Author: tirana

Këngëtarja e njohur shqiptare, Eranda Libohova do të ngjitet në skenën e Pazarit të Ri në Tiranë për një koncert të veçantë më 29 gusht. Ky event muzikor, i cili do të zhvillohet nga ora 20:00 deri në 23:00, pritet të sjellë një atmosferë të ngrohtë dhe argëtuese për të gjithë të pranishmit. Libohova e njohur për zërin e saj të veçantë dhe repertorin e pasur muzikor, do të performojë disa nga hitet e saj më të njohura, duke ofruar një mbrëmje të paharrueshme për të gjithë adhuruesit e muzikës shqiptare. Ky koncert është pjesë e aktiviteteve të shumta që…

Read More

Kryeministri Edi Rama priti këtë të hënë në një takim zv/kryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Europiane të Sllovenisë, Tanja Fajon. Rama postoi në Facebook një foto nga takimi me Fajon në ambinetet e Kryeministrisë. Fajon ndodhet në Tiranë në kuadër të konferencës e Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024”, që çeli sot siparin 3-ditor të punimeve. Në fjalën e saj, në punimet e panelit “Rrugëtimi dhe dinamikat e procesit të integrimit në BE”, Fajon theksoi se “Sllovenia do të përkrahë Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian. Mendoj se tani është shansi më i mirë…

Read More

Klasikja e zhvilluar në Shkodër mes Vllaznisë dhe Tiranës ka prodhuar 4 gola, por jo fitues. Bardheblutë kaluan dy herë në avantazh, por Vllaznia baraspeshoi me kapitenin Bekim Balaj, i cili realizoi dopietë. ”Kur kalon dy herë në disavantazh sigurisht që nuk mund të jesh i kënaqur me këtë ndeshje. Mënyra si shkoi loja nuk më pëlqeu, sidomos në pjesën e parë ku bëmë gabime teknike dhe taktika. Ndryshuam në pjesën e dytë, por në fund mund të them se rezultati ishte i drejtë”,-tha Thomas Brdaric, trajner i Vllaznisë. ”Mirë do ishte të kishim fituar, por duhet të shohim parë…

Read More

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të hënë në një takim në Kryesinë e Kuvendit, ambasadorin e Ukrainës, Volodymyr Shkurov. Spiropali konfirmoi se se Shqipëria e ka mbështetur dhe do të vijojë të mbështesë në mënyrë të palëkundur luftën e drejtë të Ukrainës, së bashku me SHBA-të, BE-në, NATO-n dhe të gjithë botën demokratike. “Traktati i Miqësisë dhe Bashkëpunimit mes Republikës së Shqipërisë dhe Ukrainës, nënshkruar nga Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Volodymyr Zelensky, në 28 shkurt ka intensifikuar bashkëpunimin mes vendeve tona”, shtoi ajo. Spiropali garantoi se “mbështetja jonë e fuqishme për Ukrainën do të vijojë sepse kjo është e…

Read More

Këtë të të hënë, Gjykata e Tiranës la në burg me afat 15 ditor 30-vjeçarin, Fatjon Dauti i cili arrestua pas një konflikti me shkop bejsbolli, tek rreth rrotullimi i TEG. Ndaj tij u ngrit akuza për armëmbajtje pa leje dhe prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, pasi në vendngjarje policia gjeti edhe një armë. Ai vijon të jetë në spital me plagë të rënda, pretendon se arma nuk është e tij, ndërsa lëndën narkotike e kishte për përdorim vetjak. Në këto kushte gjykata 15 ditë burg derisa armës t’i kryhet ekspertiza për të parë nëse janë gjurmët e gishtave të…

Read More

Sali Berisha komentoi fjalimin e kryeministrit Edi Rama para diplomatëve shqiptarë. Sipas kreut të opozitës, Rama edhe këtë herë mashtroi lidhur me negociatat. “E vërteta është se dhjetorin që kaloi, ndonëse u shpall me të madhe në Tiranë nga miqtë e Edi Ramës, se në dhjetor do të hapej kapitulli i parë i negociatave, në dhjetor Këshilli Europian dhe Komisioni Europian i vendosën 5 kushte të reja. Shqipëria sot është vendi i burgosjeve politike, i persekutimit politik. Shqipëria sot është vendi i vetëm në Europë në të cilën 3 liderë të partive kryesore opozitare janë në arrest, ose në ndjekje…

Read More

Lumi i Kirit dhe kanionet e Prekalit në Shkodër janë kthyer ndër destinacionet më të vizituara nga turistët vendas e të huaj. Kryeministri Edi Rama ka postuar pamje nga lumi Kir dhe kanioni i Prekalit, me ftesën për ta vizituar. “Lumi i Kirit dhe Kanionet e Prekalit, një tjetër perlë e natyrës së bukur të veriut”, shkruan Rama. Ujë i kristaltë, vaskat, kanioni, pastërtia, qetësia dhe ajri i freskët i maleve përreth është ajo që të ofron Lugina e Kirit. Çdo fundjavë kur moti është i ngrohtë, qytetarët shkodranë, turistë të huaj dhe banorë të fshatrave rreth rrjedhës së lumit,…

Read More

Kancelari gjerman, Olaf Scholz thotë se dëshiron të rrisë dëbimet e migrantëve të jashtëligjshëm, disa ditë pas një sulmi me thikë në qytetin perëndimor të Solingenit. ”Dëbimet duhet të përshpejtohen”, me rregullore ligjore nëse është e nevojshme’,” tha Scholz gjatë një vizite në Solingen. Kancelari gjithashtu kërkoi “zbatimin e qëndrueshëm dhe praktik” të ligjeve ekzistuese, përfshirë ato për migrantët që aplikojnë për azil në Gjermani dhe jo në vendin e parë të Bashkimi Evropian ku ata mbërrijnë në kundërshtim me Rregulloren e Dublinit. “Me siguri do të ketë kuptim të krijohet një grup i posaçëm për të studiuar këtë”, shtoi…

Read More

Autoritetet shqiptare kanë deklaruar se po hetojnë ngarkesën me mbi 800 tonë mbetje toksike që dyshohet se është nisur nga ambientet e kompanisë “Kurum”, nëpërmjet një tjetër shoqërie tregtare “Sokolaj” me destinacion dërgimin dhe shitjen e tyre në Tajlandë, duket se ngarkesa më të paktën 100 kontenierë do mbetet “peng” e procedurave dhe rrugës detare. Ngarkesa do kthehet e gjitha mbrapsht, në destinacionin nga dhe u nis, me të njëjtin itinerar. Madje një nga anijet është rrugës dhe mbërrin në fund të muajit shtator në portin italian të Goia Tauro, andej nga ishte tranziti i parë pas daljes më 4…

Read More

Velipoja ka pritur kampionatin e futbollit në plazh. Sportistë nga e gjithë Shqipëria morën pjesë në aktivitetin që u zhvillua për herë të parë. Ky organizim synon jo vetëm promovimin e këtij sporti por edhe të natyrës dhe vijës bregdetare të vendit tonë. Në kampionatin e futbollit në plazh morën pjesë 8 ekipe ndërsa trofeun e ngriti ekipi i Velipojës.

Read More

Kapiteni i superjahtit “Bayesian” që u fundos në brigjet e Palermos, duke lënë pas 7 viktima, është marrë në pyetje nga prokurorët që po hetojnë vdekjen e tyre. Superjahti me flamur britanik u mbyt në orët e para të së hënës së kaluar pasi u godit nga një tornado dhe një kërkim pesë ditor u krye për të gjetur trupat e pajetë të të zhdukurve. Manjati britanik i teknologjisë Mike Lynch, vajza e tij Hannah, kryetari i “Morgan Stanley”, Jonathan Bloomer, gruaja e tij Judy, avokati amerikan Chris Morvillo, gruaja e tij Neda dhe shefi i kuzhinës së jahtit Recaldo…

Read More

Pas bujës që mori ngjarja, sot në mediat sociale janë publikuar edhe pamjet e momentit kur motrat Antonela dhe Mariela Berishaj dhunojnë barbariasht Klea Prengën mbrëmjen e 6 gushtit 2024. Ngjarja ndodh në një lokal luksoz tek ”Kodra e Diellit” në Tiranë. Në pamjet duken motrat Antonela dhe Mariela Berisha, të veshura sport teksa futen në ambientetit e restorantit. Sapo futen në lokal, Mariela Berisha merr (një gotë ose shishe) qelqi nga një tavolinë dhe godet Prengën. Pas saj shfaqet e motra Antonela, e cila gjithashtu e dhunon vajzën e re. Mes të tria vajzave nis një përleshje, Klea Prenga…

Read More