frikshme. Në disa qytete kanë nisur reshjet e dendura si në Tiranë ku po bie breshër si kurrë më parë, por duke shkaktuar edhe probleme me përmbytjet, siç ishte dhe rasti në Bulqizë. Ndërkohë edhe në Elbasan kanë nisur rrebeshet e breshëri. Pritet që moti të mbetet i paqëndrueshëm në ditët në vijim, me reshje të mundshme dhe ndryshime të tjera të papritura në të gjithë rajonin. Autoritetet dhe shërbimet emergjente janë në gatishmëri për të përballuar çdo situatë të mundshme që mund të…

Read More

Edvin Kulluri flet për përpjekjet në krijimin e një partie të re të djathtë. Ai u shpreh se po shkohet drejt përfundimit të një statuti të ri. Po ashtu Kulluri theksoi se nuk do të jetë një parti kryetari, por do të ketë debate dhe përfaqësim, ndërsa tha se beteja do të nisë me Kodin Zgjedhor. “Pas humbjes së gjyqit të 11 qershorit për të drejtën e përfaqësimit të PD, ne si Parti Demokratike zyrtare, siç e quajnë edhe mediat, u vumë përpara zgjedhjes së çfarë duhet të bënim. Të vazhdonim atë projekt politik të nisur nga 8 shtatori apo…

Read More

Partizani ka zgjedhur trajnerin e ri. Drejtimi i kryeqytetasve, i është besuar teknikut serb, Aleksandar Veselinovic. Trajneri 54-vjeçar u prezantua këtë të hënë në ambientet e klubit dhe menjëherë nis nga puna, në stolin e nënkampionëve të Shqipërisë. Partizani ishte pa trajner prej disa javësh, pas largimit të Orges Shehit, para fillimit të kampionatit. Në dy javët e para, skuadra u drejtua nga drejtori sportiv, Arbër Abilaliaj dhe regjistroi një humbje ndaj Vllaznisë dhe një fitore ndaj Skënderbeut.

Read More

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali priti sot në takim Tanja Fajon, zv/kryeministre dhe Ministre për Punët e Jashtme dhe Europën të Sllovenisë dhe delegacionin që e shoqëronte, e cila po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri. Në takim ishin të pranishme edhe Kryetarja e Komisionit për Punët e Jashtme të Kuvendit, Mimi Kodheli, dhe Kryetarja e Komisionit për Çështjet Europiane, Jorida Tabaku. Kryetarja Spiropali vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve tona, të cilat vijojnë të zhvillohen mbi bazën e miqësisë, interesit të dyanshëm, partneritetit në NATO, përshpejtimit të rrugëtimit europian të Shqipërisë si edhe bashkëpunimit për avancimin e…

Read More

Është e pabesueshme, por Bylis ka arritur të marrë 3 pikë në ndeshjen e luajtur në shtëpi përballë Dinamos, e vlefshme për javën e dytë të Kategorisë Superiore. Në pjesën e parë të dyja ekipet menduan të studionin njëra-tjetrën, ndonëse rastet për shënim nuk munguan. Edhe pjesa e dytë e takimit nisi njësoj si e para, me gabime të shumta në mesfushë, për t’u bërë më e bukur në minutat e fundit. Në minutën e 80 kur Qardaku devijoi një top në portë, por ishte VAR-i ai që e anuloi atë për një prekje të topit me dorë. Në minutën…

Read More

Nga Spartak Ngjela A do dënohet ndërkombëtarisht krimi antinjerëzor i Greqisë për vrasjen e shqiptarëve etnikë të Çamërisë dhe shpërnguljen me dhunë të tejme të shqiptarëve nga Çamëria e tyre e dashur, në vitin 1945? Ja një përsëritje e shkurtër e historisë së Shqipërisë në lidhje me shtetin e dytë shqiptar të pavarur, Kosovën. Kosova ka krijuar historinë e dytë moderne të shqiptarisë. Maqedonia po pret radhën. I. Dhe ja pyetjet historike: Çfarë ka sjellë në këtë kohe moderne ekzistenca e dy shteteve shqiptare në Gadishullin Ilirik. Çfarë përfaqësojnë si histori aktuale termat Shqipëria e Madhe dhe Shqipëria Etnike? A…

Read More

Klea Prenga ka reaguar pasi në media u publikua video e sulmit që ajo pësoi nga motrat Berisha. Ajo shprehet se kjo ngjarje i jep forcë për të vazhduar para, dhe se nuk do të dorëzohet dhe se pret që drejtësia të veprojë. ”Të dashur miq, Pamjet e sulmit të shpifur u shpërndan sot, ato tregojnë vetëm forcën time për të vazhduar përpara. Edhe pse e gjakosur nuk ndalova së mbrojturi veten time. Dhjakse fundurrina që godasin nga mbrapa një person që është duke ngrënë, harrojnë që ka një Zot atje lart që më mbron. Falënderoj Zotin për forcën që…

Read More