Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, dekretoi sot rektorët e rinj të universiteteve të Shqipërisë. Kreu i Shtetit e ndërmori këtë akt në mbështetje të Kushtetutës, ligjit nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, si dhe mbi bazën e rezultateve të zgjedhjeve për organet dhe autoritetet drejtuese në universitetet publike, përcjellë nga Ministri i Arsimit dhe Sportit. Gjatë fjalës përshëndetëse në ceremoninë e dekretimit, Presidenti Begaj theksoi sfidat me të cilat përballet arsimi i lartë shqiptar dhe misionin e drejtuesve të universiteteve publike. Në kontekstin e revolucionit…
Author: tirana
Kontenierët me mbetje të rrezikshme të nisur prej portit të Durrësit me destinacion Kinën dhe Tajlandën dhe investigimi i mediave të huaja, hodhi dritë mbi pazarin që kompania “Kurum” kishte bërë me kompaninë “Sokolaj”. Prokuroria e Durrësit nisi një hetim për kompaninë “Kurum”, ndërkohë që kjo e fundit si formë presioni njoftoi largimin nga puna të rreth 500 punëtorëve. Ditën e sotme një grup ekipesh të Krimit Ekonomik të Durresit kanë mbërritur pranë kompanisë turke Kurum në Elbasan për të hetuar mbi skandalin e eksporteve të mbetjeve te rrezikshme. Pritet që në Kurum të mbërrijne edhe prokurorët e Durrësit të…
Zgjedhjet në bashkinë e Himarës nuk do të përsëriten. Pasi verifikuan për 3 ditë materialet zgjedhore, Komisionit te Ankimeve dhe Sanksioneve vendosi të rrëzojë ankimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, pasi nuk arritën të provonin parregullsitë e pretenduara në procesin zgjedhor të 4 Gushtit. Përfaqësuesi ligjor i koalicionit “Bashkë Fitojme paraqiti gjetjet që opozita kishte për për zgjedhjet në Bashkinë e Himarës, por nuk provojë se ishin rreth 6 mijë qytetarët të cilëve iu mohua e drejta e votimit për shkak se kishin kartën e identitetit të skaduar. Franc Nuri, përfaqësuesi ligjor i PD: Problemi më i madh i zgjedhjeve të 4…
Zhvillohet këtë të hënë Konferenca e Ambasadorëve. Punimet e konferencës janë ndarë në disa sesione ku ndër to ishte edhe rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. I ftuar gjatë diskutimeve ka qenë dhe gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Opinion” në Tv Klan, Blendi Fevziu, i cili tha se sa i përket integrimit, Shqipëria prej 32 vitesh është njësoj e paduruar. “Por nuk e di a është po aq e paduruar Europa për të na pritur brenda saj”, shtoi ai. Fevziu u shpreh para të ftuarve se që prej fillimeve të viteve 2000 filloi të ketë bindjen që Europa o e…
Fotaq Zaharia ndërroi jetë sot në moshën 64-vjeçare në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, ku dhe ishte shtruar për shkak të problemeve me frymëmarrjen. Por jeta e tij ka kaluar thuajse e gjithanë qelitë e burgjeve në Shqipëri. Zaharia ishte një ndër protagonistët e përplasjeve me armë zjarri në vitet më të mbrapshta të vendit tonë, 1997-1999. Ai kishte marrë dhe pseudonimin si i ‘forti’ i Vlorës për shkak të grabitjeve dhe pengmarrjeve që ka kryer në ato vite. Fotaq Zahariau prangos, por edhe pse ndodhej në masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprat penale “vjedhje” dhe…
Njerëzit plaken në mënyrë relativisht dramatike në dy faza – rreth moshës 44 e rreth moshës 60 vjeçare. Këtë e pretendon të paktën një studim nga SHBA. Sipas tij plakja nuk është vetëm proces i ngadaltë, por me hove. Plakja ndodh ngadalë e në mënyrë të qëndrueshme, por jo vetëm kështu, thotë një studim i ri. Në të paktën dy faza në jetë ajo merr hov të përshpejtuar. Studiuesit nga “Stanford University School of Medicine dhe Singapore” ekzaminuan 108 njerëz midis moshës 25 dhe 75 vjeç nga Kalifornia gjatë shtatë viteve. Ata përcaktuan profilin molekular dhe mikrobial të gjakut, pështymës…
Italia, Turqia dhe Greqia janë partnerët strategjikë të Shqipërisë, sipas kryeministrit Edi Rama, i cili rendit më tej vendet mike me vendin tonë dhe ato shtete me të cilat synohet të lidhen ura bashkëpunimi. “Leximi i të ardhmes me sytë e së shkuarës, nuk na takon. Ne lexojmë të shkuarën me sytë e të ardhmes, kjo është pika kyçe mbi të cilën ngremë ndërveprimet me rajonin. Duhet të bëjmë më shumë me Italinë, Turqinë, Greqinë. Nga ana tjetër, në aspektin e volumit të tregtisë, ne mund të bëjmë shumë më tepër. Hapësira e BE-së është hapësira më natyrale për marrëdhëniet…
Për gati dy dekada, Albani mendonte se ishte i vetmi mashkull që kishte përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë. Kur autoritetet e Kosovës miratuan një ligj që mundësoi njohjen zyrtare të të dhunuarve në luftë, ai e kuptoi se nuk ishte i vetëm. Albani (emri i ndryshuar) ishte 17 vjeç kur iku me familjen nga një fshat i Kosovës. U fshehën te të afërmit, por nuk kishte ushqim të mjaftueshëm për të gjithë, kështu që u kthye në shtëpi për të marrë një thes me grurë. Kur ka hyrë në oborr, është ndaluar, siç thotë ai, nga një grup…
Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Dodë Ricën, pronar i një rrjeti të lokaleve të striptizmit në Shqipëri dhe Kosovë, pas arrestimit të tij nga policia shqiptare. Rica, 47 vjeç, me origjinë nga Mirdita dhe banues në Tiranë, akuzohet për trafikim të njerëzve në Kosovë. Për këtë arsye, Gjykata e Prishtinës kishte caktuar më parë masën e sigurisë “arrest në burg” në mungesë. Arrestimi i Ricës u krye në Durrës, pas denoncimeve të disa balerinave, shqiptare dhe të huaja, të cilat kishin punuar më parë në një nga klubet e tij, në Prishtinë. Këto…
Kanosën me armë pneumatike, një shtetas, për motive konkurrence, procedohen penalisht 2 shtetas (babë e bir). Gjatë kontrolleve në banesë atyre iu gjetën arma pneumatike dhe 1 mjet prerës (thikë). Pas administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një 58-vjeçari, se ishte kanosur me armë pneumatike, nga 2 shtetas, për motive konkurrence në fushën e transportit me varka të turistëve nga/për te lumi i Shalës, Komisariati i Policisë Vau i Dejës referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja…
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka humbur nënën e tij. Ai ka udhëtuar menjëherë drejt Brazilit për të qenë pranë familjes në këtë moment të vështirë. Federata Shqiptare e Futbollit i përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes së trajnerit Silvinjo dhe të afërmve, për këtë humbje të madhe dhe të pazëvendësueshme. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale ka shprehur hidhërimin për këtë humbje dhe i shpreh ngushëllimet trajnerit Silvinjo. “Me hidhërim të thellë mësova lajmin e ndarjes nga jeta të nënës së trajnerit të Kombëtares sonë, Silvinjo. Në emrin tim, në emër të…
Filmi triller “Pikë uji”, filmi i tretë i regjisorit Robert Budina që të mban frymën pezull, do të ketë së shpejti premierën e tij botërore në kinematë e territoreve shqipfolëse, për të vijuar shfaqjen më pas, në kinematë e të gjitha vendeve të Ballkanit, Spanjës, Italisë, Austrisë dhe Gjermanisë. Në filmin e tij të tretë, “Pikë uji”, regjisori Robert Budina hulumton botën psikologjike të një nëne, e cila në kërkim të së drejtës duhet të përballet me një sistem të pamëshirshëm manipulimi, nga i cili kish përfituar deri më sot. Një triller emocionues që ngre një pyetje thelbësore: deri ku…