Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

KAS rrëzon PD, nuk do të ketë përsëritje të zgjedhjeve në Himarë

13:29 / August 26, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
KQZ
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zgjedhjet në bashkinë e Himarës nuk do të përsëriten. Pasi verifikuan për 3 ditë materialet zgjedhore, Komisionit te Ankimeve dhe Sanksioneve vendosi të rrëzojë ankimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, pasi nuk arritën të provonin parregullsitë e pretenduara në procesin zgjedhor të 4 Gushtit.

Përfaqësuesi ligjor i koalicionit “Bashkë Fitojme paraqiti gjetjet që opozita kishte për për zgjedhjet në Bashkinë e Himarës, por nuk provojë se ishin rreth 6 mijë qytetarët të cilëve iu mohua e drejta e votimit për shkak se kishin kartën e identitetit të skaduar.

Franc Nuri, përfaqësuesi ligjor i PD: Problemi më i madh i zgjedhjeve të 4 Gushtit në vlerësimin tonë ishte pamundësimi i votimit i mbi 26% të listës së zgjedhësve, konkretisht 6157 zgjedhës të regjistruar nga 23 mijë e 500 zgjedhës në total. Kjo vjen si rezultat i mosveprimit nga ana e institucioneve shtetërore.

Përfaqësuesi i PS theksoi se nga verifikimi i materialeve zgjedhore rezultoi se nuk ka patur parregullsi në procesin zgjedhor në Himarë.

Eridian Salianji, përfaqësuesi ligjor i PS: U pa nga hapja e të gjithë kutive të votimit që nuk kishte asnjë shkelje të ligjit. 0 shkelje! Nëse do kishte shkelje, do ishin këtu. Do i shënonin anëtarët e komisionit, asnjë shkelje s’ka.

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” kërkoi që zgjedhjet në Himarë të anuloheshin për shkak se rreth 6 mijë qytetarë nuk u lejuan të votoheshin për shkak të kartës së identitetit të skaduar, duke pretenduar se ishte e qëllimshme për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve.

Por, nga verifikimet e materialeve, zyrtarisht rezultoi se vetëm rreth 169 qytetarë nuk mundën të votonin për shkak të kartës së identitetit të skaduar. Në zgjedhjet e 4 Gushtit për bashkinë e Himarës kandidati i Partisë Socialiste, Vangjel Tavo fitoi me 1477 vota diferencë ndaj kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Petro Gjikuria.

Policia tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat e dhunshme/ 310 persona të lënduar që nga 13 tetori, 191 prej tyre efektivë të Policisë

22:57 / October 19, 2026

Rama, opsioni i vetëm si Kryeministër? Sekretari i Përgjithshëm i PS: E vendosim ne liderin tonë, ai do fitojë dhe dy zgjedhjet e tjera

22:40 / October 19, 2026

Angazhimi në protestat e dhunshme, zbardhet VKM: 2750 efektivë Policie do të shpërblehen me rreth 270 mijë lekë të reja

21:31 / October 19, 2026

Protestuesi pranon financimin e udhëtimit: Biletën ma kanë paguar

17:21 / October 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.